Gazeta 17 Shkurti

Gazeta 17 Shkurti Portal Online Informativ! Për zgjerimin e audiencës dhe reklamimin e biznesit tuaj, na shkruani në mesazh privat.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar moscertifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 🇺🇸 🇽🇰
03/12/2025

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar moscertifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 🇺🇸 🇽🇰

🔴 Lëvizje e fortë në Kosovë – Politikan serb në listën e të kërkuarve 👇
29/11/2025

🔴 Lëvizje e fortë në Kosovë – Politikan serb në listën e të kërkuarve 👇

🔴Dy figura legjendare, burra që lirinë e deshën më shumë se jetën vetë.Pa ta, kjo ditë do të ishte vetëm një datë në kal...
28/11/2025

🔴Dy figura legjendare, burra që lirinë e deshën më shumë se jetën vetë.
Pa ta, kjo ditë do të ishte vetëm një datë në kalendar, pa shpirt e pa dritë.

Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti – emra që nuk harrohen, zemra të një kombi që nuk u përkul kurrë.

Urime 28 Nëntori 🇦🇱

E gëzofshim dhe e lartësofshim kombin tonë!

🚨 Goditje e Fortë për Listën Serbe: Institucionet në Veri Kalojnë Nën Simbolet e Kosovës!🟡 Lajmi në pika të shkurta • Li...
28/11/2025

🚨 Goditje e Fortë për Listën Serbe: Institucionet në Veri Kalojnë Nën Simbolet e Kosovës!

🟡 Lajmi në pika të shkurta
• Lista Serbe është tërhequr nga kundërshtimi për mbledhjen konstituive në Mitrovicën e Veriut.
• Arsyeja: ftesa e parë kishte qenë vetëm në serbisht dhe pa emrin zyrtar ‘Republika e Kosovës’.
• Është lëshuar ftesë e re, në të dy gjuhët zyrtare dhe me simbolet e Republikës së Kosovës.
• Mbledhjet komunale në veri tash do të mbahen me dokumente zyrtare të shtetit të Kosovës.
• Ky veprim shihet si lëvizje e rëndësishme institucionale, pasi veriu prej kohësh ka shmangur përdorimin e emrit të shtetit në dokumente.
• Situata politike mbetet e ndërlikuar, por vendimi pritet të ndikojë në normalizim institucional në komunat veriore.

Lajm Shokues: Ndahet nga Jeta Shpat Kasapi, Muzika Humb Një Yll Një lajm i rëndë ka tronditur sot botën e artit shqiptar...
26/11/2025

Lajm Shokues: Ndahet nga Jeta Shpat Kasapi, Muzika Humb Një Yll

Një lajm i rëndë ka tronditur sot botën e artit shqiptar. Këtë të mërkurë u nda nga jeta këngëtari i dashur dhe shumë i njohur, Shpat Kasapi. Lajmi është konfirmuar për Gazetën 17 Shkurti nga burime të afërta me artistin, të cilat me dhimbje kanë bërë të ditur humbjen e tij të papritur.

Shpat Kasapi, i cili ishte vetëm 40 vjeç, sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë pas një arrestit kardiak, duke shuar kështu një zë dhe një shpirt artistik që ka shoqëruar për vite me radhë publikun shqiptar.

Ai la pas një djalë të vogël, frutin e martesës së tij me ish-bashkëshorten, Selvijen. Pas vetes la këngë, kujtime dhe një boshllëk të madh në zemrat e atyre që e njohën, e dëgjuan dhe e deshën.

Largimi i Shpat Kasapit është një humbje e madhe për muzikën shqiptare dhe për të gjithë ata që u rritën me këngët e tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.

Nga refugjat 🇦🇱 në Kryekomisar Policie 👮🏻‍♂️.Shkolla fillore, shkolla e mesme, shkolla profesionale, gjimnazi, arsimi pr...
26/11/2025

Nga refugjat 🇦🇱 në Kryekomisar Policie 👮🏻‍♂️.

Shkolla fillore, shkolla e mesme, shkolla profesionale, gjimnazi, arsimi profesional, studimet universitare… 👨🏻‍🎓👮🏻‍♂️
Hap pas hapi, me mund, me djersë, me vullnet.

Faleminderit për vlerësimin. Luan nuk e ka pasur asgjë të lehtë — gjithçka e ka arritur vetëm me punë, përkushtim dhe shpirt luftarak. 💪
🇩🇪 🇦🇱 🫶

🚨🔥 KRIZA E BUXHETIT 2026 – FAKTET QË PO E DRIDHIN KOSOVËN 🔥🚨Ja çka po ndodh REALISHT — pa ngjyra partiake, vetëm me fakt...
25/11/2025

🚨🔥 KRIZA E BUXHETIT 2026 – FAKTET QË PO E DRIDHIN KOSOVËN 🔥🚨

Ja çka po ndodh REALISHT — pa ngjyra partiake, vetëm me fakte të verifikuara:

🧨 1. RREZIK PËR PAGAT E QYTETARËVE

Presidentja Osmani paralajmëron se pa zgjatje buxhetore,
➡️ mjekë, mësues, administratë mund të mbesin pa paga.
➡️ Mund të ketë mungesë ilaçesh dhe shërbimesh bazike.

📅 2. PROPOZIMI ZYRTAR I OSMANIT

Osmani kërkon zgjatjen e buxhetit deri më 31 mars 2026, sipas Kushtetutës.

⚔️ 3. MUNGESË KONSENSUSI MES PARTIVE

Partitë politike nuk po arrijnë marrëveshje.
➡️ Rrezikohet paraliza institucionale.

⏳ 4. ZGJATJA AKTUALE VLEN VETËM PËR 2 MUAJ

Me shpalljen e zgjedhjeve, buxheti zgjatet vetëm për Janar + Shkurt 2026.
Pas kësaj → vendi mund të futet në boshllëk financiar.

📢 5. SHOQËRIA CIVILE NË ALARM

21 organizata i kërkojnë institucioneve zgjidhje të menjëhershme.
➡️ Sepse pasojat bien mbi qytetarë, JO mbi politikanë.

⚡ 6. MESAZHI I OSMANIT

“Qytetarët nuk duhet të mbesin pa pagë, pa barna, pa shërbime.”

⚠️ KONKLUZION I FORTË:

Nuk është lojë politike.
Nuk është betejë narrative.
Është rrezik real për buxhetin, pagat, shëndetin dhe funksionimin e shtetit.

Të gjithë sytë janë te një gjë:
👉 A do të gjendet zgjidhja para marsit?

24/11/2025

Si njihen shqiptarët nëpër botë…‼️🤣🤣👏👏

🛑 Pyetje për mërgimtarët?✍️👇
22/11/2025

🛑 Pyetje për mërgimtarët?✍️👇

21/11/2025

Gazetari Lirim Mehmetaj tenton ta vë në presion me një pyetje të ngarkuar, por Vjosa Osmani kthen përgjigjen që po qarkullon gjithandej! 😳🔥
Reagim i shpejtë, i prerë dhe plot mesazh – rrjetet sociale veç kanë shpërthyer! 💥📲

A ju duket e drejtë pyetja e gazetarit?
👇 Shkruani mendimin tuaj!



Shkëlzen Gashi kritikon Lumir Abdixhikun për deklaratat ndaj kryeministritShkëlzen Gashi ka reaguar ndaj kritikave të kr...
21/11/2025

Shkëlzen Gashi kritikon Lumir Abdixhikun për deklaratat ndaj kryeministrit

Shkëlzen Gashi ka reaguar ndaj kritikave të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për faktin që vajza e kryeministrit të Kosovës nuk jeton në vend. Gashi ka thënë se është “e padrejtë” që Abdixhiku ngre këtë çështje, duke theksuar se vetë ai “bën një jetë paralele brenda Kosovës, duke jetuar në një lagje tepër luksoze”.

Ai e ka quajtur këtë qasje “hipokrizi” dhe ka shtuar se polemikat publike mes figurave politike po shndërrohen në deklarata të pavlera, duke i etiketuar si “karrikatura të tipit Don Kishot e Sanço Panço”, ndërsa ka cilësuar diskursin e tillë si “mediokër”.

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta 17 Shkurti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Portal Online Informativ!

Na shkruani te MESAZHET:

Nëse dëshironi të bëni reklamim/marketing për veten tuaj apo hapësirat që zotëroni.

Nëse keni diqka e dëshironi ta ndani në anonimitet, na shkruani duke qene plotësisht të sigurt se ne ruajme anonimitetin tuaj.