Urban FM

Urban FM In the bustling city of Prishtina, UrbanFM reigns supreme as an independent platform that seamlessly blends Sound and Sight! 103.5

RADIO URBAN FM 103.5 - Independent local/regional radio station that for 20 years now represents the true spirit of Prishtina –promoting sub- cultures, new wave, alternative music, staying untouched in its belief that “listening alternative music – you will have alternative open minded way of thinking”, giving voice to courage’s civil society independent organizations, personalities and profession

al independent journalists staying truthfully to its call – a watch-dog of public institutions (government, municipality), promoting cross-ethnic regional cooperation, human rights, against discrimination of all marginalized layers of society. www.radiourban.fm
Starting from 2000, for 20 years, Radio Urban FM created its unique identity, raised a generation X, organized 2 editions of the biggest music festival ever to be held in Kosova and organized two dozens of projects, gigs and concerts. As for the second decade 2010-2020 it will become the key multiplatform youth independent alternative media in Kosova and beyond. So check us in www.radiourban.fm or if you are stuck in “chaotic traffic” of our beloved capitol, then tune 24/7 in 103.5 FM.

02/09/2026

Cili ekip e mun Barcelonën këtë sezon? 🔵🔴

Barça ka bo disa lëvizje që e kanë forcu skuadrën në çdo repart, prej sulmit e deri te mesfusha dhe mbrojtja.

Me Rodrin, Anthony Gordon, Karim Adeyemin, João Cancelon, Gabriel Jesusin e përforcime tjera, Hansi Flick tash ka shumë ma shumë opsione.

A është kjo Barça që mundet me dominu krejt sezonin, apo dikush mundet me ia dalë me e ndalë?

Cilin ekip e shihni si rivalin ma serioz të Barcelonës? 👇

Urban FM

OpenAI po përgatitet të prezantojë Astra, modelin e saj të ri të inteligjencës artificiale me aftësi të avancuara në sig...
02/09/2026

OpenAI po përgatitet të prezantojë Astra, modelin e saj të ri të inteligjencës artificiale me aftësi të avancuara në sigurinë kibernetike.

Sipas kompanisë, Astra është modeli i parë i OpenAI që klasifikohet me aftësi “Critical” në cyber, pasi mund të zbulojë dobësi në sisteme dhe të ndihmojë në identifikimin e mënyrave për t’i shfrytëzuar ato.

Para publikimit më të gjerë, OpenAI planifikon t’u japë qasje disa partnerëve të përzgjedhur, në mënyrë që ata të kenë kohë të forcojnë sistemet e tyre të sigurisë.
Një hap i rëndësishëm për AI-në në cyber, por edhe një sinjal se sa të fuqishme po bëhen këto modele.

Urban FM 103.5

02/09/2026

"MidWeek EPs" është segmenti ku ju mundeni me i dëgju 3 EPs (mini albume) të lansuara nga artistë si vendor ashtu edhe ndërkombëtarë, vetëm në Urban FM dhe radiourban.fm nga ora 18:00 çdo të mërkurë!

Sot do të mundeni me dëgju:

1. Air - Premiers Symptômes

EP-ja debutuese e dyshes franceze AIR, e publikuar fillimisht në vitin 1997. Projekti mbledh pesë këngë që ishin publikuar më herët si single gjatë viteve 1995–1997 dhe dokumenton periudhën e parë të Nicolas Godin dhe Jean-Benoît Dunckel, një vit përpara albumit që do t’i bënte ndër emrat më të njohur të elektronikës franceze, Moon Safari.

Në tingull, Premiers Symptômes është i ndërtuar rreth downtempo, electronica, ambient pop dhe space-age pop, me përdorim të madh të synthesizer-ëve analogë, drum machines, kitarave, organeve dhe elementeve të jazz-it.

Song on the poster - “Modular Mix”

2. Flying Lotus - Reset EP

Në këtë periudhë, Flying Lotus po zhvillonte një formë të veçantë të instrumental hip-hop-it dhe electronicës eksperimentale, ku beat-et e ndërtuara nga sample-t ndërthuren me ritme të thyera, bass, tekstura elektronike dhe struktura jo tradicionale.

“Reset” është i rëndësishëm edhe për mënyrën se si e paraqet qytetin e Los Angeles-it përmes beats, por pa përdorur formulën klasike të West Coast hip-hop-it.

Song on the poster: “Massage Situation”

3.Shygirl - ALIAS

ALIAS është një projekt i ndërtuar rreth experimental club, electronic, left-field pop, grime dhe UK rap, ku Shygirl bashkon vokalin e saj rap-pop me produksione nga disa prej emrave kryesorë të skenës alternative elektronike të asaj kohe: Sega Bodega, SOPHIE, Kai Whiston, Happa, Karma Kid dhe Oscar Scheller.

Koncepti i titullit lidhet me katër alter-egot që Shygirl përdor gjatë projektit: Baddie, Bae, Bovine dhe Bonk. Secili përfaqëson një aspekt tjetër të personalitetit të saj artistik nga ana më satirike dhe e errët te ajo më lozonjare, nostalgjike ose e rezervuar. Këto personazhe shfaqen edhe në videot dhe materialet vizuale të EP-së.

Song on the poster: “SLIME”

REFLECT AND GET READY FOR TONIGHT!
TUNE IN
18:00

Urban FM 103.5
www.radiourban.fm

02/09/2026

Part 2

Në intervistën kemi Dr. Fitim Uka folëm për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, rëndësinë e 5 viteve të para dhe ndikimin që kjo periudhë mundet me pasë në gjithë jetën.

Krejt e kemi vështirë me e mbajtë mend fëmijërinë, sidomos 2-3 vitet e para të jetës.
Po a domethanë kjo që ato vite nuk janë të rëndësishme?

Një bisedë për prindërimin, zhvillimin dhe gjërat që si prindër duhet me i ditë.

Urban FM 103.5

Sot në Afternoon Delight flasim për Vespa Festival Prishtina, i cili më 5 dhe 6 shtator e kthen Sheshin Skënderbeu në nj...
02/09/2026

Sot në Afternoon Delight flasim për Vespa Festival Prishtina, i cili më 5 dhe 6 shtator e kthen Sheshin Skënderbeu në një pikëtakim për dashamirësit e Vespave.

Me ne janë Leutrim Istogu, anëtar i kryesisë së klubit, dhe Shqipdona Geci, anëtare e Vespa Fanatics Prishtina.

Edicioni i tretë sjell mbi 200 Vespa, mysafirë nga rajoni dhe Evropa, muzikë live, DJ, gara, paradën e Vespave nëpër Prishtinë dhe ekspozita të modeleve klasike e moderne.

Me Leutrimin dhe Shqipdonën do të flasim për festivalin, komunitetin e vespistëve dhe çka na pret gjatë dy ditëve në Prishtinë.

Gati 30 vite pas vrasjes së Tupac Shakur, rasti më në fund ka një verdikt.Duane “Keffe D” Davis është shpallur fajtor pë...
01/09/2026

Gati 30 vite pas vrasjes së Tupac Shakur, rasti më në fund ka një verdikt.

Duane “Keffe D” Davis është shpallur fajtor për vrasjen e reperit legjendar, duke i dhënë fund një prej mistereve më të mëdha në historinë e hip-hopit.

Tupac u qëllua në Las Vegas më 7 shtator 1996, në një sulm që për dekada mbeti pa një të dënuar.

Tash, pas afro tri dekadash, historia e një prej rasteve më të famshme të hip-hopit ka marrë një kthesë të re.

01/09/2026

🎬 KINEMAJA E SHTATORIT

Shtatori po vjen me plot filma që ia vlen me i pas në radar!

Nga “DUA” i Blerta Bashollit dhe “Shame and Money” i Visar Morinës, te thriller-at “Fall 2: Deadpoint”, “Resident Evil” e “Mutiny”, e deri te rikthimi i “Practical Magic 2” dhe “Avengers: Endgame”.

Ka drama, horror, aksion, aventura e rikthime që na kanë mungu prej vitesh.

🍿 Cilin film po e pritni ma së shumti?

Urban FM

01/09/2026

Vera po kryhet, po a jeni lodhë prej të njëjtës muzikë nëpër club-e? 👀

Çdo natë DJ tjetër, po shpesh e njëjta playlist, të njëjtat këngë e madje edhe të njëjtat tranzicione. A është problemi te DJ-at, te pronarët e club-eve, apo te publiku që vazhdon me e kërku të njëjtën muzikë?

Edhe artistët tanë shpesh përfundojnë duke u sillë në të njëjtat vende, me të njëjtin repertor.

A duhet me ndryshu publiku, DJ-at apo krejt skena?

Na tregoni çka mendoni në komente.

Urban FM

Nga Shëngjini në Ibiza, e prej Ibizës në Alpe.UNUM po e zgjeron eksperiencën e tij me dy evente të veçanta këtë vit.Më 1...
01/09/2026

Nga Shëngjini në Ibiza, e prej Ibizës në Alpe.
UNUM po e zgjeron eksperiencën e tij me dy evente të veçanta këtë vit.

Më 13 shtator, UNUM bashkohet me Pyramid në Amnesia Ibiza, me Ricardo Villalobos B2B Luciano, Francesco Del Garda, Saoirse dhe Anitë në Terrace.

Ndërsa më 29 nëntor, për herë të parë vjen UNUM in the Mountains në Titlis, Engelberg, ku performojnë Sven Väth, Praslesh, Alci dhe Anitë B2B Gemza.

Dy lokacione krejt të ndryshme, por me të njëjtën filozofi: muzikë underground, artistë të mëdhenj dhe ambiente që e bëjnë eksperiencën pjesë të eventit.

01/09/2026

Part 1

Në intervistën kemi Dr. Fitim Uka folëm për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, rëndësinë e 5 viteve të para dhe ndikimin që kjo periudhë mundet me pasë në gjithë jetën.

Krejt e kemi vështirë me e mbajtë mend fëmijërinë, sidomos 2-3 vitet e para të jetës.
Po a domethanë kjo që ato vite nuk janë të rëndësishme?

Një bisedë për prindërimin, zhvillimin dhe gjërat që si prindër duhet me i ditë.

Urban FM 103.5

Address

Sheshi Nene Tereza, Nr. 22/a1
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Urban FM posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Urban FM:

Shortcuts

Share

Category