Dukagjini Publishing House

Dukagjini Publishing House 31 vjet përkushtim në zhvillimin akademik dhe intelektual përmes teksteve shkollore.

RTV Dukagjini 🙌
03/12/2025

RTV Dukagjini 🙌

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që mblodhi dhjetëra nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të komunitetit arsimor. Panelistet Adelinë Selmani dhe Anda Gjikoll...

📚Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në prani të nxënësve të mrekullueshëm, promovuam serinë e Lektyrave shkollore...
03/12/2025

📚Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në prani të nxënësve të mrekullueshëm, promovuam serinë e Lektyrave shkollore për klasat 1–5.

Panelistet Adelinë Selmani dhe Anda Gjikolli folën për rëndësinë e leximit, ndanë copëza rrëfimesh, mesazhesh e idesh nga leximet, si dhe shpjeguan më shumë rreth aparaturës didaktike që shoqëron secilën prej lektyrave.

Ndërsa qershia mbi tortë në këtë promovim ishte “Kutia magjike”, nga e cila dolën personazhet më të dashura të librave tanë dhe pyetje që i bënë fëmijët të përfshiheshin dhe të argëtoheshin pa fund.

E duke i falënderuar veçanërisht mësimdhënësit për bashkëpunimin, ju premtojmë se shumë shpejt do të organizojmë promovime të tjera dhe do të hyjmë bashkë në aventura të reja. 😊

🟢Promovimi i librit “Tjetërsimi” nga autori 𝐄𝐦𝐚𝐧𝐮𝐞𝐥 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚Libri “Tjetërsimi” nga autori Emanuel Bajra do të promovohet më...
01/12/2025

🟢Promovimi i librit “Tjetërsimi” nga autori 𝐄𝐦𝐚𝐧𝐮𝐞𝐥 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚

Libri “Tjetërsimi” nga autori Emanuel Bajra do të promovohet më 10 dhjetor, në orën 18:30, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë.

Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë:
Emanuel Bajra - autor i librit;
Maniela Sota - përkthyese;
Arbër Selmani - shkrimtar.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

𝐑𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭:
“Tjetërsimi: Mbretërimi i shkurtër në Tokë i Gongolit të Tretë” është një libër fantastiko-shkencor që përshkruan pushtimin e Tokës nga Gongoli III, një fuqi jashtëtokësore me plane shkatërrimtare për njerëzimin. Personazhet e Bajrës përballen me frikën, humbjen dhe të vërteta që mund ta ndryshojnë fatin e botës përgjithmonë. Protagonistja Sarah, infermiere, përballet me një tragjedi personale: zhdukjen misterioze të bashkëshortit të saj, Ribsit, teksa bota është duke pësuar trazira të papara. Ndërkohë që civilizimi shembet, shpresa qëndron te guximi i pak individëve që sfidojnë pushtuesit dhe vetë kufijtë e njerëzores.

𝐑𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭:
Emanuel Bajra studimet universitare i kreu në Londër. Sot, ai konsiderohet si një nga pionierët e zhanrit fantashkencë në gjuhën shqipe. Krijimtaria e tij ushqehet me pasionin për arkitekturën gotike, historinë e kishave të mesjetës dhe okultizmin klasik, të cilat i përdor si struktura simbolike për ndërtimin e botëve të reja. Romani i tij “Alienation”, që është botuar së pari në gjuhën angleze në vitin 2021 dhe tani në gjuhën shqipe, përfaqëson një pikë kthese në krijimin e një hapësire të re për letërsinë spekulative në kulturën tonë letrare. Bajra ka qenë një nga figurat kyçe në ngritjen e Fondit Sovran të Kosovës dhe sot është Kryetar i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës - TRUSTI.

Të gjithë ju dashamirë të librit, jeni të ftuar të na bashkoheni në një mbrëmje të këndshme në librarinë ‘’Dukagjini’’ në Prishtinë.

30/11/2025

Një storie e përgatitur nga RTV Dukagjini për pjesëmarrjen tonë në Panairin e Librit në Gjakovë, organizuar në kuadër të ‘Ditëve të Nëntorit’.

Me atmosferë të ngrohtë, sot e përmbyllëm Panairin e Librit në Gjakovë. Për tri ditë sa zgjati, patëm kënaqësinë të zhvi...
29/11/2025

Me atmosferë të ngrohtë, sot e përmbyllëm Panairin e Librit në Gjakovë. Për tri ditë sa zgjati, patëm kënaqësinë të zhvillonim biseda e diskutime të këndshme me lexuesit tanë, të cilët treguan interes të veçantë për botimet dhe risitë që u prezantuam.

Shprehim mirënjohjen tonë për organizatorët dhe tavernën “Puka”, për bashkëpunimin e tyre dhe për përkushtimin e treguar gjatë tri ditëve të Panairit.

Shihemi në panairet e tjera!

Në frymën e festës së 28 Nëntorit, sot vazhduam festën tonë të librit!Stendës sonë, edhe sot, iu bashkuan vizitorë të nd...
28/11/2025

Në frymën e festës së 28 Nëntorit, sot vazhduam festën tonë të librit!

Stendës sonë, edhe sot, iu bashkuan vizitorë të ndryshëm, të cilët, gjithashtu, patën mundësinë të njoftoheshin më nga afër me autorin Bashmir Xhemaj dhe librat e tij.

Ju ftojmë të takohemi edhe nesër, në ditën e fundit të këtij panairi, te taverna “Puka”!

Sot, në Panairin e Librit në Gjakovë, te këndi i botimeve tona, lexuesit patën mundësinë të takoheshin me autorin Bashmi...
28/11/2025

Sot, në Panairin e Librit në Gjakovë, te këndi i botimeve tona, lexuesit patën mundësinë të takoheshin me autorin Bashmir Xhemaj për të diskutuar rreth dy librave të tij, “Një shqiptar në Cia” dhe “Ciceroni shqiptar i Hi’lerit”, dhe për t’i personalizuar këta libra nga autori.

Një atmosferë shumë e ngrohtë e plot gjallëri në ditën e parë të Panairit të Librit në Gjakovë!Ishte kënaqësi për ne të ...
27/11/2025

Një atmosferë shumë e ngrohtë e plot gjallëri në ditën e parë të Panairit të Librit në Gjakovë!

Ishte kënaqësi për ne të prezantonim tituj të rinj e botime të përzgjedhura për lexuesit tanë.

Falënderojmë organizatorët për ftesën, tavernën “Puka” për mikpritjen dhe vizitorët që u ndalën sot te stenda jonë.

Ju mirëpresim deri të shtunën, me të njëjtin entuziazëm e përkushtim!

📚Panairi i Librit në Gjakovë ka nisur me atmosferë festive.Këtu do të mund t’i gjeni edhe dy tituj fantastikë të autores...
27/11/2025

📚Panairi i Librit në Gjakovë ka nisur me atmosferë festive.
Këtu do të mund t’i gjeni edhe dy tituj fantastikë të autores Drenusha Zajmi-Hoxha: ‘’Bota në një fëmijë” dhe “Unë jam milingonë”.

Librat janë edukues, njëherësh edhe argëtues, duke kombinuar imagjinatën me realitetin në mënyrë tërheqëse, kurse gjuha e thjeshtë, adekuate për moshën, bën që tregimet e mesazhet e tyre të kapen lehtë nga fëmijët. Po ashtu, ilustrimet e mrekullueshme i bëjnë këta libra edhe më tërheqës, duke i ndihmuar fëmijët t’i lidhin ngjarjet me pamjet.

Ejani dhe shfletojini vetë, ne do të jemi këtu për ju, nga sot deri më 29 nëntor, te taverna ‘’Puka’’, në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë.🫶

📚Sot hap dyert Panairi i Librit në Gjakovë!Në stendën tonë nuk do të mungojnë botimet për fëmijë. Në këtë panair do të m...
27/11/2025

📚Sot hap dyert Panairi i Librit në Gjakovë!

Në stendën tonë nuk do të mungojnë botimet për fëmijë. Në këtë panair do të mund të gjeni, ndër të tjera, librat fantastikë të Gianni Rodari-t, një prej autorëve më të dashur nga fëmijët në mbarë botën.

Tre prej këtyre titujve janë botimet më të fundit: “Gondolma fantazmë”, “Plot përralla për të luajtur” dhe “Njëzet rrëfenja plus një”.

Këta libra të mrekullueshëm mund t’i gjeni me 30 % zbritje gjatë tri ditëve të panairit. Ejani dhe zgjidhni titujt tuaj të preferuar!

Ju presim me shumë dashuri në tavernën “Puka”, në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës!❤️

LEKTYRAT SHKOLLORE për klasat 1-5 - pjesë e Panairit të Librit në Gjakovë 🥰Për të vegjlit tanë, po sjellim të kompletuar...
26/11/2025

LEKTYRAT SHKOLLORE për klasat 1-5 - pjesë e Panairit të Librit në Gjakovë 🥰

Për të vegjlit tanë, po sjellim të kompletuar serinë e lektyrave shkollore, nga pesë tituj për secilën klasë (1, 2, 3, 4 dhe 5).
Librat shoqërohen me aparaturë didaktike, fjalorth shpjegues dhe ilustrime origjinale, të cilat e lehtësojnë lexim-kuptimin dhe e bëjnë atë mjaft tërheqës.

Ju mirëpresim më 27, 28 dhe 29 nëntor në Gjakovë, në tavernën ‘’Puka’’.❤️

📚Shumë BOTIME TË VEÇANTA ju presin në Panairin e Librit në Gjakovë.Festat e Nëntorit marrin kuptim të plotë me këto vepr...
26/11/2025

📚Shumë BOTIME TË VEÇANTA ju presin në Panairin e Librit në Gjakovë.

Festat e Nëntorit marrin kuptim të plotë me këto vepra me rëndësi të madhe historike:
“Reçak: historia e një krimi lufte” nga ambasadori William G. Walker;
“Agimi i Lirisë”, kushtuar heroit Agim Ramadani, nga autori Ibrahim Kadriu, si dhe
“Ciceroni shqiptar i Hitlerit” dhe “Një shqiptar në CIA” nga Bashmir Xhemaj.

Këto botime veçohen për vlerën e tyre historike, dokumentuese dhe kulturore, duke pasuruar bibliotekat e çdo lexuesi dhe duke ofruar perspektiva të vyeshme mbi ngjarje e figura të rëndësishme.

Nga nesër, ju mirëpresim në tavernën “Puka”, Çarshia e Vjetër, në Gjakovë, për të festuar së bashku dashurinë për librin, kulturën dhe dijen.❤️

Address

Xhevdet Doda, Dukagjini Center
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dukagjini Publishing House posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category