14/09/2026
📈 🇽🇰 Diaspora shfaq gatishmëri të lartë për të investuar në Kosovë
📈 🇽🇰 Diaspora shfaq gatishmëri të lartë për të investuar në Kosovë
Në pyetësorin e Telegrafit me temën “Sa afër Kosovës ndiheni edhe pse jetoni jashtë?”, qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë janë pyetur edhe për planet e tyre për investime në vend.
Në pyetjen “A planifikoni të investoni në Kosovë? Nëse po, në çka?”, 294 persona, apo 65.92% e pjesëmarrësve, kanë deklaruar se planifikojnë të investojnë në forma të ndryshme.
Interesimi më i madh është për patundshmëri, ku 156 persona kanë zgjedhur shtëpi, banesa apo tokë për përdorim personal dhe familjar. Pasojnë investimet në biznes privat me 92 përgjigje, ndërsa më pak interes ka për bujqësinë dhe instrumentet financiare.
Në anën tjetër, 152 persona, apo 34.08%, kanë deklaruar se nuk planifikojnë të investojnë në Kosovë.
Të dhënat tregojnë se diaspora vazhdon të ketë një potencial të konsiderueshëm financiar, por ky interes aktualisht është më i orientuar drejt pronës dhe sigurisë familjare sesa drejt investimeve prodhuese apo financiare.