19/02/2026
MODUS Events dhe PR Solutions, në partneritet me Prishtina Mall, kanë konfirmuar zyrtarisht organizimin e Beauty Fair Kosova 2026, panairi më i madh i dedikuar industrisë së bukurisë në Kosovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesit e palëve, duke zyrtarizuar mbajtjen e panairit më 24, 25 dhe 26 prill 2026 në Prishtina Mall, organizuar nga MODUS Events the Pr Solutions.
Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme profesionale që bashkon brendet kryesore të kozmetikës, estetikës, wellness-it dhe kujdesit personal, si dhe profesionistët dhe bizneset e këtij sektori në rritje të vazhdueshme.