StormKosova

StormKosova StormKosova është segmenti mediatik i Institutit për Lidership Civil (ILC). Abonohu 👇🏻

Misioni ynë është informimi i drejtë dhe promovimi i vlerave qytetare përmes platformave tona digjitale.

09/08/2026

Si u paraqit në mediat ndërkombëtare aksioni me vezë ndaj Albin Kurtit?!
Ethet e bllokadës parlamentare në Kosovë bëjnë xhiron e botës! Agjencitë gjigante Associated Press dhe CBS News kanë publikuar pamjet nga seanca e 8 gushtit 2026 në Prishtinë, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, gjuajti me vezë Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Tensionet e rritura ushtarake përgjatë kufijve lindorë të Evropës kanë nxitur debatin më të madh të sigurisë që nga fund...
09/08/2026

Tensionet e rritura ushtarake përgjatë kufijve lindorë të Evropës kanë nxitur debatin më të madh të sigurisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ndërsa BE-ja po planifikon investime masive prej 150 miliardë dollarësh për vitet 2028–2034 dhe ndërtimin e një "Schengeni Ushtarak", paralajmërimet e udhëheqësve ushtarakë nënvizojnë nevojën për përshpejtim të ritmit.
Shtetet e frontit si Lituania, Letonia, Polonia dhe Suedia po ndërmarrin masa praktike të mbrojtjes civile dhe ndërtimit të "mureve me dronë". Megjithatë, dekadat e nën-investimit industrial dhe hezitimi i shfaqur në sondazhet publike mbeten sfidat kryesore për një mbrojtje të plotë kolektive.

PËRSHKALLËZIM I RI NË DETIN E KUQ! Lëvizja Huthi ka ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj portit strategjik të Mocha-s, duke ...
09/08/2026

PËRSHKALLËZIM I RI NË DETIN E KUQ!
Lëvizja Huthi ka ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj portit strategjik të Mocha-s, duke goditur infrastrukturën portuale në një nga pikat më të ndjeshme të lundrimit ndërkombëtar.
Zhvillimi vjen në mes të tensioneve të larta dhe masave të ashpërsuara të bllokadës detare pranë ngushticës Bab el-Mandeb.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se nuk po zhvillohen bisedime të drejtpërdrejtë me SHBA-në, po...
09/08/2026

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se nuk po zhvillohen bisedime të drejtpërdrejtë me SHBA-në, por vetëm shkëmbim mesazhesh përmes ndërmjetësve.
Diplomacia iraniane nëvizoi se negociatat nuk mund të rihapen pa përmbushjen e kushteve dhe dëmshpërblimin e shkeljeve të pretenduara të marrëveshjeve paraprake nga ana e Washingtonit.

KTHESË E PAPRITUR NGA TEHERANI! Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka befasuar me deklaratën e tij të fundit, duke the...
08/08/2026

KTHESË E PAPRITUR NGA TEHERANI!
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka befasuar me deklaratën e tij të fundit, duke theksuar se tani është "koha më e mirë" për të arritur një marrëveshje me SHBA-në!
Sipas tij, Irani ndodhet në pikën më të fortë ushtarake e politike dhe po del fitimtar nga kjo përplasje rajonale.

LAJM I DHIMBSHËM NGA UASHINGTONIMiku i madh i kombit shqiptar dhe i Kosovës, ish-Presidenti Joe Biden, po përballet me n...
08/08/2026

LAJM I DHIMBSHËM NGA UASHINGTONI
Miku i madh i kombit shqiptar dhe i Kosovës, ish-Presidenti Joe Biden, po përballet me një betejë të rëndë me sëmundjen.
Sipas djalit të tij, Hunter Biden, kanceri agresiv i është shpërndarë në trup duke i shkaktuar dhimbje të mëdha 83-vjeçarit. Por përkundër kësaj, udhëheqësi i madh amerikan po tregon forcë të jashtëzakonshme dhe po vazhdon angazhimin në jetën publike!

Kosova dhe gjithë shqiptarët i janë mirënjohës njeriut që i doli në krah lirisë tonë në ditët më të vështira.

PARADOKSI DIPLOMATIK I KIEVIT NË BEOGRAD! Afrimi i Volodymyr Zelensky-t me Aleksandar Vuçiqin dhe rikonfirmimi i mosnjoh...
08/08/2026

PARADOKSI DIPLOMATIK I KIEVIT NË BEOGRAD!
Afrimi i Volodymyr Zelensky-t me Aleksandar Vuçiqin dhe rikonfirmimi i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës zbulon një nga paradokset më të mëdha të gjeopolitikës ushtarake sot.
Ukraina, e cila sot po mbrohet nga agresioni rus falë financimit dhe armatimit masiv të Perëndimit, po të njëjtit Perëndim që çliroi dhe mbështeti shtetësinë e Kosovës, zgjedh të bëjë kompromise politike me Serbinë, aleaten më të afërt të Moskës në Ballkan, e cila historikisht ka shfrytëzuar mbështetjen ruse kundër Kosovës, derisa Kosova e ka mbeshtetur Ukrainën për gjatë gjithë kësaj kohe.

08/08/2026

AKSIDENT TRAGJIK NË PRISHTINË: NJË I VDEKUR DHE NJË I LËNDUAR NË RRUGËN “SHKUPI”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku dy vetura janë përfshirë në një aksident fatal trafiku rreth orës 12:00. Policia ka konfirmuar se si pasojë e plagëve të marra, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër po merr tretman mjekësor.

08/08/2026

PAAFTËSI APO KAOS? Avni Dehari nuk e kupton se çfarë po ndodh në seancën që po e drejtonte vetë!

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA po punon intensivisht me aleatët në mbarë botën për të siguruar l...
08/08/2026

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA po punon intensivisht me aleatët në mbarë botën për të siguruar linja furnizimi të besueshme e të diversifikuara.
Nënteksti ushtarak dhe gjeopolitik është i qartë: Washingtoni synon t'i japë fund varësisë nga rivalët për energji, mineralet kritike, përbërësit ushtarakë, dhe të tjera furnizime, duke pamundësuar përdorimin e tregtisë si armë shantazhi.
Çfarë është kjo, pavarësi e vërtetë industriale apo përçarje e mëtejshme e tregut global? Shenoni mendimin Tuaj👇

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when StormKosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share