Aeroklubi Prishtina

Aeroklubi Prishtina Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Aeroklubi Prishtina, Record Label, Pallati i Rinis dhe Sporteve, Pristina.

06/06/2025
21/05/2025
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim një grup të veçantë vizitorësh – fëmijët e një kopshti lokal, të cilët erdhën për të ...
19/05/2025

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim një grup të veçantë vizitorësh – fëmijët e një kopshti lokal, të cilët erdhën për të vizituar klubin tonë dhe për t'u njohur nga afër me botën emocionuese të paraglajdizmit. Me sytë plot kureshtje dhe buzëqeshje të sinqerta, ata dëgjuan me vëmendje shpjegimet rreth këtij sporti ajror, duke mësuar për pajisjet që përdorim, mënyrën e fluturimit dhe sigurinë që e shoqëron çdo ngritje në ajër.

Përmes një prezantimi të thjeshtë dhe të përshtatur për moshën e tyre, fëmijët patën mundësinë të shohin nga afër paraglajdët, të provojnë helmeta dhe të bëjnë pyetje plot entuziazëm. Ishte një moment edukativ dhe argëtues, që shpresojmë të ketë ndezur tek ta kureshtjen për sportin dhe aventurën.

Falënderojmë edukatoret për bashkëpunimin dhe për iniciativën e bukur. Klubi ynë mbetet gjithmonë i hapur për të pritur të rinjtë dhe për të ndarë me ta pasionin për fluturimin dhe natyrën!

Aeroklubi Prishtina
Kryeqyteti Prishtina
Pallati i Rinisë
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
Flydardania Flydardania

𝗢𝘂𝗿 𝗷𝘂𝗱𝗴𝗲 𝗶𝘀 𝗷𝘂𝗱𝗴𝗶𝗻𝗴 𝘁𝗵𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗻𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹 𝗰𝗼𝗺𝗽𝗲𝘁𝗶𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗶𝗻 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮 "𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮 𝗼𝗽𝗲𝗻 𝟮𝟲" 🇦🇱🪂 Xhelal LeskovciAeroklubi PrishtinaAl...
07/05/2025

𝗢𝘂𝗿 𝗷𝘂𝗱𝗴𝗲 𝗶𝘀 𝗷𝘂𝗱𝗴𝗶𝗻𝗴 𝘁𝗵𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗻𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹 𝗰𝗼𝗺𝗽𝗲𝘁𝗶𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗶𝗻 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮 "𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮 𝗼𝗽𝗲𝗻 𝟮𝟲" 🇦🇱🪂

Xhelal Leskovci
Aeroklubi Prishtina
Albania Open
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
Kryeqyteti Prishtina
Kosovo Olympic Committee
Pallati i Rinisë

𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐏𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 🇽🇰”Gëzofshim edhe më tej arritje të jashtëzakonshme dhe të mbajmë lart flamurin e Kosovës në...
16/02/2025

𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐏𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 🇽🇰

”Gëzofshim edhe më tej arritje të jashtëzakonshme dhe të mbajmë lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare!"

Kosovo Olympic Committee
Kryeqyteti Prishtina
Federata Aeronautike e Kosoves
Aeroklubi Prishtina
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës

👏🏻
06/01/2025

👏🏻

🇽🇰Kosova🇽🇰 PARAGLIDING ACCURACY
Renditet e Pesta në Ranglistën Botërore të Paraglidingut / Precizionit, gjatë përditesimit për vitin 2024:

Kosova ka arritur një sukses të madh në paraglidingun e precizionit, duke u renditur në vendin e pestë në ranglistën botërore të publikuar nga Federata Aeronautike Ndërkombëtare (FAI). Ky rezultat vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm garash në kuadër të
- PGAWC (Paragliding Accuracy World Cup), 2024
- 🇽🇰🇦🇱KAMPIONATIT KOMBËTAR SHQIPTAR 2024🇽🇰🇦🇱
gjatë vitit 2024, ku pilotët kosovarë treguan performancë të lartë dhe vazhdimësi në rezultate.

Një tjetër sukses i madh në vitin 2024, u shënua në Kampionatin Evropian të mbajtur në Gjirokastër, ku Kosova zuri vendin e dytë, duke lënë pas ekipe me përvojë nga vende të tjera të Evropës. Ky rezultat jo vetëm që reflekton përkushtimin e pilotëve, por gjithashtu dëshmon përparimin e vazhdueshëm të Kosovës në sportet aeronautike.

Federata Aeronautike e Kosovës ka shprehur krenari për këto arritje dhe ka vlerësuar punën e palodhur të pilotëve dhe trajnerëve. Kjo renditje e vendos Kosovën në mesin e vendeve elitare të paraglidingut të precizionit dhe jep një shtysë të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në vend.

Për më shumë detaje mbi ranglistën zyrtare, mund të vizitoni këtë link.
https://civlcomps.org/ranking/paragliding-accuracy/nations?rankingDate=2025-01-01

Na prift e mbara 2025

“Prishtina Qytet Evropian i Sportit 2024” ishte një epitet që e konkretizuam me aktivitete të shumta nga të gjitha disip...
01/01/2025

“Prishtina Qytet Evropian i Sportit 2024” ishte një epitet që e konkretizuam me aktivitete të shumta nga të gjitha disiplinat sportive, duke promovuar vlerat dhe shpirtin e sportit në qytetin tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha klubet, sportistët, trajnerët dhe punëtorët sportivë, të cilët kontribuan me përkushtim dhe pasion gjatë gjithë vitit. Pa ju, ky vit nuk do të ishte kaq i suksesshëm.

Ju urojmë që viti 2025 t’ju gjejë me shëndet të mirë, me harmoni dhe me shumë fitore të reja në çdo fushë të jetës!

Kryeqyteti Prishtina
Aeroklubi Prishtina

Takimi i fundvitit me pilotët e aeroklubit të Prishtinës ,  një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi arritjet e vit...
31/12/2024

Takimi i fundvitit me pilotët e aeroklubit të Prishtinës , një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi arritjet e vitit që po mbyllet dhe për të planifikuar aktivitetet për vitin 2025.
Reflektimi mbi vitin 2024

* Prezantimi i aktiviteteve të realizuara gjatë vitit: fluturime, trajnimet e realizuara, garat, aktivitete sociale dhe eventet speciale.

* Pasqyra e rezultateve dhe arritjeve të pilotëve, përfshirë sukseset në gara dhe përmirësimet teknike.

* Diskutimi i sfidave dhe mundësive për përmirësime.

* Ndarja e çmimeve dhe mirënjohjeve për pilotët më të suksesshëm, për ata që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në aeroklub dhe për ata që kanë arritur nivele të larta në trajnime.

* Sot ndam Mirënjohje për ekipin administrativ, , mbështetësit dhe ata që kanë ndihmuar për të zhvilluar aktivitete të ndryshme.
* .krasniqqi Shpresë e Sportit , .leskovci Gjyqetar i vitit , Mirenjohje për pjesmarrjen ne kampionatin Kombetar , Mirenjohje për kontributet nder vite në Aeroklub , .leskovci Sportiste e vitit.
Diskutimi i objektivave dhe planit të aktiviteteve për vitin 2025
* Planifikimi i pjesëmarrjes në gara dhe evente ndërkombëtare, si dhe mundësitë për zhvillimin e aeroklubit në tregun e aviacionit.
Gëzuar viti i ri , na priftë e mbara!

Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
Pallati i Rinisë

28/12/2024

Federata Aeronautike e Kosoves
Aeroklubi Prishtina

𝙃𝙞𝙯𝙞 𝘾𝙪𝙥 - 𝙂𝙖𝙧𝙚 𝙛𝙖𝙣𝙩𝙖𝙨𝙩𝙞𝙠𝙚 𝙥𝙚̈𝙧 𝙥𝙚̈𝙧𝙢𝙗𝙮𝙡𝙡𝙟𝙚𝙣 𝙚 𝙫𝙞𝙩𝙞𝙩 2024🏆𝖬𝖾 𝗉𝗋𝖾𝗓𝖾𝗇𝖼𝖾𝗇 𝗍𝗎𝖺𝗃 𝗍𝖾̈ 𝗀𝗃𝗂𝗍𝗁𝖾̈ 𝗂𝗌𝗁𝗂𝗍 𝖿𝗂𝗍𝗎𝖾𝗌 🏆𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞 - 𝐅𝐚𝐧𝐨𝐥...
28/12/2024

𝙃𝙞𝙯𝙞 𝘾𝙪𝙥 - 𝙂𝙖𝙧𝙚 𝙛𝙖𝙣𝙩𝙖𝙨𝙩𝙞𝙠𝙚 𝙥𝙚̈𝙧 𝙥𝙚̈𝙧𝙢𝙗𝙮𝙡𝙡𝙟𝙚𝙣 𝙚 𝙫𝙞𝙩𝙞𝙩 2024

🏆𝖬𝖾 𝗉𝗋𝖾𝗓𝖾𝗇𝖼𝖾𝗇 𝗍𝗎𝖺𝗃 𝗍𝖾̈ 𝗀𝗃𝗂𝗍𝗁𝖾̈ 𝗂𝗌𝗁𝗂𝗍 𝖿𝗂𝗍𝗎𝖾𝗌 🏆

𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞 - 𝐅𝐚𝐧𝐨𝐥 𝐒𝐡𝐚𝐥𝐚 🏆
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐝𝐲𝐭𝐞 - 𝐌𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐥𝐚🥈
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞 - 𝐀𝐥𝐦𝐢𝐫 𝐆𝐮𝐛𝐞𝐭𝐢𝐧𝐢🥉

Ai do të na mungojë si sportist dhe si njeri, por kujtimi i tij do të vazhdojë të jetojë në zemrat e secilit prej nesh.

Ky memorial ishte një mundësi për të përkujtuar gjithçka që ai dha për këtë sport, për të nderuar jetën e tij dhe për të mbajtur gjallë trashëgiminë që ai la pas. Jemi të bekuar që kemi pasur mundësinë ta njohim dhe të ndajmë momente me të.

Dita sot ishte një dedikim për Hizdriun, një nder për jetën e tij dhe një përkujtim i vazhdueshëm i pasionit të tij të palodhur.

Pusho në paqe, Hizdri.

Federata Aeronautike e Kosoves
Aeroklubi Prishtina
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës

Address

Pallati I Rinis Dhe Sporteve
Pristina
10000

Telephone

+38343833337

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aeroklubi Prishtina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Aeroklubi Prishtina:

Share

Category