Koha për lajme

Koha për lajme Politika, ekonomia, kultura e sporti vijnë më së shpejti te ju nëpërmjet portalit KohapërLajme

28/04/2025

Zgjedhja e Kryetarit të ri të Kuvendit ngjanë në një labirint e që dalja e vetme për Vetëvendosjen mban emri i Albulena Haxhiut. Lëvizja Vetëvendosje me 57 vota nuk e ka fuqinë të dal e vetme nga a…

28/04/2025

Një grua është gjetur e vdekur në tarracën e banesës së saj në Pejë, të hënën. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Koha e Lajmeve, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se n…

Fillon rritja e çmimeve në furrat e Prishtinës👇
28/04/2025

Fillon rritja e çmimeve në furrat e Prishtinës👇

24/04/2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se refuzimi për të votuar sot për nxjerrjen në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) do të përbënte mohimin e të drejtës së qyte…

24/04/2025

Tensionet mes rivalëve të moçëm, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi e ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekje…

07/04/2025

Kurti kërkon avancimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta trajtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, duke thënë se Kosova nuk ka “plan B”, por është plotësisht e angazhuar për integrim në bllokun evropian.

“Ka ardhur koha që Kosova dhe BE të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për të tejkaluar pengesat që e pengojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE”, tha Kurti, gjatë një diskutimi në Bruksel të organizuar nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS).

“Kjo do të thotë: të iniciohet Pyetësori për Kosovën, për të vlerësuar kapacitetet tona institucionale dhe ligjore për anëtarësim në BE; dhe të përgatitet një mendim të bazuar në merita për statusin e kandidatit të BE-së”, shtoi ai.

“Përpjekjet tona për ta avancuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe vlerat fundamentale të BE-së pranoheshin me fjalë. Por shumë rrallë mbështeteshin në aksione. Në fjalë të tjera, politikat tona më shumë janë pëlqyer se mbështetur. E politikat e fqinjit tanë janë pëlqyer më pak, por janë përkrahur më shumë. Fqinji jonë verior që është agresor dhe që provokon tensione e synon destabilizim sot strehon e mbron terroristët, por është Kosova që mbetet nën masat restriktive të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se loja e Serbisë mes Moskës dhe Brukselit, nuk duhet të tolerohet.

Familja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit
03/03/2025

Familja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë Bashkim Deliu nga Abria, dëshmitar i masakrës së familjes Deliu!***Bashkim...
03/03/2025

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë Bashkim Deliu nga Abria, dëshmitar i masakrës së familjes Deliu!
***
Bashkim Deliu nga Abria ka ndërruar jetë, duke lënë pas një histori dhimbjeje dhe sakrifice. Ai ishte dëshmitar i masakrës së familjes Deliaj, një tragjedi që i mori jetën pesë anëtarëve të familjes së tij.
Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë si një simbol i qëndresës dhe dhimbjes së popullit tonë.
Ngushëllime familjes Deliu dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan.

* Osmani takon ambasadorin Orav, diskutojnë për hapat E konsistuimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtitPresi...
03/03/2025

* Osmani takon ambasadorin Orav, diskutojnë për hapat E konsistuimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Osmani dhe Orav kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se Osmani ka shprehur mirënjohje angazhimin dhe prezencën e Misionit Vëzhgues të BE-së. Tutje në njoftim, Osmani ka ripërsëritur edhe rëndësinë e largimit të masave të padrejta

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit në vend, procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjermania reagon pas deklaratave të Trumpit për Kanadanë e GrenlandënGjermania i ka vërejtur deklaratat e presidentit të...
08/01/2025

Gjermania reagon pas deklaratave të Trumpit për Kanadanë e Grenlandën
Gjermania i ka vërejtur deklaratat e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, rreth Kanadasë dhe Grenlandës dhe i qëndron parimit ndërkombëtar se kufijtë nuk duhet të lëvizen me forcë, tha të mërkurën një zëdhënës qeveritar gjerman.
“Si gjithmonë, vlen parimi i respektueshëm i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe i Akordeve të Helsinkut, më saktësisht që kufijtë nuk duhet të lëvizen me forcë” – tha zëdhënësi qeveritar në një konferencë të rregullt për gazetarë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Zëdhënësi refuzoi të komentonte, kur u pyet se sa seriozisht po i merrte Gjermania deklaratat e Trumpit.
Të martën, Trumpi refuzoi që t’i përjashtonte veprimet ushtarake ose ekonomike për ta siguruar marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë dhe Grenlandës dhe gjithashtu e përmendi idenë e shndërrimit të Kanadasë në njërin nga shtetet e ShBA-së.
Në llogarinë e tij në rrjetin “Truth Social”, presidenti i zgjedhur amerikan ka publikuar dy harta ku Kanadaja paraqitet si pjesë e territorit të Shteteve të Bashkuara.
Ndaj deklaratave të Trumpit ka reaguar edhe Franca. Kryediplomati francez ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë sulme ndaj kufijve të vet.

🔴 Familja e Kadri Veselit 🥰 🙏
10/12/2024

🔴 Familja e Kadri Veselit 🥰 🙏

Kearns: Dështimi i Serbisë për ta arrestuar Radoiçiqin, inkurajon të tjerët të besojnë se do të gjejnë strehë të sigurt ...
04/12/2024

Kearns: Dështimi i Serbisë për ta arrestuar Radoiçiqin, inkurajon të tjerët të besojnë se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla
- - -

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar për sulmin terrorist që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në Varragë të Zubin Potokut më 29 nëntor.

Ligjvënësja britanike e ka quajtur sulmin si përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.

Sipas saj, dështimi i Serbisë për të arrestuar Milan Radoiçiqin dhe personat tjerë përgjegjës për sulmin në Banjskë, inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas këtyre akteve.

Deputetja britanike ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën, kundër terrorizmit

Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe depërtuar Milan Radoiçiqin dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla. Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns.

Address

Prishtinë
Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Koha për lajme posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share