19/11/2025
Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit ka mbaj konferencën ndër-rajonale “Shënimi i 20-vjetorit të Agjendës për Barazi Gjinore të Kosovës – 30 Vjet Pas Pekinit: Rruga Përpara”, e cila mblodhi përfaqësues institucionalë, ekspertë të barazisë gjinore dhe partnerë ndërkombëtarë nga vende të ndryshme të rajonit. Ngjarja vuri në fokus arritjet e Kosovës gjatë dy dekadave të zhvillimit të politikave në fushën e barazisë gjinore, duke theksuar zbatimin e mekanizmave institucionalë, fuqizimin e grave dhe avancimin e instrumenteve të integrimit gjinor si në nivel qendror ashtu edhe lokal.
Pjesëmarrësit adresuan gjithashtu sfidat ekzistuese, përfshirë nevojën për forcimin e mekanizmave të integrimit gjinor, qasjen e barabartë në burime dhe sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme politike. Në konferencë u prezantuan praktika të mira nga vendet e rajonit dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkufitar në përputhje me standardet ndërkombëtare, tri dekada pas Konferencës së Pekinit. Përmes kësaj ngjarjeje, Kosova rikonfirmoi përkushtimin e saj për avancimin e barazisë gjinore dhe për ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse që garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.
Konferenca u hap nga Drejtorja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, e cila theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje për të reflektuar mbi 20 vjet angazhimi institucional dhe shoqëror për barazi gjinore në Kosovë. Në fjalën e saj, ajo shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë partnerët institucionalë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët, bashkëpunëtorët rajonalë dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme punën e ABGJ-së, duke kontribuar drejt ndërtimit të politikave gjithëpërfshirëse dhe avancimit të agjendës gjinore në vend.
Në hapje të konferencës morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Albulena Haxhiu, Zëvendësdrejtorja e Komisionit Evropian Eva Palatova, Shefja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi, si dhe Drejtorja Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore.
Konferenca e ditës së parë kishe dy panele diskutimi
Nw panelin e parë u diskutua për Mekanizmat institucionalë të barazisë gjinore në frymën e CEDAW dhe Platformës së Pekinit – sfida dhe përpjekje dhe u moderuar nga Edona Hajrullahu
Paneli u përfaqësua nga Kika Babić Svetlin – Përfaqësuese e Agjencisë për Barazi Gjinore, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Refugjatëve, Bosnjë dhe Hercegovinë, Elisabeta Koza – Specialiste për Barazi Gjinore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Shqipëri
Biljana Pejović – Shefe e Departamentit për Çështje të Barazisë Gjinore, Ministria e Punëve të Njeriut dhe Pakicave, Mali i Zi, Gabriela Madzoska – Përfaqësuese e Ministrisë së Politikës Sociale dhe Demografisë, Maqedonia e Veriut
Ndërsa në panelin e dytë u diskutua, Kontributi i partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile në avancimin e të drejtave të grave dhe proceseve të barazisë gjinore, ku folës kryesor ishte Z. Hubert Perr – Shef i Bashkëpunimit, Zyra Evropiane në Kosovë dhe u moderua nga Pranvera Lipovica
Paneli i dytë u përfaqësua nga Henrik Riby – Zëvendësshef i Misionit, Ambasada e Suedisë në Prishtinë, Ermira Lubani – Specialiste Rajonale për Buxhetim të Ndjeshëm Gjinor, UN Women, Tankut Soykan – Zëvendës Shef i Zyrës, Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë Rrona Berisha – Menaxhere e Komponentëve të Programit dhe Pikë Fokale për Çështjet Gjinore, GIZ, Adelina Berisha – Udhëheqëse e Programit për Dhunë me Bazë Gjinore, RrGK, Vesa Batalli – Udhëheqëse e Programit dhe Zëvendësdrejtore Ekzekutive, OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve”
Konferenca e ditës së parë u mbyll me zotimin e institucioneve dhe partnerëve për të forcuar më tej politikat dhe veprimet konkrete që promovojnë barazinë gjinore, duke e pozicionuar Kosovën si një aktor aktiv në agjendën rajonale dhe ndërkombëtare të të drejtave të grave.
Kjo konferencë është mbështetur nga Un Women