17/09/2026
🪘FUZZ Improv Collective – Vol. 3🪇
Këtë të Shtunë kthehemi me “FUZZ Improv Collective Vol. 3”.
🌀FUZZ, si program eksperimental, vazhdon me u zhvillu, me provu formate të reja dhe me e definu gjithnjë e më shumë identitetin e vet.
Këtë edicion, Open Session do të jetë i hapur për të gjithë muzikantët nga ora 19:00 deri në 21:00. Prej orës 21:15 vazhdojmë me Curated Improv – sesione improvizuese me muzikantë të përzgjedhur paraprakisht.
❓FAQ: Cili është koncepti i “FUZZ Improv Collective”?
FUZZ Improv Collective është një hapësirë për improvizim, eksperimentim dhe krijim të përbashkët live.
Në FUZZ synojmë:
- me e dëgju njëri-tjetrin dhe me i dhënë hapësirë secilit muzikant me kontribu në atë që po krijohet;
- me eksperimentu lirshëm dhe me dalë jashtë zonave dhe zhanreve ku ndihemi më rahat;
- me provu ide, tinguj dhe qasje që ndoshta nuk i kemi provu më herët;
- me u fokusu në krijim origjinal në moment, pa u bazu në covers;
- me kriju përmes improvizimit, eksperimentimit dhe bashkëpunimit – live.
☯️FUZZ ka për qëllim edhe me i afru muzikantët me publikun. Për këtë arsye, eventi është i hapur për publikun gjatë gjithë mbrëmjes, për këdo që dëshiron me e përjetu muzikën dhe atmosferën që krijohet në këto sesione.
📅E Shtunë, 19 Shtator
⏰Prej 19:00
📍Defy Them
🎫Entrance – FREE