Artsport

Artsport Artsport është kanali sportiv i platformës Artmotion që synon të sjell ngjarjet më atraktive nga bota e sportit.

ASISTI 592 i dedikohet startit perfekt dhe historik të skuadrës më të vjetër të basketbollit në vendin tonë, KB Bashkimi...
28/10/2024

ASISTI 592
i dedikohet startit perfekt dhe historik të skuadrës më të vjetër të basketbollit në vendin tonë, KB Bashkimi.

Shtatë fitore pa humbje , ky është bilanci perfekt pas shtatë xhirove të ciklit të parë vjeshtor. Një fillim çfarë skuadra e Bashkimit kurrë në historik nuk e ka arritur madje as në edicionin 2017/18 kur ishte shpallur kampione për herë të parë dhe të vetme në historinë e pavarur të basketbollit kosovar nga 1991/92. Kosovo Basketball Federation

Fundjava solli tri ndeshje të shkëlqyeshme të elitës së basketbollit tonë ku lideri u takua me Pejën në Karagaq (KB Peja – KB Bashkimi) dhe riktheu rezultatin për fitore kurse kampionia e priti Borën dhe zhvilloi një ndeshje interesante. Dueli tjetër dramatik ishte ai i dy trajnerëve vendor, midis Endrit Elshani dhe Arbnor T Rifati ku në fund therandasit triumfuan ndaj komshinjve ( K.B. Golden Eagle YLLI- KB Proton Cable Prizreni).

Gjitha ndeshjet ishin të bukura dhe dramatike duke sjell xhiro të bukur dhe interesante të cilat sonte i analizojmë me mysafirin special që tash e 20 vjet nuk ishte në ASIST, ikona e Bashkimit dhe basketbollit mbarëkombëtar shqiptar, Bledar Gjecaj.

Analiza dhe përmbledhjet e gjitha ndeshjeve të xhiros së shtatë të ProCredit Superligës i përmbyllim me blloqet speciale Pesëshja dhe MVP i Javës e cila sjell befasi.

ASISTI 592 analizon edhe duelin Trepça – Caledonia në kuadër të FIBA Europe Cup ku mitrovicasit shfaqën lojë të mirë ndërsa vjen Superliga e Femrave dhe blloku shumë i dashur dhe unik, Shqiptarët në Botë.

Krejt në fund vjen ajka e ASISTIT me Top 10 Aksionet

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 591 super të pasur, direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova

21/10/2024

ASIST 591
i dedikohet startit perfekt dhe historik të skuadrës më të vjetër të basketbollit në vendin tonë, KB Bashkimi

Gjashtë fitore pa humbje , ky është bilanci pas gjashtë xhirove të para, një fillim çfarë skuadra e Bashkimit kurrë nuk e ka arritur madje as në edicionin 2017/18 kur ishte shpallur kampione për herë të parë dhe të vetme në historinë e pavarur të Kosovo Basketball Federation nga 1991/92.

Fundjava solli katër ndeshje të shkëlqyeshme të elitës së basketbollit tonë ku lideri u takua me ndjekësin (KB Bashkimi – Sigal KB Prishtina), i treti me të katërtin (KB TREPÇA – KB Peja), i gjashti me të pestin (KB Vëllaznimi – K.B. Golden Eagle YLLI) dhe përballja e fundit të tabelës (KB Proton Cable Prizreni – Bora Basketball).

Gjitha ndeshjet ishin të bukura dhe dramatike duke sjell pa dyshim xhiron më të bukur dhe më interesante deri tash kurse gjitha këto sonte i analizojmë me mysafirët e veçantë: Blerim Vuniqi, komentatorin dhe njërin prej basketbollistëve më të mirë të gjitha kohëve dhe Altin F. Sahiti ish basketbollistin dhe analistin në ASIST.

Analiza dhe përmbledhjet e gjitha ndeshjeve të xhiros së gjashtë të ProCredit Superligës i përmbyllim me blloqet speciale Pesëshja dhe MVP i Javës ku konkurrenca ishte e madhe kësaj radhe.

ASISTI 591 analizon edhe duelin Trepça – Ludwigsburgu në kuadër të FIBA Europe Cup ku mitrovicasit shfaën lojë shumë të mirë ndërsa do të rikthehen edhe Superliga e Femrave dhe blloku shumë i dashur dhe unik , Shqiptarët në Botë.

Krejt në fund vjen ajka e ASISTIT me Top 10 Aksionet

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 591 super të pasur, direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Prime BBVK3 në Klan Kosova

Adhurues të basketbollit ASISTI 571 rikthen aksionin komplet të basketbollit kosovar pasi që elita e Prince Cafe Superli...
04/03/2024

Adhurues të basketbollit

ASISTI 571 rikthen aksionin komplet të basketbollit kosovar pasi që elita e Prince Cafe Superligës Kosovo Basketball Federation me ndeshjet e xhiros 22 vazhdoi garat pas pushimit dyjavor.

Me këto ndeshje filloi cikli i fundit i pjesës së rregullt kurse gjendejn dhe formën aktuale të skuadrave do ta diskutojmë me mysafirin sonte Ismet Ferati, trajnerin e basketbollit

- Çka mendon për rezultatet e xhiros 22?
- Si e sheh formën e skuadrave?
- Kush ka bërë transferimie të forta së fundmi?
- Kush është favorit dhe kush mund të befasoj?
- Çka mund të vendos në fund për titull?

Këto dhe shumë më shumë në intervistën me Ismet Feratin

Natyrisht edhe sonte analiza e elitës së basketbollit kosovar me gjitha ndeshjet, duke veçuar duelin në Prizren midis Proton Cable dhe Sigal prishtins ku prizrenasit befasuan.
KB Vëllaznimi – KB Peja, KB Bashkimi – K.B. Golden Eagle YLLI, KB TREPÇA – KB Istogudhe KB Prizreni – KB Prishtina
së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në AsistiOnline.com

ASISTI 571 sjell edhe komplet lajmet e basketbollit femëror me Ligën Unike dhe Superligën, Ligën Ballkanike dhe si çdo të hënë blloku shumë i dashur e special Shqiptarët në Botë, së bashku me lajmet më interesante të javës NBA në ASIST.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 571 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova

28/03/2022

ASISTIT 488 ME SHUMË EKSKLUZIVE
Artmotion dhe Klan Kosova

21/02/2022
31/01/2022

⚡️PARALAJMËRIMI I ASISTIT 480 – SOT, E HËNË, 31.01.2022 ⚡️🤟

KAMPIONËT ARRIJNË FITOREN E 11-TË RADHAZI DUKE MPOSHTUR RIVALËT E PEJËS DHE SIGAL PRISHTINËS

ANALIZA KOMPLETE E JAVËS FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE, KONFERENCA PËR FINAL 8 KUPËN E KOSOVËS DHE PËRMBLEDHJA E JAVËS NË NBA, ABA DHE EUROLIGË

Për ju adhurues të basketbollit në Artmotion dhe Klan Kosova, ASISTI 480 sjell analizën complete dhe speciale të xhiros së nëntë në Ligën Unike në konkurrencën e meshkujve, të dytën për stinorin pranveror teksa në vikend u zhvillua java e 18-të e Artmotion Superligës ku u veçua ndeshja e zjarrtë dhe trilleri mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Si ja doli Ylli ta rikthej në minutat e fundit disavantazhin prej 13 pikëve për të fituar kundër Pejës?

Cila është Pesëshja e Javës dhe MVP i xhiros së 17-të të Artmotion Superligës?

ASISTI 480 sjell edhe analizën e detajuar nga fitorja e madhe e Sigal Prishtinës në Delasport Balkan League kundër Ironi Naharyiat. Si ja dolën prishtinasit ta fitojnë këtë ndeshje të rëndësishme dhe kush ishin lojtarët kryesor në suksesin ndaj izraelitëve në Ligën Ballkanike, këtë do ta mësoni në analizën e ASISTIT 480.

Për më tepër, sonte ASISTI sjell më të rejat e basketbollistëve tanë që luajnë nëpër botë, në kuadër të bllokut unik, Shqiptarët në Botë në ASIST.

Si zakonisht , pjesa e fundit i dedikohet përmbledhjeve të ligave më të forta ndërkombëtare: Raportet nga liga më e fortë rajonale evropiane ABA Liga e cila transmetohet ekskluzivisht në
ARTMOTION , Euroleague-a dhe natyrisht bllokun e përmbyllim duke fluturuar përtej Oqeanit Atlantik në NBA prej nga sjellim përmbledhjen javore dhe lajmet më interesante nga kjo gjithësi e
basketbollit, me theks të veçant duelet mes Lakers – Brooklyn dhe Golden State – Brooklyn teksa poashtu mësojmë më të rejat nga votimet për All-Star.

Kush janë kapitenët dhe njëkohësisht më të votuarit në Lindje dhe Perëndim?

Zgjedhja e cilit prej lojtarëve si startues në All-Star ka krijuar polemika të mëdha në SHBA?

Çka po ndodh në luftën për playoff nga perëndimi dhe a kanë arritur të këndellen skuadrat e mëdha të Lakers dhe Celtics?

Gjitha këto dhe shumë më tepër ju presin sonte në kuadër të episodit 480 të emisionit të parë dhe të vetëm për basketboll në shqiptari: ASIST.

Krejt në fund vjen ajka: TOP 10 aksionet e javës në ASIST.

E hënë me fillim nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe dhjetë minuta pas mesnate në Klan Kosova.

KËNAQUNI!

24/01/2022

⚡️⚡️ PARALAJMËRIMI I ASISTIT – SOT, E HËNË, 24.01.2022 ⚡️⚡️

ASISTI 479 - STARTI I NXEHTË I PRANVERËS NË LIGËN UNIKE DHE KRITIKA PËR TEMPERATURA POLARE NË PALESTRA

ANALIZA KOMPLETE E 6 LIGAVE KOMBËTARE E MBARËKOMBËTARE DHE PËRMBLEDHJA NGA NBA MLK DAY 2022

Për ju adhurues të basketbollit në Artmotion dhe Klan Kosova, ASISTI 479 sjell analizën komplete dhe speciale të xhiros së tetë të Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve, të parës për stinorin pranveror teksa në vikend u zhvillua java e 17-të e Artmotion Superligës nga e cila u veçua derbi klasik mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Cila prej skuadrave shkëlqeu në rikthim të Ligës Unike dhe cila bëri befasi?

Cila është Pesëshja e Javës dhe MVP i xhiros së 17-të të Artmotion Superligës?

ASISTI 479 sjell edhe analizën e detajuar nga dueli i prishtinasve në Delasport Balkan League kundër Ibrit të Rozhajës. Çka dhe pse i ndodhi ajo që i ndodhi Sigal Prishtinës në ndeshjen kundër skuadrës malazeze në Ligën Ballkanike, këtë do ta mësoni në analizën e ASISTIT 479

Për më tepër, sonte ASISTI sjell më të rejat e basketbollistëve tanë që luajnë nëpër botë, në kuadër të bllokut unik Shqiptarët në Botë në ASIST.

Si zakonisht , pjesa e fundit i dedikohet përmbledhjeve të ligave më të forta ndërkombëtare: raportet nga liga më e fortë rajonale evropiane ABA Liga e cila transmetohet ekskluzivisht në ARTMOTION , Euroleague-a dhe natyrisht bllokun e përmbyllim duke fluturuar përtej Oqeanit Atlantikë në nBA prej nga sjellim përmbledhjen javore dhe lajmet më interesante nga kjo gjithësi e basketbollit, me theks të veçantë nga multi-transmetimet maratonike të NBA 360 dhe NBA MLK DAY 2022

Cilat yje kanë më së shumti vota për “All-Star” dhe kush pritet të jenë kapitenët?

Kush është lideri në garën për çmimin e MVP?

Çka po ndodh me skuadrat favorite dhe pse po hasin në probleme
Lakers, Clippers dhe Celtics?

Gjitha këto dhe shumë më tepër ju presin sonte në kuadër të episodit 479 të emisionit të parë dhe të vetëm për basketboll në shqiptari: ASIST.

Krejt në fund vjen ajka: TOP 10 aksionet e javës në ASIST.

E hënë me fillim nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe dhjetë minuta pas mesnate në Klan Kosova.

KËNAQUNI !

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Artsport posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category