Kosovalive

Kosovalive Media as a Means of Education, Dialogue and Equality
www.kosovalive.org

Dy ditë plot energji, mësim dhe bashkëpunim me të rinjtë në Kamenicë!Në kuadër të projektit “Safeline: Kamenica – Saraje...
01/04/2026

Dy ditë plot energji, mësim dhe bashkëpunim me të rinjtë në Kamenicë!

Në kuadër të projektit “Safeline: Kamenica – Sarajevo: Digital Safety and Mental Health in Youth”, organizuam një trajnim dy-ditor me pjesëmarrjen e të rinjve nga Kamenica dhe komuna të tjera.

Dita e parë iu kushtua sigurisë digjitale, e udhëhequr nga eksperti Veton Xhelili, ku pjesëmarrësit eksploruan rreziqet online, mbrojtjen e të dhënave personale dhe praktikat për një përdorim më të sigurt të teknologjisë.

Dita e dytë u fokusua në shëndetin mendor, duke ofruar një hapësirë të sigurt për diskutim, reflektim dhe ndarje përvojash mbi mirëqenien emocionale bashk me psikologen Fjolla Ramadani.

Punëtoria u karakterizua nga një qasje interaktive, me ushtrime praktike, diskutime në grup dhe angazhim aktiv të pjesëmarrësve, duke e bërë përvojën sa edukative aq edhe inspiruese.

Ky projekt është një hap drejt fuqizimit të të rinjve për të ndërtuar një mjedis më të sigurt digjital dhe për të promovuar mirëqenien mendore.

Falënderim i veçantë për (Regional Youth Cooperation Office) dhe Qeverinë Gjermane () për mbështetjen!

Sot në Parkun Teknologjik në Kamenicë mbajtëm takimin hapës (Kick-off) të projektit “Safeline: Kamenica – Sarajevo: Digi...
24/03/2026

Sot në Parkun Teknologjik në Kamenicë mbajtëm takimin hapës (Kick-off) të projektit “Safeline: Kamenica – Sarajevo: Digital Safety and Mental Health in Youth”.

Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë duke adresuar sigurinë digjitale dhe shëndetin mendor, duke kontribuar gjithashtu në avancimin e agjendës YPS (Youth, Peace and Security) dhe iniciativës RYCOgnizing YPS, duke promovuar rolin aktiv të të rinjve në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Gjatë takimit, projekti u prezantua nga Menaxherja e Projektit, Arnisa Aliqkaj, e cila ndau objektivat, aktivitetet dhe ndikimin e pritur të këtij bashkëpunimi.
Falënderim i veçantë për (Regional Youth Cooperation Office) dhe Qeverinë Gjermane () për mbështetjen, si dhe për partnerin tonë Udruženje za digitalnu transformaciju – BiH dhe z. Kemal Kačapor për bashkëpunimin.

Mirënjohje edhe për Komunën e Kamenicës, në veçanti znj. Arta Bajraliu (Nënkryetare) dhe z. Selami Klaiqi (Drejtor për Komunal dhe Arsim), si dhe për drejtorët dhe psikologët e shkollave në Kamenicë dhe rrethina e saj për kontributin e tyre.

Po ashtu, paneli diskutues solli perspektiva të vlefshme nga:
Xhevrije Krasniqi – Psikologe
Gonxhe Sylaj – Eksperte e Sigurisë Kibernetike
Bjondina Hasani – Studente e Sigurisë Kibernetike dhe përfaqësuese e të rinjve
Valina Berisha – Ambasadore e të rinjve për Siguri Kibernetike

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të rëndësishëm për të krijuar një mjedis më të sigurt digjital dhe për të mbështetur mirëqenien mendore të të rinjve tanë.

Thirrje për pjesëmarrësSafeLine: Digital Safety & Mental Health WorkshopsKosovaLive hap thirrjen për të rinj (16–30 vjeç...
09/03/2026

Thirrje për pjesëmarrës

SafeLine: Digital Safety & Mental Health Workshops

KosovaLive hap thirrjen për të rinj (16–30 vjeç) për të marrë pjesë në punëtoritë interaktive mbi sigurinë digjitale dhe shëndetin mendor në kuadër të projektit, do të organizohën 4 punëtori me tema kryesore:

-Si të mbrohemi nga cyberbullying dhe gjuha e urrejtjes
-Si të identifikojmë dezinformimin
-Ndikimi i hapësirave digjitale në shëndetin mendor
-Ndërtimi i reziliencës emocionale
-Roli i të rinjve në krijimin e hapësirave digjitale më të sigurta

Punëtoritë do të jenë interaktive, praktike dhe të bazuara në diskutim, me ekspertë të fushës dhe facilitues rinorë.

Kush mund të aplikojë?
-Të rinj 16–30 vjeç
Inkurajohen veçanërisht:
-Vajza dhe gra të reja
-Të rinj nga zona rurale

Çfarë përfitoni?
-Njohuri praktike dhe aftësi konkrete
-Certifikatë pjesëmarrjeje
-Mundësi për t’u përfshirë në aktivitete të mëtejshme të projektit
-Networking me të rinj dhe profesionistë

Pas aplikimit do të njoftoheni për datat dhe vendin e punëtorive.

Aplikimi bëhet përmes formularit online të cilin e gjeni në bio.
 
Projekti zbatohet në kuadër të skemës së granteve RYCOgnizing YPS, mbështetur nga German Cooperation dhe implementuar nga Regional Youth Cooperation Office - RYCO .

The following activity received support through RYCOgnizing YPS granting scheme, supported by German Cooperation and implemented by RYCO.

Dhunë me bazë gjinore:- Një në tre gra (rreth 33%) përjetojnë dhunë fizike ose seksuale nga një partner intim ose dhunë ...
09/12/2024

Dhunë me bazë gjinore:
- Një në tre gra (rreth 33%) përjetojnë dhunë fizike ose seksuale nga një partner intim ose dhunë seksuale nga një person që nuk është partner, gjatë jetës së tyre. Kjo është një shqetësim global që prek miliona gra çdo vit. 🌍 (Burimi: Kombet e Bashkuara, World Bank)
- 40-70% e grave kanë përjetuar dhunë fizike, seksuale ose emocionale nga partnerët e tyre. Kjo ka pasojë të rëndë në shëndetin mendor dhe fizik të grave, duke përfshirë dëmtime dhe trauma të përhershme. (Burimi: Organizatë Botërore e Shëndetësisë)
- 70% e viktimave të dhunës seksuale janë gra dhe vajza. Në shumë raste, këto akte dhune mbeten të padënuara për shkak të frikës nga stigmatizimi dhe mungesës së mbështetjes. (Burimi: UN Women)

Në Kosovë:
- 41% e grave kanë përjetuar dhunë fizike, emocionale ose seksuale nga partnerët e tyre në jetën e tyre. Ky është një shqetësim që kërkon veprim të menjëhershëm. 🏠 (Burimi: Rrjeti i Grave të Kosovës)
- Vetëm 15% e rasteve të dhunës në familje janë denoncuar dhe të pastruar në sistemin juridik, duke treguar një nevojë urgjente për mbështetje dhe përmirësim të mekanizmave ligjorë dhe të mbështetjes për viktimat. ⚖️ (Burimi: OSBE)

Çdo grua ka të drejtën për të jetuar pa frikë dhe dhunë. Të gjithë mund të bëjmë ndryshimin – duke ngritur zërin, duke mbështetur viktimat, dhe duke kërkuar një të ardhme me barazi dhe pa dhunë. 🌍
Mos hesht! Ndihmo tani për një botë më të drejtë dhe më të sigurt për të gjitha gratë dhe vajzat.

Sot, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë🤩, u mbajt punëtoria “EmpowerHer Cyber Safety,” ❤️e organizuar nga  në b...
25/11/2024

Sot, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë🤩, u mbajt punëtoria “EmpowerHer Cyber Safety,” ❤️e organizuar nga në bashkëpunim me Kosovalive. Kjo ngjarje kishte për qëllim fuqizimin e vajzave përmes edukimit mbi sigurinë kibernetike dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme.

Workshopi filloi me një prezantim nga ✨Xhanan Karaqa✨, Head of Security në NLB Banka, e cila theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike në epokën dixhitale. Ajo ndau praktikat më të mira dhe sfidat kryesore për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave, duke nxitur diskutime të frytshme me pjesëmarrëset.

Pas një pushimi të shkurtër 🍫🥤, aktivitetet vazhduan me Arnisa Aliqkaj 🤩✨ psikologe organizative dhe themeluese e Myellin OPS, me një përvojë të gjerë në fushën e teknologjisë. Ajo u fokusua te ndikimi i cyberbullying dhe sigurisë kibernetike në shëndetin mendor, duke ofruar këshilla praktike për ruajtjen e mirëqenies psikologjike dhe përballimin e sfidave dixhitale.

Një ditë inspiruese dhe e mbushur me njohuri, ku vajzat patën mundësinë të mësojnë dhe të fuqizohen për një të ardhme më të sigurt online!

Global Entrepreneurship Week Kosovo

📢 KosovaLive mbajti ngjarjen përmbyllëse të projektit “Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin”. Ky projekt ...
25/07/2024

📢 KosovaLive mbajti ngjarjen përmbyllëse të projektit “Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin”. Ky projekt kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe aftësive për të dalluar dhe luftuar dezinformimin në media.
🔍 Në kuadër të eventit përmbyllës, u prezantua hulumtimi i realizuar në kuadër të projektit “Mungesa e Edukimit Medial në Kosovë”. Ky hulumtim nxori në pah disa nga sfidat kryesore që përballen qytetarët dhe gazetarët në Kosovë për sa i përket edukimit medial dhe ndikimit të dezinformimit.

🗣️ Gjatë ngjarjes, u zhvillua një bashkëbisedim mes panelistëve dhe pjesëmarrësve, ku u diskutuan gjetjet e hulumtimit dhe u ndanë përvoja të ndryshme. Diskutimi u fokusua në sfidat që përballen gazetarët e rinj në Kosovë dhe rëndësinë e edukimit medial për të forcuar gazetarinë dhe për të luftuar dezinformimin.

🎓 Po ashtu, 18 pjesëmarrës në kuadër të programit Internship dhe Mentorship u certifikuan, duke e përfunduar me sukses praktikën e tyre në KosovaLive.

📚 Kjo ngjarje shërbeu si një platformë e rëndësishme për të diskutuar sfidat dhe për të propozuar zgjidhje konkrete për përmirësimin e edukimit medial në vendin tonë.

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Erlidën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Erlida Mulaku është studente në vitin e dytë në De...
10/05/2024

🌟 Njihuni me Erlidën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Erlida Mulaku është studente në vitin e dytë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Krahas studimeve ajo ndjek edhe trajnime nga fusha më të ndryshme.

Në veçanti, Erlida ka marrë pjesë në disa trajnime të specializuara, duke përfshirë Shkollën për Hulumtime Gazetareske në Prokurim Publik dhe Trajnimin për Mendim Kritik dhe Mediat Sociale.

Përveç kësaj, ajo ka ndjekur trajnime të tjera që i përfshijnë temat e Komunikimit, Leadership-it dhe Avokimit, si dhe Mentorimin e bashkëmoshatarëve.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin,"Erlida i shkroi artikullin "Kush dhe pse po i thotë “jo” shkollimit?" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:
📲 Lexoni artikullin këtu: https://kosovalive.org/.../kush-dhe-pse-po-i-thote-jo.../

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Albinotën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Albinota Krasniqi, ka përfunduar studimet Bachel...
18/04/2024

🌟 Njihuni me Albinotën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Albinota Krasniqi, ka përfunduar studimet Bachelor në drejtimin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka zgjeruar horizontet e saj akademike dhe profesionale duke qenë pjesë e programit CCI (Community College Initiative), ku ka studiuar për një vit në Kolegjin DuPage, Illinois, SHBA, në drejtimin e Edukimit Medial.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Albinota ka përfituar një praktikë gjashtëmujore në revistën e kolegjit, The Courier, duke shkruar artikuj të ndryshëm në lidhje me kolegjin dhe komunitetin lokal. Kjo përvojë i ka dhënë asaj një kuptim më të thellë të gazetarisë dhe punës së redaksisë.

Aktualisht, Albinota punon si menaxhere e rrjeteve sociale në kompaninë e marketingut IMD (Integral Marketing Design).

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin," Albinota shkroi artikullin " Një sfidë e madhe: përballja e të diplomuarve me tregun e punës" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://shorturl.at/jqzX9

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

17/04/2024

Thirrja për ndërgjegjësim - Zëri i komuniteteve duhet të ndëgjohet

Kushtet e rënda ekonomike të këtyre komuniteteve çojnë në përjashtimin e tyre nga pjesëmarrja në të gjitha fushat e jetës.

“Në shumë raste, pjesëtarët e komuniteteve egjiptjan, ashkali dhe rom kanë hasur në pengesa dhe diskriminim në arsim.

Kjo ka ndikuar në nivelin e lartë të analfabetizmit dhe nivelin e ulët të suksesit në shkollë.

Për të adresuar këtë problem, është e rëndësishme që të merren masa për të siguruar qasje të barabartë në arsim dhe për të ofruar mbështetje shtesë për studentët dhe nxënës nga këto tri komunitete.

Ndiqni videon e krijuar nga Yllka Ramadani në kuadër të projektit “Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin”.

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe mundësohet nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjerman

🌟 Njihuni me Donikën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Donika Fetahu ka përfunduar studimet në Fakultetin...
16/04/2024

🌟 Njihuni me Donikën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Donika Fetahu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin “Hasan Prishtina”. Ajo ka tre vjet përvojë pune në fushën e gazetarisë, duke mbuluar një gamë të gjerë temash me përkushtim dhe profesionalizëm.

Përveç punës së saj si gazetare, Donika ka marrë pjesë në kurse dhe trajnime të ndryshme për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e saja në fushën e gazetarisë. Ajo gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse në aktivitetin "From conflict to reconciliation" të organizuar nga YIHR në Beograd, që synon të sjellë pajtim dhe përmirësim të marrëdhënieve pas konflikteve.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin," Donika shkroi artikullin "Mungesa e përkrahjes nga shteti po i shtynë fermerët të heqin dorë nga punimi i tokave" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://shorturl.at/gvyOY

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Artën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Arta Drenica, ka përfunduar studimet Bachelor për Ko...
04/04/2024

🌟 Njihuni me Artën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Arta Drenica, ka përfunduar studimet Bachelor për Komunikim Masiv dhe Gazetari. Gjatë kohës së studimeve, Arta ka qenë e përfshirë në shumë aktivitete ku ndër to ishte edhe në Institutin për Demokraci dhe Zhvillim (D4D), duke shërbyer si raportuese e lajmeve toksike në rrjetet sociale. Kjo përvojë e ka pajisur atë me një kuptim më të thellë të sfidave të medias moderne dhe rëndësisë së saj në trajtimin e çështjeve shoqërore të rëndësishme.

Gjithashtu, ajo ka qenë e përfshirë në projekte arsimore në kuadër të fakultetit "AAB," duke treguar përkushtim ndaj arsimit dhe ndërtimin e një rrjeti profesional të gjerë në fushën e komunikimit.

Arta ka ndjektur trajnime të vazhdueshme në KosovaLive dhe tashmë për më shumë se një vit ajo është e punësuar. në Agjencinë e Lajmeve "Kosovapress".

Tema të cilat ajo i trajton me pasion dhe përkushtim janë ato sociale, arsimore dhe të sigurisë, duke reflektuar angazhimin e saj për të adresuar çështje të rëndësishme shoqërore përmes mediumit të informimit.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin," Arta shkroi artikullin "Pasiguri në shkollat e kryeqytetit, rastet e dhunës dhe armët e ftohta janë rutinë" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://shorturl.at/imsY3

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Albulenën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Albulena Berisha, 23 vjeçe nga qyteti i Rahoveci...
03/04/2024

🌟 Njihuni me Albulenën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Albulena Berisha, 23 vjeçe nga qyteti i Rahovecit, e cila përfundoi studimet Bachelor në Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës. Më pas ajo vazhdoi me studimet master në drejtimin e Studimeve Evropiane dhe Administratës Publike në të njëjtin universitet. Gjatë studimeve të saja, ajo mori pjesë në shumë konferenca dhe seminare të organizuara nga organizata të ndryshme, duke përfshirë PEN dhe National Youth Congress.

Në periudhën e saj të studimeve master, Albulena mori pjesë në programin Erasmus+ për tre herë radhazi, duke u bërë studente në Universitetin e Salzburgut në Austri. Kjo përvojë e arritur nëpërmjet studimeve dhe punës praktike në Institute of Region of Europe-IRE në Salzburg e ka ndihmuar atë të zhvillojë perspektiva të reja dhe të thellojë njohuritë e saj.

Aktualisht, Albulena është duke punuar në temën e saj të diplomes në kuadër të studimeve të saj master dhe është e apasionuar për artin, kulturën dhe muzikën.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi mediatik si mjet për të luftuar dezinformimin," Albulena shkroi artikullin " Synimi i një ngritjeje tjetërfare profesionale, tejkalon sfidat e studimit jashtë vendit" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://shorturl.at/bhnNR

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+38344730000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosovalive posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category