TV Opinion - Prizren

TV Opinion - Prizren Pershendetje nga kryeqyteti historik shqiptar, Prizreni

PROKURORIA E PRIZRENIT SEKUESTRON DHE KËRKON SH*TJEN E DY KAMIONËVE QË TRANSPORTONIN ZHAVORR NË MËNYRË TË KUNDËRLIGJSHME...
27/09/2024

PROKURORIA E PRIZRENIT SEKUESTRON DHE KËRKON SH*TJEN E DY KAMIONËVE QË TRANSPORTONIN ZHAVORR NË MËNYRË TË KUNDËRLIGJSHME

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka sekuestruar dy kamionë që po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme. Bëhet e ditur se kamionët janë vë në sh*tje.
“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara është lëshuar urdhri ndalues i përkohshëm dhe gjithashtu brenda afatit ligjor, për mjetet e kryerjes së veprës penale më datë 27.09.2024 është paraqitur kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar, me masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar – sh*tjen e pasurive të specifikuar/kamionëve për çmim të tregut”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës, Inspektorët e KPMM-së dhe Inspektorët Komunal, në fshatin Landovicë – Komuna e Prizrenit, në dy raste të ndara ka ndaluar vozitësit e dy kamionëve, të cilët po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme. Sipas Prokurorisë dyshohet se zhavori është përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit kërkon ndalimin e aktiviteteve ilegale me mjete motorike në Parkun Kombëtar “Sharri”Ag...
27/09/2024

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit kërkon ndalimin e aktiviteteve ilegale me mjete motorike në Parkun Kombëtar “Sharri”

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave ndaj aktiviteteve ilegale me mjete motorike në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri”.

AMMK përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka bërë të ditur se në vazhdimësi është duke u ballafaquar me probleme të shumta të veprimeve ilegale në territorin e parkut, raporton Telegrafi.

“Së fundmi janë shtuar rastet e veprime ilegale të motoristëve dhe veturave për bjeshkatari duke shfrytëzuar ilegalisht terrenin e Parkut Kombëtar “Sharri” për lëvizje dhe gara të ndryshme në pronat publike dhe private”, thuhet në reagimin e AMMK-së.

Këto veprime, sipas Agjencisë, po shkaktojnë ndërhyrje të drejtpërdrejt në prishjen e peizazheve natyrore, ndotjen e mjedisit, krijimin e mbeturinave si dhe po ndikojnë negativisht në shqetësimin e kafshëve të egra që jetojnë në këto zona me vlera të mëdha te biodiversitetit.

“Përkundër përpjekjeve dhe paralajmërimeve të vazhdueshme për parandalimin e këtyre aktiviteteve ilegale përmes shkresave informuese, kërkesave dërguar Policisë së Kosovës që të ndalojë këto aktivitete, kallëzimeve penale, vërejtjeve etj., deri më sot nuk janë përfillur veprimet e AMMK përkatësisht të stafit të DAPK ’Sharri’”, thuhet në reagimin e AMMK-së.

Aty theksohet se në javët dhe muajt në vazhdim, me qëllim të parandalimit të këtyre aktiviteteve ilegale do të intensifikohen angazhimet në bashkëpunim me institucionet relevante, raporton Telegrafi.

“Do të veprohet përmes ndërmarrjes së masave shtesë, në kuadër të së cilave ndaj kryerësve të këtyre veprimeve do të shqiptohen gjoba bazuar në legjislacionin në fuqi, do të konfiskohen mjetet motorike si dhe do të ngriten kallëzime penale për shkeljet ligjore”, thuhet në reagim.

AMMK përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” përmes këtij paralajmërimi ka kërkuar nga të gjithë ata që janë duke kryer këto veprime që të tërhiqen nga këto aktivitete ilegale, “sepse në të kundërtën do të përballen me masa ligjore përkatëse”.

Osmani publikon foto me Presidentin Biden dhe Zonjën e Parë të ShBA’së: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonëPre...
27/09/2024

Osmani publikon foto me Presidentin Biden dhe Zonjën e Parë të ShBA’së: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e ShBA’së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë të ShBA’së, Jill Biden, dhe kanë realizuar foton tradicionale që lideret e shteteve bëjnë me çiftin presidencial të ShBA’së, gjatë pritjes së organizuar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raporton Express.

Krahas fotos, Osmani ka shkruar “Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tone”.

“Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”, ka shkruar Osmani.

Kuvendi dështon t’i votojë tri marrëveshje ndërkombëtare, s’ka kuorumKuvendi i Kosovës ka dështuar të ratifikojë tri mar...
26/09/2024

Kuvendi dështon t’i votojë tri marrëveshje ndërkombëtare, s’ka kuorum

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të ratifikojë tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme, në mungesë të kuorumit, raporton Express.

Projektligji i parë që u hodh në votim ishte ai për për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

“Nuk ka kuorum për ta votuar këtë marrëveshje ndërkombëtare. I mbetet një seance të ardhshme”, ka deklaruar Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në mungesë të kourumit, Kuvendi s’arriti ta kalojë as Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore. Në votim morën pjesë 74 deputetë.

Marrëveshja e tretë që dështoi të miratohej ishte ajo për kredi mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.

Haradinaj për blerjen e rrymës: Pushteti nuk i ka shërbyer shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetik...
26/09/2024

Haradinaj për blerjen e rrymës: Pushteti nuk i ka shërbyer shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka listuar disa nga ‘gabimet’ sipas tij të Qeverisë Kurti në lidhje me rrymën.

Ai ka thënë se për dy vite shteti i Kosovës ka paguar rrymë 4.5 herë më shumë apo 282€ milionë më shumë se kur ishte ai kryeministër.

Sipas tij, për dy vjet mesatarja e pagesës ditore për rrymë elektrike është hiç më pak se 500.000 euro në ditë.

“Më shanë e më fyen sepse deshta që Kosova C të prodhonte rrymë me çmim prej 83€. E morën pushtetin dhe blejtën rrymë në vitin 2022 me çmim mesatar prej 268.82€ dhe në vitin 2023 prej 129€. I shërbyen jo shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike. Figurat kryesore të VV-së po i heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, por një dihet; se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit aktual të Kosovës. Krenohej nga foltorja e Parlamentit “se ka ç’montuar Contour Globalin”, po del se ka dashtë ta ç’montojë popullin e vet”, ka shkruar Haradinaj.

Shkatërrohen tri parcela me kanabis në MalishevëNjësitë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Gj...
26/09/2024

Shkatërrohen tri parcela me kanabis në Malishevë

Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Gjakova kanë zbuluar dhe shkatërruar tri parcela të mbjella me 1757 fije kanabis.

Aksioni është realizuar në orët e para të mëngjesit të 21 shtatorit në një zonë të Malishevës, ku pas verifikimit dhe dokumentimit të rastit, bimët janë shkatërruar në vend-ngjarje.

Policia njofton se hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar personat përgjegjës për këtë veprimtari të paligjshme.

Organet e hetuesisë janë angazhuar maksimalisht për të luftuar kultivimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike në mbarë vendin.

Kurti kujton dy masakra të regjimit të Millosheviqit, u kryen me 26 shtator të 98-tësKurti kujton dy masakra të regjimit...
26/09/2024

Kurti kujton dy masakra të regjimit të Millosheviqit, u kryen me 26 shtator të 98-tës

Kurti kujton dy masakra të regjimit të Millosheviqit, u kryen me 26 shtator të 98-tës

Postimi i plotë:

“Kur i pashë trupat e vajzave dhe nënës së tyre, ishte e qartë që ato kishin ikur dhe kishin provuar të fsheheshin nën shkurre. E kuptova që ata burrat i kishin kërkuar dhe i kishin qëlluar me armë aty ku i kishin gjetur. Kishte edhe anëtarë të tjerë të familjes të vrarë përreth. Ishte e qartë që ata ishin përpjekur të zvarriteshin nëpër pyll për të shpëtuar. Isha i shokuar nga brutaliteti, urrejtja…” Kështu rikujton gazetari dëshmitar, Wade Goddard, që dëshmoi para botës me fotografi masakrën e parë në Abri të Epërme të Drenasit. Më 26 shtator 1998, pjesëtarë të tri njësive të policisë së Serbisë dhe kontigjente të Ushtrisë Jugosllave, hynë në fshat. Anëtarët e familjes Deliu po strehoheshin në mal. Ata i qëlluan nga afërsia e pastaj ua gjymtuan kufomat. Masakra e Abrisë është një nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Për të askush nuk është dënuar. Atë ditë i masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu. Më i moshuari ishte Fazli Deliu 94 vjeç. Më i riu, u privua nga jeta që në barkun e nënës. Luljetës shtatzënë ia prenë barkun me foshnjën e palindur. E vranë edhe Mihanen, në krah me të birin, Mirin. Mihane Gashani Deliu, më 25 shtator kishte pasur ditëlindjen e 28-të. Valmir Deliu, më 21 shtator, kishte pasur ditëlindjen e dytë. Diturije Deliu, foshnja që ishte gjetur e gjallë në kraharorin me gjak të nënës, nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor 1998, rrugës për në fshatin Tërdec, derisa po dërgohej te një mjek i luftës. I kishte vetëm 95 ditë jetë. Më 26 shtator 1998, forcat e armatosura serbe hynë edhe në fshatin Gollubovc të Malishevës. Aty i vranë 13 burra shqiptarë, civilë të paarmatosur. Pas torturave disa orëshe, ata i shtrinë përtokë, me duar pas koke. U ekzekutuan nga policia, një nga një, me nga dy plumba. Për këto krime askush nuk është dënuar. Në përvjetorin e 26-të, përkujtojmë 23 martirët e masakrës në Abri të Epërme dhe 13 martirët e vrarë në Gollubovc. Përkujtojmë Valdet Xhemajlin, Vesel Demakun e Afrim Hajdarajn, që ranë dëshmor atë ditë, duke mbrojtur popullatën civile. Nuk i harrojmë të rënët në rrugën e vështirë deri te çlirimi. Nderojmë kujtimin për ta duke u angazhuar për forcimin e Republikës sonë. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! I përmotshëm qoftë përkujtimi i të gjallëve për ta” shkruan Kurti në Facebook.

Osmani i shtrëngon duart me Biden, Shtëpia e Bardhë e ftoi bashkë me më shumë se 30 liderë në takimin për UkrainënPresid...
26/09/2024

Osmani i shtrëngon duart me Biden, Shtëpia e Bardhë e ftoi bashkë me më shumë se 30 liderë në takimin për Ukrainën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shtrënguar duart me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, por edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Ajo e ka falënderuar Shtëpinë e Bardhë që e ftoi t’u bashkohet liderëve botërorë në një samit për Ukrainën që u mbajt në kuadër të javës së nivelit të lartë të OKB-së në New York.

“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Vazhdon ardhja e ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, KFOR: Po testohet dislokimi i shpejtë i trupave shtesëKFOR-i ka njo...
25/09/2024

Vazhdon ardhja e ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, KFOR: Po testohet dislokimi i shpejtë i trupave shtesë

KFOR-i ka njoftuar se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretësirë së Bashkuar po vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë si “një forcë rezervë e caktuar në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”.

“Personeli dhe automjetet zbarkuan në Durrës të Shqipërisë dhe do të lëvizin përmes rrugëve për në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i.

KFOR-i thotë se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire “do të punojë së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it, në një stërvitje rutinë të stërvitjes së provave operative, deri në fund të tetorit”.

“Qëllimi i këtij ushtrimi është t’i testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në komunikatë.

Në përfundim të stërvitjes, KFOR-i thotë se “kontingjenti do të zhvendoset dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar”.

“KFOR-i do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve të personelit ushtarak dhe automjeteve në mbështetje të kësaj stërvitjeje”, thuhet në komunikatë.

Shtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit në BanjskëPër shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimi...
25/09/2024

Shtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit në Banjskë

Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kërkoi të ndërprehet seanca fillestare në rastin “Banjska” me arsyetimin se kanë pranuar shkresat e lëndës në mënyrë elektronike dhe me vonesë, seanca u ndërpre.

Fillimisht, mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, avokati Ljubimir Pantoviq kërkoi ndërprerje të seancës me arsyetimin se shkresat i ka pranuar në mënyrë elektronike dhe jo fizikisht. Ky deklarim i Pantoviq u përkrah edhe nga mbrojësit e të akuzuarve Maksimoviq dhe Toliq, avokatët Jovana Filipoviq dhe Millosh Deleviq.

Në anën tjetër, avokati Koci tha se kërkesa s’ka mbështetje ligjore sepse kanë mundur që ato shkresa t’i printojnë vetë

Kurse, prokurori special Naim Abazi tha se ka qenë e pamundur që shkresat e lëndës të dorëzohen fizikisht, andaj i kanë dorëzuar në mënyrë elektronike.

Më pas, gjyqtari Hoti tha se konsiderojnë që Prokuroria e ka përmbushur obligimin ligjor të dorëzimit të shkresave të lëndës, andaj kërkoi që të kalohet me leximin e aktakuzës.

Mirëpo, avokati Pantoviq kërkoi sërish fjalën, duke thënë se shkresat i kanë pranuar në mënyrë elektronike të hënën pasdite dhe se nuk janë pëgatitur për seancë pasi që aktakuza është voluminoze dhe se të mbrojturit e tyre nuk e dijnë përmbajtjen e saj.

E prokurori Abazi tha se është e papranueshme kërkesa për shtyrje të shqyrtimit fillestare pasi që aktakuza dhe shkresat e lëndës janë dorëzuar dhe për këtë kanë dëshmi.

Më pas, Gjykata mori aktvendim dhe ndërpreu shqyrtimin fillestar, me qëllim që të akuzuarit të pajisen me akuzën dhe ta dijnë përmbajtjen e saj, e më pas t’iu jepet e drejta për deklarim rreth fajësisë./Betimi për Drejtësi

Sulmi terrorist në Banjskë, mbërrijnë në gjykatë të dyshuarit – i pranishëm në cilësinë e dëshmitarit edhe polici i plag...
25/09/2024

Sulmi terrorist në Banjskë, mbërrijnë në gjykatë të dyshuarit – i pranishëm në cilësinë e dëshmitarit edhe polici i plagosur, Alban Rash*ti

Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në seancën e parë fillestare në rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ka prani dhe interesim të madh nga mediat, ndërkaq i pranishëm në seancë në cilësinë e dëshmitarit është polici i plagosur në Banjskë, Alban Rash*ti.

Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E pak para se të bëhet një vit nga sulmi terrorist, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.

Të akuzuarit që ngarkohen bashkë me kreun e grupit kriminal Milan Radoiçiq janë: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Millos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq dhe Vladan Iliq.

Nga aq sa dihet deri tani, nga këta 45 të akuzuar, vetëm tre prej tyre janë arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe ata janë Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Të njëjtit janë në paraburgim.

Rama: Nxënësit e mësuesit në diasporë kanë në duar librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”Kryeministri i Shqipërisë ...
25/09/2024

Rama: Nxënësit e mësuesit në diasporë kanë në duar librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se në diasporë tashmë në klasat shqipe janë shpërndarë librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”.

Rama shkroi në Facebook se këto libra janë në duart e nxënësve dhe mësuesve, të cilët u mësojnë me shumë dashuri dhe përkushtim gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Address

Kuvendi I Arberit/C1
Prizren
2000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TV Opinion - Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to TV Opinion - Prizren:

Share