17/10/2025
Në Republikën e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ndan ulëset në Kuvendin Komunal (apo Kuvendin e Kosovës) duke përdorur metodën D’Hondt e njohur edhe si metoda e mesatares më të lartë (D’Hondt Method).
Kjo është një formulë matematike proporcionale që përdoret për të shpërndarë ulëset në bazë të numrit të votave që merr secili subjekt politik.
Pasi caktohet sa ulëse ka një subjekt:
Ulëset i ndahen kandidatëve me më shumë vota preferenciale brenda listës së atij subjekti,
duke respektuar kuotën gjinore (të paktën 30% femra).
Vlen të theksohet se deri më tani në këto rezultate nuk janë përfshirë votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara, të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e përqindjeve dhe ndarjen përfundimtare të ulëseve