Prizreni Sot

Prizreni Sot Prizreni Sot, është adresa ku protagonist është qyteti i Prizrenit...në Prizren...për qytetin

KRU "Hidroregjioni Jugor" realizoi 31 shkyçje për mospagesë të borxheveMe datë 15.12.2025, Inspektoriati i KRU "Hidroreg...
15/12/2025

KRU "Hidroregjioni Jugor" realizoi 31 shkyçje për mospagesë të borxheve

Me datë 15.12.2025, Inspektoriati i KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren njofton se në bashkëpunim me të gjitha njësitë operuese, ka vazhduar aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara, pavarësisht thirrjeve dhe afateve të përsëritura për pagesë.

Sipas njoftimit, vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer gjithsej 31 shkyçje për shkak të mospagesës, të ndara sipas njësive:

Prizren – 20 shkyçje

Suharekë – 11 shkyçje

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren njofton se nuk do të ketë më asnjë formë tolerance apo faljeje për konsumatorët që nuk i respektojnë obligimet financiare ndaj kompanisë.

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në SuharekëNjë grua është dërguar pa shenja jete në QKM -në e Suharekës.Pol...
15/12/2025

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Suharekë

Një grua është dërguar pa shenja jete në QKM -në e Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e gruas e ka konstatuar mjeku, ndërsa rasti që ka nodhur të dielen është duke u hetuar.

“Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, në prani të familjarëve zjarrfikësit e hapën me forcë derën e banesës së tijNjë b...
13/12/2025

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, në prani të familjarëve zjarrfikësit e hapën me forcë derën e banesës së tij

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij dje në Prizren.

Në vend të ngjarjes shkuan edhe zjarrfikësit, të cilëve iu desh ta hapnin derën me forcë në prani të familjarëve të të ndjerit.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët në prezencë të familjarëve me forcë e kanë hapur derën e banesës ku është gjetur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti eshte duke u hetuar tha policia.

Substanca narkotike dhe armë zjarri i gjenden një personi në Prizren, dërgohet në mbajtjePolicia  në Prizren ka arrestua...
13/12/2025

Substanca narkotike dhe armë zjarri i gjenden një personi në Prizren, dërgohet në mbajtje

Policia në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet se janë narkotike, si dhe një armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:50, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Pas arrestimit, policia ka kryer kontroll edhe në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta.

” Janë sekuestruar 825.34 gramë marihuanë, 0.64 gramë kokainë, nëntë kekë ëmbëlsira të përgatitura me marihuanë me peshë 257.03 gramë, pajisje për përgatitjen e narkotikëve, 680 euro para të gatshme, dy telefona mobilë, si dhe një veturë. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njofitmin e PK-se.

Ndalohet një automjet në Vërmicë, gjenden mallra të padeklaruara me vlerë mbi 5 mijë euro, Dogana jep detajeNë pikëkalim...
12/12/2025

Ndalohet një automjet në Vërmicë, gjenden mallra të padeklaruara me vlerë mbi 5 mijë euro, Dogana jep detaje

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar një autobus për kontrolle rutinë. Pas deklarimit të vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë dërguar automjetin për kontroll në vijën e dytë, ku kanë konstatuar praninë e mallrave të padeklaruara si:

- Aksesorë dhe pajisje sportive
- Produkte kozmetike të markave të njohura
- Produkte për fëmijë

Vlera totale e mallrave të ndaluara arrin rreth 5,100 euro.

Vozitësi nuk ka poseduar faturë apo dokumentacion përkatës për mallrat në fjalë, prandaj ndaj tij është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.

Dogana e Kosovës apelon te të gjithë udhëtarët dhe transportuesit që të respektojnë obligimet ligjore gjatë kalimit kufitar dhe të deklarojnë çdo mall që posedojnë, në mënyrë që të shmangen procedurat ndëshkuese dhe vonesat gjatë kontrollit.

Urgjent: Apel për ndihmë financiare për shërimin e 2-vjeçares nga fshati Vlashnje, vuan nga tumori në veshkë 2-vjeçarja ...
12/12/2025

Urgjent: Apel për ndihmë financiare për shërimin e 2-vjeçares nga fshati Vlashnje, vuan nga tumori në veshkë

2-vjeçarja Klea Arifaj nga fshati Vlashnje i Prizrenit, pas trajtimit mjekësor, është diagnostifikuar me sëmundjen 'tumor në veshkë' (Nephroblastoma bill).

Familja e saj bën të ditur se i duhet trajtim i menjëhershëm jashtë shtetit, i cili kushton mbi 100 mijë euro, shumë të cilën familja nuk mund ta përballojë e vetme.

Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Klean të shërohet, mund të kontaktoni gjyshin e saj Agron Arifaj, përmes numrit të telefonit: +383 44 380 419.

Numri i xhirollogarisë së gjysh*t: 2012000149494644 - Banka TEB

Të dhënat tjera bankare për transfere nga diaspora mund t'i gjeni tek fotografia e bashkëngjitur.

Aksident në Prizren, kamioni godet për vdekje një këmbësoreNjë aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagje...
11/12/2025

Aksident në Prizren, kamioni godet për vdekje një këmbësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagjen Lakuriq në Prizren, ku një kamion e ka goditur për vdekje një këmbësore 55 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, me datën 11.12.2025, rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku. Sipas të dhënave fillestare, në lagjen Lakuriq në Prizren, një kamion betoni, teksa ishte duke lëvizur në afësi të punishtes, nuk e ka vërejtur këmbësoren, një grua rreth 55-vjeçare, dhe e ka goditur me mjet. Shërbimi i urgjencës është njoftuar menjëherë dhe mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor. Në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Gjendet pa shenja jete një person në PrizrenNjë person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal, në Priz...
09/12/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal, në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia

Dogana në Vërmicë ndalon mallra të të padeklaruara, lloji tekstilGjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmi...
03/12/2025

Dogana në Vërmicë ndalon mallra të të padeklaruara, lloji tekstil

Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë.

Gjatë kontrollit, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të ligjshëm.

Aktakuzë për rastin e laboratorit të drogësProkuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
02/12/2025

Aktakuzë për rastin e laboratorit të drogës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: K.R., L.B., D.M., Sh.K., F.H., M.S., A.S., E.M., dhe B.M., në lidhje me rastin e laboratorit të drogës të zbuluar më 23.04.2025 në Prizren.

Sipas aktakuzës, të pandehurit K.R., L.B., D.M., E.M., F.H., Sh.K., M.S., dhe A.S., nga një periudhë e pacaktuar kohore deri më 23.04.2025, kanë vepruar së bashku si anëtarë të grupit, duke shfrytëzuar dy banesa në lagjen “Dardania” në Prizren, në katin e VII-të, dhe kanë krijuar një laborator të sofistikuar “in door” për kultivimin e bimës “kanabis sativa”. Laboratori ishte i pajisur me llamba profesionale, sisteme ventilimi, pesticide, matës temperaturash dhe pajisje mbështetëse, ku të njëjtit kanë kultivuar dhe rritur 175 bimë “kanabis sativa”. Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashash*t, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit D.M., E.M., M.S., dhe A.S., akuzohen se kanë pasur për qëllim sh*tjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të përfituar nga kultivimi i kanabisit, përmes tharjes, paketimit dhe përgatitjes për shpërndarje. Me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe sh*tja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” nga neni 267 të KPRK-së.

Ndërkohë, të pandehurit K.R., dhe L.B., akuzohen se deri më 07.05.2025 kanë shpërndarë dhe sh*tur substanca narkotike të llojit “marihuanë” dhe “kokainë” në Prizren, Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Gjatë bastisjeve është sekuestruar një sasi totale prej 451.91 gram kokainë, para të gatshme dhe pajisje tjera që shërbejnë për ndarjen dhe peshimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, i pandehuri K.R., ka kryer sh*tjen e 2 kg marihuanë në këmbim të një veture “Audi A6”. Me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe sh*tja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” nga neni 267 të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri B.M., si pjesë e grupit të organizuar në bashkëkryerje ka ndihmuar në kultivimin e bimës “kanabis sativa”, duke i informuar të pandehurit e lartcekur për lëvizje të dyshimta që mund të çonin në zbulimin e laboratorit nga policia. Me këto veprime, i njëjti ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës së hashash*t, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes, me ngritjen e aktakuzës ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, ndër të tjera:
Një (1) banesë prej 100 m2 në Prizren;
Një (1) banesë prej 114 m2, në Prizren;
Dy (2) vetura;
Narkotiku i sekuestruar;
Telefona mobil;
Para të gatshme në shumën prej 1,020 € dhe 30 CHF.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Urime 28 Nentori
28/11/2025

Urime 28 Nentori

Kosova me nivelin më të lartë të inflacionit që nga viti 2023Viti 2025 qartazi ka marrë konotacionin e të qenit tejet i ...
24/11/2025

Kosova me nivelin më të lartë të inflacionit që nga viti 2023

Viti 2025 qartazi ka marrë konotacionin e të qenit tejet i vështirë përsa i përket ekonomisë, marrë parasysh në rend të parë rritjen e pandalshme të çmimeve të artikujve elementarë jetësor. Këtë gjendje e konfirmojnë si qytetarët ashtu edhe Agjencia e Statistikave. Sipas matjeve të fundit të kësaj agjencie, shkalla e inflacionit në muajin tetor ka arritur në 5.1%. Ditëve të fundit temë diskutimi që ngjalli edhe valë reagimesh është konkretisht shtrenjtimi i vezëve.

“Po çmimet qenkan ngritur shumë lartë, unë jetoj në fshat. … Ndikon tek çdo familje ndikon me të madhe sepse mëngjesin gjithmonë shqiptarët e përgatitin me vezë sepse jemi popull i varfër një pjesë e madhe e këtij populli. Ndërsa tani ka ndikim edhe politika, kjo politik për 6 vite nuk është në rregull me ekonominë dhe tregtinë dhe biznese dhe të gjitha që do të thotë kjo qeveri që është tash duhet të shkoj urgjentisht të rinohet ky popull dhe kjo politik”, tha një qytetar .

““Po si jo, kjo rritje ndikon shumë, produktet janë të shtrenjta shumë të gjitha ushqimoret. Të rriten rrogat, të rriten penezit dhe çmimet të jenë më të ulëta dhe rrogat të jenë më të larta. .. Duhet të blejmë si jo nuk kemi qare pa blerë, duhet të blejmë vezë, mirëpo shumë shtrenjtë”, u shpreh qytetari tjetër.

“Jo nuk kemi vërejtur ndryshim vetëm rritje, shtrenjtimi ishte 30%. Nuk ke se nga të shkosh duhet të ushqehemi sepse kot janë artikujt ditore. Shumë po ndikon sidomos tek pensionistet që janë më të ardhura të vogla por edhe të mëdha për të gjithë është kjo keq. Të ndryshohen të ulen çmimet të rriten pensionet pagat.”, tha një qytetar.

“Po çmimet qenkan ngritur shumë lartë, unë jetoj në fshat. … Ndikon tek çdo familje ndikon me të madhe sepse mëngjesin gjithmonë shqiptarët e përgatitin me vezë sepse jemi popull i varfër një pjesë e madhe e këtij populli. Ndërsa tani ka ndikim edhe politika, kjo politik për 6 vite nuk është në rregull me ekonominë dhe tregtinë dhe biznese dhe të gjitha që do të thotë kjo qeveri që është tash duhet të shkoj urgjentisht të rinohet ky popull dhe kjo politik”, tha një qytetar .

““Po si jo, kjo rritje ndikon shumë, produktet janë të shtrenjta shumë të gjitha ushqimoret. Të rriten rrogat, të rriten penezit dhe çmimet të jenë më të ulëta dhe rrogat të jenë më të larta. .. Duhet të blejmë si jo nuk kemi qare pa blerë, duhet të blejmë vezë, mirëpo shumë shtrenjtë”, u shpreh qytetari tjetër.

“Jo nuk kemi vërejtur ndryshim vetëm rritje, shtrenjtimi ishte 30%. Nuk ke se nga të shkosh duhet të ushqehemi sepse kot janë artikujt ditore. Shumë po ndikon sidomos tek pensionistet që janë më të ardhura të vogla por edhe të mëdha për të gjithë është kjo keq. Të ndryshohen të ulen çmimet të rriten pensionet pagat.”, tha një qytetar.

““Kjo ndikon por nuk kemi se çfarë të bëjmë, kisha dashur të formohej qeveria së pari dhe të rriten rrogat, çmimet janë rritur dhe rrogat duhet të rriten.”, tha qytetari tjetër.

Rritja e çmimeve të artikujve të konsumit të gjerë do të duhej të ishte alarm për qeverinë vlerëson profesori universitar i ekonomisë, Berim Ramosaj, pasi qytetarët e Kosovës po përjetojnë ulje të mirëqenies së tyre sociale.

“Çdo kund në botë kur ka qeveri të majta luftohet për rritje të mirëqenies së qytetarit, ata mundohen të gjejnë forma për të rritur ose ruajtur mirëqenien e qytetarëve kjo tek ne nuk ka ndodhur, ka ba lëvizje pozitive në aspektin e subvencioneve për rastet sociale, megjithatë shtresa e mesme po ballafaqohet me çmime shumë të larta….”, tha Ramosaj për rtv21.

Kosova në muajin tetor arriti një shkallë të inflacionit prej 5.1%, niveli më i lartë i inflacionit që prej vitit 2023. Rritja e inflacionit vjen në një kohë kur mesatarja e inflacionit në BE është rreth 2.5%, që i bie se në Kosovë çmimet e produkteve ushqimore janë gati dyfish më të shtrenjta se në BE.

Address

Shatërvan
Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prizreni Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

prizrenisot.net

…prizrenisot.net adresa ku protagonist është Prizreni…zë i qytetit të Prizrenit, për qytetin e Prizrenit…