10/12/2025
Kur ne ishim në ballë të kundërshtimit ndaj veprimtarisë së Listës Serbska, këta që sot kakarisin e bëjnë skena teatrale në KQZ, në Kuvend e kudo që u jepet hapësira, jo vetëm që kanë heshtur, por më 2019 kanë vrapuar deri te dyert e Gjykatës Supreme për t’i lutur që t’ia numërojnë votat Listës Serbska të ardhura nga Vuçiqi e Serbia.
Këta që sot bërtasin si megafon kundër Listës Serbska, nuk po e bëjnë nga parimi, por nga popullizmi i pastër, për të manipuluar analfabetët funksionalë dhe trushpëlarët politikë, për ndonjë votë më shumë me 28 dhjetor!
Ky është realiteti që po mundohen ta fshehin me zhurmë, me teatër dhe me propagandë.
Por kjo lojë ka mbaru.
Zhurma s’do t’i shpëtojë më.
©️📽️✍️ Zafir Berisha - Kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Bashkimi Demokratik në listën e AAK