RTV BESA

RTV BESA RTV BESA - Prizren

🔴Lajmi i Fundit : Me 62 vota, votohet Qeveria Kurti 4 👇
13/09/2026

🔴Lajmi i Fundit : Me 62 vota, votohet Qeveria Kurti 4 👇

Kurti premton rritje pagash, dyfishim të shtesave për fëmijët dhe valutë digjitale 👇Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe...
13/09/2026

Kurti premton rritje pagash, dyfishim të shtesave për fëmijët dhe valutë digjitale 👇

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, ka prezantuar në Kuvend vizionin dhe prioritetet e ekzekutivit të ardhshëm.

Kurti tha se motoja e Qeverisë së re do të jetë “punë për qytetarin e mbrojtje për familjen”, ndërsa theksoi se gjatë pesë vjetëve e gjysmë të qeverisjes së tij, rritja mesatare ekonomike ka qenë 6 për qind e Bruto Produktit Vendor.

Ndër premtimet kryesore të Kurtit është dyfishimi i shtesave për fëmijët në familjet me tre e më shumë fëmijë, nga 45 në 90 euro për fëmijë.

Ai paralajmëroi gjithashtu rritjen e pagës mesatare në sektorin publik në 1 mijë euro në muaj, si dhe heqjen e taksës doganore prej 10 për qind për automjetet e importuara nga Bashkimi Evropian.

Kurti tha se Qeveria e re do të vazhdojë politikat për nënat, fëmijët, veriun, ushtrinë dhe bujqësinë. Ai premtoi edhe zbatimin e ligjit për çmimet tavan, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe tregtarëve të ndershëm nga abuzimet.

Në programin e tij ai përfshiu edhe zhvillimin e valutës digjitale të Kosovës, të mbështetur në teknologjinë blockchain, për pagesa dhe shërbime digjitale, si dhe ndërtimin e Kullës së Teknologjisë Informative në Prishtinë.

Fjalën e tij në Kuvend, Albin Kurti e nisi me verdiktin e Hagës, duke thënë se asnjë gjykatë, vendore a ndërkombëtare, n...
13/09/2026

Fjalën e tij në Kuvend, Albin Kurti e nisi me verdiktin e Hagës, duke thënë se asnjë gjykatë, vendore a ndërkombëtare, nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së.

13/09/2026

Prizreni këtë fundjavë me plot vizitorë nga të gjithë anët e botës 😍👇

Turqia ka nisur operacion ndaj organizatave LGBTQ+: Dhjetëra të arrestuarAutoritetet turke kanë arrestuar 26 persona dhe...
13/09/2026

Turqia ka nisur operacion ndaj organizatave LGBTQ+: Dhjetëra të arrestuar

Autoritetet turke kanë arrestuar 26 persona dhe kanë kryer kontrolle në zyrat e gjashtë organizatave LGBTQ+ gjatë një serie operacionesh të zhvilluara pas akuzave për prostitucion dhe veprime të pahijshme.

Sipas Prokurorisë së Stambollit, operacionet janë zhvilluar në 12 provinca dhe kanë përfshirë 38 të dyshuar. Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar drogë, pajisje elektronike, alkool të kontrabanduar dhe një armë zjarri.

Organizata LGBTQ+ ka deklaruar se të paktën 50 persona janë ndaluar, përfshirë më shumë se 10 të arrestuar gjatë bastisjeve në banesat e tyre. Janë bllokuar gjithashtu dhjetëra faqe interneti dhe llogari në rrjetet sociale të lidhura me organizata dhe aktivistë LGBTQ+.

Operacioni, i koduar “Familja ime është e sigurt”, zhvillohet në kuadër të politikave të qeverisë turke për mbrojtjen e vlerave familjare dhe rritjen e natalitetit.

Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, tha se hetimet përfshijnë gjithsej 162 persona të dyshuar, nëntë organizata dhe 13 biznese në 15 provinca.
/Sinjali

13/09/2026

Çdo hap i vogël meriton rehati të madhe! 👶💙

Pelenat Active Baby ofrojnë butësi, komoditet dhe mbrojtje të besueshme, duke e mbajtur bebin të qetë dhe të lirë për të eksploruar botën gjatë gjithë ditës. ✨

Active Baby – kujdes në çdo lëvizje!

🔴 LAJMI I FUNDIT: Albulena Haxhiu e mandaton Albin Kurtin për kryeministërNë përputhje me Kushtetutën e Republikës së Ko...
13/09/2026

🔴 LAJMI I FUNDIT: Albulena Haxhiu e mandaton Albin Kurtin për kryeministër

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Vetëvendosje i dërgon letër Haxhiut, propozon Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë 👇Lëvizja Vetëvendosje i ka d...
13/09/2026

Vetëvendosje i dërgon letër Haxhiut, propozon Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë 👇

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar letër Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiut përmes të cilës ka propozuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

13/09/2026

🏁 Gara Tradicionale FIA CEZ Auto Slalom – Prizren, te Fabrika “Liri” 🔥🚗💨

Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja 👇Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të k...
13/09/2026

Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja 👇

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të konstituuar Kuvendin, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar dhe shihemi në seancën e radhës”, tha ajo pasi Emilia Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit nga minoritetet joserbe.

Paraprakisht, Kujtim Shala i LDK-së dhe Tanja Vujeviq nga Lista Serbe u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit.

Deputetët e PDK-së dhe ata të Aleancës nuk shkuan në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.

PDK-ja para vazhdimit të kësaj seance tha se e pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare të Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pasi paralajmëruan dërgimin e çështjes atje të premten, kur LVV-ja nuk ia votoi këtë propozim.

Address

Saraçët PN
Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RTV BESA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to RTV BESA:

Shortcuts

Share

Category