06/01/2026
🟦 Rahoveci themelon Shtabin Komunal për Emergjencë
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë vendim për themelimin e Shtabit Komunal për Emergjencë, me qëllim menaxhimin e situatave emergjente pas reshjeve të shiut dhe rrezikut nga vërshimet.
Shtabi do të veprojë nga data 5 janar 2026 dhe përfshin drejtues institucionalë, shërbime publike, emergjencë, polici, zjarrfikës dhe kompani operative.
Shtabi përbëhet nga këta anëtarë:
Smajl Latifi – Kryetar i Komunës, kryesues
Betim Zllanoga – Nënkryetar i Komunës, zëvendëskryesues
Fatmir Iska – Kryesues i Kuvendit të Komunës, anëtar
Përparim Krasniqi – Drejtor për Shërbime Publike, anëtar
Irfan Berisha – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, anëtar
Afrim Dina – Drejtor për Administratë, anëtar
Muhamet Morina – Drejtor për Arsim, anëtar
Afrim Limani – Drejtor për Buxhet dhe Financa, anëtar
Altin Zhunqi – Drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, anëtar
Besimre Bytyqi – Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, anëtare
Nora Boshnjaku – Drejtori për Inspektim, anëtare
Atdhe Rama – Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, anëtar
Afrim Oruqi – Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, anëtar
Albnor Mullabazi – Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, anëtar
Erhan Morina – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, anëtar
Fazli Morina – Komandant i Stacionit Policor në Rahovec, anëtar
Elbunit Kryeziu – Drejtor i KQMF-së, anëtar
Sami Boshnjaku – Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Rahovec, anëtar
KRU “Hidrodrini” – Njësia në Rahovec, anëtare
KRU “Gjakova” – Njësia në Rahovec, anëtare
“Ekoregjioni” – Njësia në Rahovec, anëtare
“EkoDrinia” – Njësia në Rahovec, anëtare
Operatorët ekonomikë kontraktues të Komunës së Rahovecit, anëtarë
Kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane, anëtarë
Shtabi ka mandat të veprojë në të gjitha rastet e fatkeqësive natyrore, përfshirë reshjet e mëdha, vërshimet, rrëshqitjet e dheut dhe situata të tjera emergjente, me qëllim mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve të Komunës së Rahovecit.