Anadrini PRESS

Anadrini PRESS Portal informativ kombëtar me qendër në Rahovec.

04/06/2026
✍️ Dardan BerishaKUR PIQEN QERSH*TËKur kam dalë nga der’e shpisëMora rrugën me ikë në Mërgim.Me kokë godita degën e qers...
02/06/2026

✍️ Dardan Berisha

KUR PIQEN QERSH*TË

Kur kam dalë nga der’e shpisë
Mora rrugën me ikë në Mërgim.
Me kokë godita degën e qershisë
Rashë në një gjethe kuqërrim.

Kur dola n’rrugicë takova shumë fëmijë
Loznin me guralecë, baltë e barishte.
Isha në mesin e më të lumturve të botës
Secili nga një ëndërr për nesër e kishte.

Përse nuk bëhem fëmijë, të kthehem te qershia ime?
Këputa dy kokrra nga dega dhe i shijova.
Këtu kam Mëmëdheun dhe familjen time
Ç’m’u desh bota, këtë s’e kuptova...!

U futa në lojë me fëmijët e rrugicës sonë
U zhlyem me baltë, e ngjyra barishteje.
Dashuria dhe aroma më e fuqishme e botës,
Ngjyrat dhe Aroma e Mëmëdheut tim ishte.

✍️ Çun LAJÇI“…KE HUMB ZOJË, KE HUMBË”Zojë,E ke zgjedhë mënyrën ma t’gabueme për me fitu.Por, meqë shqiptarit kur ia thue...
14/05/2026

✍️ Çun LAJÇI

“…KE HUMB ZOJË, KE HUMBË”

Zojë,

E ke zgjedhë mënyrën ma t’gabueme për me fitu.
Por, meqë shqiptarit kur ia thue fjalën e vërtetë, të shanë e të anatemojnë, atëherë po t’i rrahi shpatullat e po t’them:
– mirë e ke, veç ec asaj rruge që ta then qafën në kthesën e parë politike.

Se me kashe-lashe të tipit:
“ka ndejt vetëm me Vuçiqin”,
“ka kërku qëra për Bondstillin”,
e me përralla të tregut të grave, nuk merren votat e nji populli që ka pa luftë, gjak e tradhti.

Mbramë në Platonë e Kurrizit dukeshe si ato gratë që bërtasin prej ballkoneve:
– pse po ma gjuen bërllogun te dritarja… haaaa!

Çfarë mjerimi politik.
Çfarë poshtnimi publik.
Nji ish-presidente që kujton se pushteti fitohet me thashetheme kafesh e me insinuata pazari.

Pesë vjet p***a heshtë “mbrojtësja e shtetit”.
Pesë vjet nuk p***a folë.
E tash, kur i duhen votat, na doli me “sekrete të mëdha”, sikur Kosova qenka serial turk e jo shtet që digjet prej varfnisë, ikjes e korrupsionit.

Oh, mjerim politik!
Oh, inteligjencë fallco që e merr popullin për kope!

Ky popull mund të mashtrohet njiherë.
Ndoshta edhe dy herë.
Por kur politika zbret në nivelin e thashethemeve të mahallës, atëherë nuk kemi ma debat — kemi cirk
Ke humbë Zojë, ke humbë!

✍️ Agron HotiFEJA NË KUVEND: IMITIM SLLAVO- ORIENTALKa mbi 2500 vite që shqiptarët - së pari si pellazgë e më pas si ili...
14/05/2026

✍️ Agron Hoti

FEJA NË KUVEND: IMITIM SLLAVO- ORIENTAL

Ka mbi 2500 vite që shqiptarët - së pari si pellazgë e më pas si ilirë - luftojnë pandërprerë për autoktoninë e tyre evropiane.

- Të parët që na sulmuan dhe përvetësuan një pjesë të madhe të historisë pellazge ishin pushtuesit grekët, përndryshe ardhacakë mediteranë, përfshirë Afrikën Veriore, kryesisht Egjiptin;

- Të dytët që na sulmuan dhe përvetësuan historinë ishin pushtuesit romakë (Romë e Stamboll), të cilët bënë të pamundurën për ta këputur lidhjen e trungut pellazgo-ilir;

- Të tretët që na sulmuan dhe përvetësuan historinë ishin pushtuesit osmanë, ardhacakë të shekullit 11 nga Azia Qendrore në Evropë (Bizant);
- Të katërtit që na sulmuan dhe përvetësuan historinë ishin sllavët ardhacakë të shekullit 6-7 nga Azia në Evropë, së bashkë me grekët që shekuj më parë kishin ardhur në Evropë.

Nuk ka popull në Evropë me të kaluar më tragjike sesa shqiptarët. Si pushtuesit romakë ashtu edhe ata osmanë përmes pushtimeve të tyre përvetësuan vlera orientale (krishterimin dhe islamin) dhe na i injektuan ato për shekuj me radhë. Qëllimi e kishin të qartë: zhdukjen e çfarëdo identiteti shqiptar, në mënyrë që para botës të shiheshim vetëm si romakë (perëndim e lindje) të krishterë (katolikë e ortodoksë), osmanë muslimanë dhe sllavo-grekë ortodoksë.

Jo rastësisht trashëgiminë antike na e përvetësuan grekët ardhacakë, atë të krishtere (katolike) romakët, atë islame osmanët ardhacakë, dhe atë ortodokse serbët ardhacakë, rusët dhe grekët ardhacakë. Jo rastësisht sot qendra e Prishtinës është bërë arenë përplasjeje objektesh fetare mes Moskës (kisha ortodokse serbe), Vatikanit (kisha katolike) dhe Stambollit (xhamia e madhe). Në vend që Prishtina ta ruante identitetin universitar shqiptar dhe pas çlirimit të ecte pas prosperitetit, ajo bëri të kundërtën, shndërrua në arenë përballjeje fetare mes Moskës, Vatikanit dhe Stambollit, tre pushtuesve historikë të shqiptarëve. Derisa këta ish-pushtues po investojnë nëpër vendet e tyre shkencë e zhvillim, në troje shqiptare kanë zgjedhur të investojnë mesjetë (kisha e xhamia).

Por, pavarësisht gjithë këtyre pushtimeve mbi 2500 vjeçare, kishte një dritë në fund të tunelit. Kishte një identitet shqiptar që kurrë s’u përkul para stuhive e pushtimeve. Nga Agroni e Teuta, nga Skënderbeu e Avdyl Frashëri, nga Ismail Qemali e deri te Krerët e UÇK-së ka pasur një vazhdimësi të pandërprerë shqiptare që ka luftuar për autoktoni dhe identitet shqiptar evropian. Kishte një fosile të gjallë që i mbijetoi kohës dhe që mundësoi këtë vazhdimësi shqiptare. Ajo është gjuha shqipe, ndër më të vjetrat (nëse jo tërësisht më e vjetra) në Evropë. Edhe sot shumë toponime të vjetra greke shpjegohen vetëm përmes gjuhës shqipe.

E Serbia e mbështetur fuqishëm nga Rusia dhe lidhjet e tyre historike me Lindje të Mesme po bëjnë të pamundurën që ta shkatërrojnë karakterin laik të shtetit të Kosovës. Pra, ta rrënojnë rendin kushtetues përmes futjes së fetarëve në politikë. Paraliza dhe sobotazhi ku është futur Kosova në 6 apo 7 vitet e fundit kanë krijuar terren ushqyes për përçarje fetare dhe politike që mund të reflektojë edhe në Kuvend. Nëse sot futet një hoxhë në Kuvend, nesër do të futet edhe një prift, e pasnesër Serbia përmes dialogut në Bruksel do të kërkojë futjen edhe të një popi. Pse pastaj të mos futej në Kuvend edhe një rabin apo sheh?!

Në vend që Kuvendi i Kosovës të bëhej arenë ku do të ballafaqoheshin ide e projeksione zhvillimore shqiptare e gjjthëshqiptare, ne po bëjmë të pamundurën që ta shndërrojmë atë në arenë fetare mes Moskës, Vatikanit dhe Stambollit. Sikur nuk po na mjafton përçarja politike që ka paralizuar vendin. Veprime të tilla padyshim që përbëjnë shkelje të rëndë të historisë sonë më se tragjike si dhe të gjakut të dëshmorëve të derdhur për shekuj të tërë. Ndërkohë, fetarizimi i Kuvendit do të jetë dasma më e madhe për Serbi e Rusi, të cilat nuk po lënë gur pa lëvizur për të nxitur, mes tjerash, edhe përplasje fetare mes nesh e ku më mirë se në një Kuvend që me kushtetutë duhet të jetë laik.

Vija patriotike shqiptare promovon shqiptarizëm dhe identitet shqiptar, ndërkohë kundërshtarët e kësaj vije promovojnë përçarje fetare përmes përzierjes së fesë në politikë. Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Në vend që të eksportonim dije dhe zhvillim, ne jemi duke eksportuar paralizë totale e paperspektivë.

GJURMA E INXHINIERIT HARRY FULTZ NË BREGDETIN SHQIPTARNëse sot shëtisni nën hijen e pishave në Golem të Kavajës, Divjakë...
02/05/2026

GJURMA E INXHINIERIT HARRY FULTZ NË BREGDETIN SHQIPTAR

Nëse sot shëtisni nën hijen e pishave në Golem të Kavajës, Divjakë apo Velipojë, jeni duke parë rezultatin e një vizioni që nisi gati një shekull më parë. ultra|fakte facebook Ishte inxhinieri amerikan Harry Fultz ai që ideoi projektet e para pilote për pyllëzimin e bregdetit Adriatik, duke i shndërruar këto zona nga këneta të pabanueshme në breza të gjelbër mbrojtës.

Projektet pilote në bregdet

Fultz nuk u mjaftua me teoritë e klasës. Ai udhëhoqi nxënësit e tij në terren për të zbatuar teknika moderne të mbrojtjes së tokës. Projektet e tij synonin:

Krijimin e brezave mbrojtës: Mbjellja e pishave shërbente si një "mur" natyror që ndalonte rërën dhe erën e kripur të dëmtonte tokat bujqësore në brendësi.

Tharjen e kënetave: Përmes mbjelljes së pishave dhe eukaliptëve, u arrit thithja e lagështisë së tepërt të tokës, gjë që ndihmoi drejtpërdrejt në eliminimin e vatrave të malaries që infektonin zonën e Adriatikut.

Pishat, një zgjedhje inxhinierike

Pisha u zgjodh si një "pompë" natyrore. Ajo rritej shpejt në kushte të vështira dhe krijonte një mikroklimë që lejonte zhvillimin e zonës. ultra|fakte facebook Ky model që nisi në zona të vogla eksperimentale, shërbeu më vonë si bazë për pyllëzimet masive që i dhanë bregdetit tonë pamjen që ka sot.

Dy fazat e këtij zhvillimi:

Faza Fultz (Vitet '20-'30): Nxënësit e tij filluan projektet e para të pyllëzimit në zonat ku shkolla kishte kantiere apo ferma. Ata sollën kultura të reja dhe aplikuan metodat amerikane të mbrojtjes së bregdetit.

Faza e Aksioneve (Vitet '50-'60): Shumica e pyjeve me pisha që shohim sot përgjatë Adriatikut u mbollën me aksione masive gjatë periudhës socialiste. Megjithatë, specialistët që drejtuan këto aksione ishin shpesh ish-nxënës të Shkollës Teknike të Fultz-it, të cilët trashëguan vizionin e tij për transformimin e peizazhit shqiptar.

Institucionet që transformuan vendin

Harry Fultz nuk la pas vetëm pemë, por një sistem të tërë edukimi që prodhoi elitën teknike të Shqipërisë. Ai ngriti dy institucione kyçe:

Shkolla Teknike e Tiranës (1921): E njohur sot me emrin e tij, kjo shkollë ishte zemra e inovacionit. Aty nxënësit mësonin inxhinieri, mekanikë dhe bujqësi moderne sipas parimit amerikan "të mësojmë duke bërë".

Ferma Bujqësore në Golem të Kavajës: Ky ishte një stacion eksperimental i rëndësishëm ku shkolla kishte pronat e saj. Këtu Fultz ngriti modelin e parë të fermës moderne, ku nxënësit praktikonin pyllëzimin, sistemimin e tokave dhe kultivimin e bimëve të reja, duke e kthyer Golemin në një laborator të hapur të shkencave natyrore.

Një trashëgimi e gjallë

Sot, emri i Harry Fultz lidhet me arsimin, por pyjet e pishave buzë detit janë "monumenti" i tij i heshtur. Ato janë dëshmi e idesë se inxhinieria e mirë nuk ndërton vetëm mure, por ndërton dhe mbron vetë natyrën.

Trashëgimia e rrezikuar: Gjendja e sotme

Sot, kjo trashëgimi mjedisore po përballet me një sfidë të vështirë. ultra|fakte facebook Në zona si Durrësi dhe Golemi, ku dikur nxënësit e Fultz-it mbollën fidanët e parë me vizionin e një bregdeti të mbrojtur, hapësirat e gjelbra po zhduken me shpejtësi.

Betonizimi masiv dhe ndërtimi i pallateve kanë bërë që shumë prej këtyre pyjeve shekullore të priten. ultra|fakte facebook Ajo që dikur u krijua si një "mburojë" inxhinierike kundër natyrës së egër dhe sëmundjeve, sot po humbet përpara zgjerimit urban, duke e lënë bregdetin më të ekspozuar ndaj erozionit dhe duke zbehur kujtesën historike të punës së Fultz-it në ato vatra eksperimentale. / e huazuar

FUND I NJË EPOKE TË LAVDISHME - FILLIM I NJË TJETRE!?Smajl Latifi NUK do të jetë më kryetar i degës së AAK-së në Rahovec...
29/04/2026

FUND I NJË EPOKE TË LAVDISHME - FILLIM I NJË TJETRE!?

Smajl Latifi NUK do të jetë më kryetar i degës së AAK-së në Rahovec.

Tashmë kryetar i ri është zgjedhur Fatmir Iska, një personalitet i jashtëzakonshëm, nënkryetar për dy mandate dhe tash Kryesues i Kuvendit Komunal.

Fatmir Iska e ka testin e madh të parë më 7 Qershor, në zgjedhjet nacionale, ku AAK ka nevojë për mobilizim.

Tërheqja e kryetarit Latifi nga udhëheqja e degës nuk do të thotë tërheqje nga partia: Ai do vazhdojë të ketë rol qëndror në politikat nacionale.

Një gjë dihet nga zgjedhjet e brendshme të AAK-së; Ky do jetë mandati i fundit i Smajl Latifit si kryetar i komunës së Rahovecit. / Rahoveci24

✍️ 𝐆𝐚𝐛𝐫𝐢𝐞𝐥 𝐆𝐚𝐫𝐜𝐢́𝐚 𝐌𝐚́𝐫𝐪𝐮𝐞𝐳- 𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐬𝐡𝐞𝐬𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢?- Me sa di unë, kështu bëhet.-...
25/04/2026

✍️ 𝐆𝐚𝐛𝐫𝐢𝐞𝐥 𝐆𝐚𝐫𝐜𝐢́𝐚 𝐌𝐚́𝐫𝐪𝐮𝐞𝐳

- 𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐬𝐡𝐞𝐬𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢?

- Me sa di unë, kështu bëhet.
- Jo, kjo nuk është mënyra e vetme për të bërë dashuri.
- Atëherë si mund të bësh dashuri?
- Mbaji rrobat dhe le të flasim derisa të lodhemi, të qeshim me çdo gjë dhe çdo gjë, të shikojmë njëri-tjetrin. Me mua, nuk duhet ta zhveshësh trupin, por shpirtin, ta shikosh njëri-tjetrin derisa të mbetemi pa fjalë, dhe aty, në atë moment kur fjalët janë të pamjaftueshme për të shpjeguar atë që ndjejmë, në atë heshtje të pafundme, mund të prekim veten. A më kupton?
- Ti thua të prekim njëri-tjetrin?
- Po, ne do të prekim njëri-tjetrin me butësinë e hollë të një përkëdheljeje që shtrihet ëmbëlsisht në përjetësi në një përqafim.
- Oh, sa bukur!
- Shiko: do më lësh të të mbaj dorën?
- Po, po.
- E ndjen? Kjo është një nga mënyrat për të bërë dashuri. Kjo është ajo për çfarë bëhet fjalë.
Do t'i lësh rrobat veshur dhe ne do të flasim derisa të lodhemi. Do të shikojmë gojën e njëri-tjetrit, qerpikët, buzët tona, dhe nëse puthja është e nevojshme, do të vijë pa na kërkuar leje.
Le të flasim derisa të njohim të gjitha kujtimet tona, derisa të dimë sekretet tona më të thella; më lër të të shikoj deri në kënaqësinë më ekstreme dhe të shijshme, më lër të shoh shpirtin tënd...

Marrë nga #𝐎𝐛𝐬𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐊𝐮𝐥𝐭

✍️ Spartak Ngjela*   *   *Vdekja e Rexhep Qosjes nuk ka ndodhur, sepse Rexhep Qosja do të jetojë për aq kohë sa do të je...
25/04/2026

✍️ Spartak Ngjela

* * *

Vdekja e Rexhep Qosjes nuk ka ndodhur, sepse Rexhep Qosja do të jetojë për aq kohë sa do të jetojë Shqipëria, Kosova, Çamëria, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët e Italise, dhe kudo ku jetojnë shqiprarët.

Rexhep Qosja ishte një kapacitet i lartë që gjithçka ia dha Shqipërisë dhe Kosovës.

Rexhep Qosja i dha shqiptarisë individin e dyte të Rilindjes së Dytë Kombetare Shqiptare, dhe është një nga ata që ndihmoi shumë në lartësimin e shqiptarisë së re në zhvillimin tonë kombëtar.

Sepse dy janë individët që gjallēruan në histori Rilindjen e Dytë Kombetare të shqiptarisë: Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja.

Koha ecën, dhe shqiptaret shtohen në numur e zmadhohen në dije, bashke me ngritjen konceptuale te gjuhës shqipe; sepse gjuha shqipe tani është një gjuhe potente, e cila e ka shqetesuar shumë antishqiptarinë.

Dhe koha sigurisht që do ta njohë gjuhën shqipe, e cila, me fjalet e saj, e mban brenda saj filozofinë më të lartë me forcën shprehese të gjuhës shqipe.

Sot linguistika shkencore moderne e ka provuar që gjuha shqipe eshtë gjuha e parë e Evropës. Dhe kjo i ka tulatur shume armiqtë shekullorë të shqiptarisë, por nuk kanë se çfarë të bëjnë.

BIOGRAFIA E AKADEMIKUT REXHEP QOSJA, I CILI SOT U NDA NGA JETARexhep Qosja, i cili sot u nda nga jeta në moshën 90 vjeça...
23/04/2026

BIOGRAFIA E AKADEMIKUT REXHEP QOSJA, I CILI SOT U NDA NGA JETA

Rexhep Qosja, i cili sot u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare, ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme të letërsisë, kritikës letrare dhe mendimit intelektual shqiptar. Ai ka qenë profesor dhe drejtues studimesh në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ishte edhe drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981

I lindur në vitin 1936 në Vuthaj të Malit të Zi, Qosja arsimin fillor e nisi në vendlindje dhe e vazhdoi në Guci. Në vitin 1959 përfundoi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa një vit më vonë u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku diplomoi më 1964. Rruga e tij akademike vazhdoi me angazhimin në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku u pranua si asistent në vitin 1967 dhe më pas u ngrit në nivelet më të larta shkencore.

Gjatë viteve 1967–1968 u specializua për shkencën e letërsisë në Universitetin e Beogradit, ndërsa në vitin 1971 mbrojti doktoratën mbi jetën dhe veprën e poetit Asdreni. Pas kësaj, ai u bë bashkëpunëtor i lartë dhe këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Nga viti 1972 deri më 1981 drejtoi Institutin Albanologjik, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e studimeve albanologjike.

Qosja ishte autor i mbi tridhjetë librave që përfshijnë studime letrare, kritikë, romane, tregime, drama dhe publicistikë. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Anatomia e kulturës” dhe romani “Bijtë e askujt”, për të cilin u nderua me çmimin “Pjetër Bogdani” në vitin 2010. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe kanë qenë objekt studimi në qarqe akademike.

Për kontributin e tij të çmuar, ai u nderua me shumë çmime, përfshirë çmimin “Nderi i Kombit” nga Republika e Shqipërisë në vitin 2000. Përveç veprimtarisë shkencore e letrare, ai ishte i angazhuar edhe në jetën politike të Kosovës, duke drejtuar një parti në periudhën 1998–2000.

𝗕𝗶𝗼𝗴𝗿𝗮𝗳𝗶𝗮

Lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të fi­llores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmë­maturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gju­hës dhe të Letërsisë Shqipe të Fa­kultetit Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albano­logjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e le­tërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Univer­sitetit të Beogradit. Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Al­banologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpër­blimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.

𝗕𝗶𝗯𝗹𝗶𝗼𝗴𝗿𝗮𝗳𝗶𝗮

Vepra në gjuhën shqipe:

Episode letrare, Rilindja, Prishtinë, 1967.
Dialogje me shkrimtarët, Rilindja, Prishtinë, 1968.
Kritika letrare, Rilindja, Prishtinë, 1969.
Antologjia e lirikës shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1970.
Kontinuitete, Rilindja, Prishtinë, 1972.
Asdreni – jeta dhe vepra e tij, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1972.
Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1973.
Vdekja më vjen prej syve të tillë, Rilindja, Prishtinë, 1974.
Shkrimtarët dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prish*tnë, 1975.
Anatomia e kulturës, Rilindja, Prishtinë, 1976.
Mite të zhveshura, Rilindja, Prishtinë, 1978.
Prej tipologjisë deri te periodizimi, ASHAK, Prishtinë, 1979.
Morfologjia e një fushate, Instituti Albanologjik,Prishtinë, 1980.
Nocione të reja albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1983.
Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I-II-III, Rilindja, Prishtinë, 1984-1985.
Antologjia historike e letërsisë shqipe. Poezia dhe Proza, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1985.
Porosia e madhe, Prishtinë, 1986.
Populli i ndaluar, Prishtinë, 1990.
Fjalori demokratik, Prishtinë, 1997.
Çështja shqiptare, Historia dhe politika, Prishtinë, 1998.
Ligjërime paravajtëse, Prishtinë, 1998.
Strategjia e bashkimit kombëtar, Prishtinë, 1998.
Paqja e përgjakshme, Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, Prishtinë, 1999.
Tronditja e shekullit I, Tiranë, 2001.
Tronditja e shekullit II, Tiranë, 2001.
Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, 2001.
I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, 2002.
Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne – Shkrimtarë dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2006.
Ideologjia e shpërbërjes, trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Toena, Tiranë, 2006.
Realiteti i shpërfillur, Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar, Toena, Tiranë, 2006.
Të vërtetat e vonuara: përgjigje e dytë në polemikat e Ismail Kadaresë dhe të bashkëmendimtarëve të tij, Toena, Tiranë, 2006.
Rilindja e dytë, Toena, Tiranë, 2007.
Nata është dita jonë, Toena, Tiranë, 2007.
Bijtë e askujt, I dhe II, Valdoli, 2010.
Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime, i cili në pesë cikle përmban këto vepra: I. Veprat historiko-letrare: 1. Vazhdimësi, 2. Panteoni i rralluar, 3.Asdreni – jeta dhe vepra, 4. Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, 5. Anatomia e kulturës, 6. Nocione të reja albanologjike, 7. Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 1, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 2, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 3, 8. Porosia e madhe, 9. Tri mënyra të shkrimit shqip, 10. Semantika e ndryshimeve historiko-letrare. II. Veprat letrare: 11. Antologjia e lirikës shqipe, 12. I ringjalluri i penduar, 13. Mite të zhveshura, 14. Vdekja më vjen prej syve të tillë, 15. Një dashuri dhe shtatë faje, 16. Nata është dita jonë, 17. Bijtë e askujt 1, Bijtë e askujt 2. III. Veprat historike dhe historiko-dokumentare: 18. Çështja shqiptare – historia dhe politika, 19. Programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, 20. Paqja e përgjakshme, 21. Tronditja e shekullit 1, Tronditja e shekullit 2, 22. Rilindja e dytë. IV. Veprat publicistike: 23. Populli i ndaluar, 24. Strategjia e bashkimit shqiptar, 25. Ligjërime paravajtëse, 26. Fjalor demokratik, 27. Demokracia e shpërdorur, 28. Intelektualët, etika dhe politika. V. Veprat polemike: 29. Morfologjia e një fushate, Ideologjia e shpërbërjes, Realiteti i shpërfillur, Të vërtetat e vonuara.

#𝗢𝗯𝘀𝗲𝗿𝘃𝗲𝗿𝗞𝘂𝗹𝘁

NDAHET NGA JETA AKADEMIK REXHEP QOSJASot më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.Varrimi ...
23/04/2026

NDAHET NGA JETA AKADEMIK REXHEP QOSJA

Sot më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.

Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.

Nipi i të ndjerit, Valjet Rexhepi, përmes një njoftimi në rrjete sociale, thotë se me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.

Familja po ashtu nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

“Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, shkruan Rexhepi.

ObserverKult

Address

Rahovec
21000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Anadrini PRESS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Anadrini PRESS:

Share