24/12/2025
ERRËSIRË E ORGANIZUAR NË RAHOVEC
Rahoveci po ndëshkohet çdo ditë me ndalje brutale të rrymës, ndërsa qytetarët paguajnë faturat pa asnjë vonesë. Pagesat kryhen, por rryma zhduket. Kjo nuk është më neglizhencë, është dështim i turpshëm dhe mashtrim i hapur nga institucionet energjetike që e kanë kthyer qytetarin në viktimë të paaftësisë së tyre.
Rryma është shtrenjtuar mbi 100%, faturat kanë shpërthyer, por shërbimi është rrënuar. Qeveria hesht, institucionet energjetike fshihen, askush nuk mban përgjegjësi. Ky është abuzim i pastër, varfërim i qëllimshëm dhe tallje me qytetarët e Rahovecit. Mjaft më! Errësira nuk është fat, është pasojë e keqqeverisjes, papërgjegjësisë dhe arrogancës shtetërore.