OkarinaPress

OkarinaPress Okarina Press është platformë mediale që synon informimin e drejtë të opinionit dhe argëtimin e dëgjuesve dhe shikuesve të saj
(1)

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe selektori Franco F**a kanë zbarkuar në SHBA, aty ku nesër hidhet shorti historik pë...
04/12/2025

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe selektori Franco F**a kanë zbarkuar në SHBA, aty ku nesër hidhet shorti historik për Kupën e Botës 2026. Kosova mbetet fuqishëm në garë dhe pret me emocion të mësojë rivalët e rrugëtimit drejt ëndrrës së madhe botërore!

Si e vlerësoni deklaratën e Sami Lushtakut.
04/12/2025

Si e vlerësoni deklaratën e Sami Lushtakut.

03/12/2025
03/12/2025

FT.
Kupa e Kosovës – 1/16

Në një ndeshje të luftuar fort dhe në kushte të vështira atmosferike, KF Drenica ka arritur të sigurojë kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, duke mposhtur KF Prizrenin me rezultat minimal 1-0.

Edhe pse fusha ishte jashtëzakonisht e rënduar për shkak të motit me shi, “kuqe e zinjtë” e Skenderajt nuk u ndalën asnjë çast. Pas një loje të disiplinuar dhe me shumë përkushtim, goli i fitores erdhi në minutën e 73-të, kur Granit Jashari shënoi me një finalizim të saktë, duke ndezur entuziazmin e tifozëve drenicas.

Me këtë triumf, Drenica vazhdon rrugëtimin në Kupën e Kosovës dhe tregon se pavarësisht sfidave, karakteri dhe lufta në fushë mbeten shenja dalluese e klubit.

📹 Video: Musa Murtezaj
📰 Okarina Press

E vërteta nuk preket: Reagim ndaj pretendimeve të rreme të Klan Kosovës dhe  Foto Kabash*tReagim nga Bekim Hamëz Jashari...
03/12/2025

E vërteta nuk preket: Reagim ndaj pretendimeve të rreme të Klan Kosovës dhe Foto Kabash*t

Reagim nga Bekim Hamëz Jashari

Për hir të së vërtetës historike dhe për respekt ndaj sakrificës së familjes time, ndihem i detyruar t’i drejtohem opinionit publik lidhur me një gabim të rëndë dhe të papranueshëm të publikuar nga Televizioni Klan Kosova dhe i amplifikuar nga Fotografi Kabashi.

Fotografitë e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, të babës Shaban dhe të babush*t në uniforma ushtarake nuk janë realizuar nga Kabashi, as nga ndonjë fotograf i jashtëm, dhe sidomos jo në rrethanat që po pretendohen.
Ato janë bërë nga vetë grupi i Adem Jasharit, në kushte lufte, me vetëdije të plotë se ndoshta nuk do t’i shihnin më kurrë, por që t’i shihte bota një ditë.

Materialet janë dërguar te mixha Rifat në Gjermani nga Mujë Sejdiu (Prekaz i Epërm) dhe Tahir Jashari (Lubavec). Këto janë fakte të dokumentuara, të verifikueshme dhe të pamohueshme.

Klan Kosova, duke publikuar një kronikë të pasaktë e duke i dhënë hapësirë një pretendimi të rremë, ka bërë një gabim profesional dhe etik të rëndë, sepse ka prekur një pjesë të shenjtë të historisë së familjes Jashari dhe të luftës së UÇK-së. Mediat kanë detyrim të verifikojnë faktet, jo të prodhojnë mjegull historike për klikime ose kronika sensacionale.

Sa i përket Fotografit Kabashi, është e papranueshme që ai të marrë merita që nuk i takojnë. Nëse dikush ka qenë i mirëpritur nga familja Jashari pas luftës për të fotografuar aktivitetet tona, kjo nuk i jep askujt të drejtën që sot të dalë e të pretendojë autorësi të rreme për fotografitë që i kanë bërë vetë Adem e Hamëz Jashari me shokë – në vijën e parë të frontit, me jetën në rrezik dhe jo në studio apo pas lufte.

Respekti që i është dhënë atij dhe çdo institucioni mediatik nuk guxon të keqpërdoret për të rrëfyer histori të rreme.
Klan Kosova duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lajthitje publike dhe të sqarojë opinionin.
Fotografi Kabashi duhet të tërhiqet nga pretendimet që deformojnë historinë tonë dhe cenojnë kontributet e vërteta të atyre që nuk janë më.

Vëllezër e motra, historia e Prekazit nuk është pronë e askujt për t’u rishkruar. Ajo është e shenjtë dhe e mbrojtur me gjak. Secili shqiptar ka meritat e veta në rrugën e lirisë, por meritat maten me fakte dhe sakrifica, jo me deklarata të pavërteta.

Ne nuk do të lejojmë që e vërteta të deformohet, sepse vetëm me të vërtetën i nderojmë të rënët tanë dhe ua lëmë brezave historinë ashtu siç ka qenë/OkarinaPress/

Luciano Spalletti ka vlerësuar lart paraqitjen e Edon Zhegrovës 😍 – duke folur për yllin kosovar në konferencën për shty...
02/12/2025

Luciano Spalletti ka vlerësuar lart paraqitjen e Edon Zhegrovës 😍 – duke folur për yllin kosovar në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Udineses.

“Jam shumë i kënaqur me lojën e Zhegrovës. Më pëlqeu mënyra si u rikthye deri te zona jonë. Ai është vazhdimisht kërcënim për kundërshtarin dhe mund t’ua fusë frikën në çdo moment”, tha Spalletti.

“Ai arrin të gjejë hapësirë për depërtim edhe atëherë kur të gjithë të tjerëve u duket sikur përpara kanë vetëm një mur” 💪

Okarina Press

Sot ka ndërruar jetë Adem Ahmeti, nipi i Ahmet Delisë, nga fshati Prekaz i Komunës së Skenderajt, njofton Okarina Press....
02/12/2025

Sot ka ndërruar jetë Adem Ahmeti, nipi i Ahmet Delisë, nga fshati Prekaz i Komunës së Skenderajt, njofton Okarina Press.
Lajmi është bërë i ditur nga familja Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ceremonia e varrimit do të mbahet më datën 03 dhjetor 2025, në orën 15:00, në fshatin Prekaz i Epërm.

Okarina Press

Me pikëllim të madh njoftojmë se është ndarë nga jeta Hata Gucati, nëna e Hysni Gucatit.Ceremonia e varrimit do të mbahe...
01/12/2025

Me pikëllim të madh njoftojmë se është ndarë nga jeta Hata Gucati, nëna e Hysni Gucatit.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë, pranë kompleksit memorial të dëshmorëve.

Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.
Ngushëllime të sinqerta familjes Gucati.Okarina Press

Reagojnë “Shqiponjat e Zeza”: Ne e paralajmëruam krizën – kërkuam largimin e Bylbyl Sokol-it, por nuk u dëgjuamPas humbj...
29/11/2025

Reagojnë “Shqiponjat e Zeza”:
Ne e paralajmëruam krizën – kërkuam largimin e Bylbyl Sokol-it, por nuk u dëgjuam

Pas humbjeve të fundit dhe rënies së Drenicës në zonën e barazhit, grupi i tifozëve Shqiponjat e Zeza ka dalë me një reagim të fuqishëm, duke rikujtuar paralajmërimet që ata kishin bërë më herët.

Sipas tyre, kërkesa për largimin e trajnerit Bylbyl Sokoli ishte e bazuar vetëm në të mirën e klubit, por atëkohë u interpretua gabimisht:

“Ne që kërkuam largimin e Bylbyl Sokol-it nuk u dëgjuam. Na u tha se paskemi prapavijë politike, por e vetmja gjë që deshëm ishte e mira e Drenicës”, thuhet në reagimin e tyre.

Tifozët theksojnë se situata aktuale është rezultat i mosveprimit në kohë, me ekipin që tashmë është futur në zonën e rrezikut dhe me paraqitje që po degradojnë nga ndeshja në ndeshje.

Ata shtojnë se kritikat e tyre nuk kanë qenë asnjëherë nga inati, por nga dashuria dhe përkushtimi ndaj klubit:

“Nuk e themi nga inati, por nga dashuria për Drenicën. Klubi ynë meriton drejtim të fortë, të pastër dhe me vizion.”

Në fund, “Shqiponjat e Zeza” nënvizojnë se do të vazhdojnë të jenë zëri i tifozëve dhe i së vërtetës:

“Ne do të jemi gjithmonë zëri i së vërtetës dhe i tifozëve që e duan këtë fanellë me zemër.” 🔴⚫🦅

Reagimi i tyre vjen si thirrje urgjente për ndryshim, stabilitet dhe qasje të re brenda klubit.

Okarina Press

Address

Skenderaj

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OkarinaPress posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to OkarinaPress:

Share

Category