Jeta Ne Shtime

Jeta Ne Shtime Informatat dhe the rejat e qytetit të Shtimes i gjeni në këtë faqe. Bëjmë reklama të bizneseve të komunës sonë me kushte të volitshme .

Për reklama kontaktoni ne dm ose në numrin e telefonit whatsap ose Viber +4176784758

Kjo është pasuria e deklaruar e kryetarit të Komunes së Shtimes, Qemajl Aliu!
21/04/2026

Kjo është pasuria e deklaruar e kryetarit të Komunes së Shtimes, Qemajl Aliu!

23/03/2026

Peticion Kombëtar “ LIRI PËR ÇLIRIMTARËT” !
Ftohen të gjithë qytetarër të nënshkruajnë këtë peticion !

Fshati Rashincë njihet si vend i dijes dhe i shkencës, me një kontribut të madh në fushën e edukimit të brezave në Komun...
20/03/2026

Fshati Rashincë njihet si vend i dijes dhe i shkencës, me një kontribut të madh në fushën e edukimit të brezave në Komunën e Shtimës.
I tillë ishte edhe kontributi i ekonomistit të parë në këtë komunë, Xhemajl Qorrolli. Tradita e këtij angazhimi vijon në familjen Qorrolli, ku spikat edhe eksperti i ekonomisë, Dr. Adem Qorrolli.

04/02/2026

Krenarë me grupin e qytetit tonë ❤️

Njoftim mortorSot, mé 04-02-2026, ka nderruar jetë rapsodi i folklorit, Basri Balaj.Ju njoftojmë se nesër, më 05-02-2026...
04/02/2026

Njoftim mortor
Sot, mé 04-02-2026, ka nderruar jetë rapsodi i folklorit, Basri Balaj.
Ju njoftojmë se nesër, më 05-02-2026, bëhet varrimi i të ndjerit në ora 12:00, pas namazit të drekës, në varrezat e qytetit të Shtimes.
Njoftohen miqtë, shokët dhe dashamiret.
Ngushëllime familjes Balaj.

Sot gezon ditlindjen Rifat Imeri nga fshati Reçak , ishte një krahë i fortë i Komandant Gurit !Urime Rifat të jemi falen...
01/02/2026

Sot gezon ditlindjen Rifat Imeri nga fshati Reçak , ishte një krahë i fortë i Komandant Gurit !
Urime Rifat të jemi falenderus për kontributin tuajë për lirin e Kosovës !

Komuna e Shtimes nderon dy zyrtarë policorë për profesionalizëm dhe përkushtim:Agon Halili & Agon Haxhiu !Komuna e Shtim...
26/01/2026

Komuna e Shtimes nderon dy zyrtarë policorë për profesionalizëm dhe përkushtim:
Agon Halili & Agon Haxhiu !

Komuna e Shtimes ka ndarë Mirënjohje për dy zyrtarë policorë, të cilët janë vlerësuar si më të dalluarit për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe shërbimit ndaj qytetarëve të komunës sonë.

Ky vlerësim është dëshmi e punës së palodhshme, përgjegjësisë dhe përkushtimit që këta zyrtarë tregojnë çdo ditë në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare.

Komuna e Shtimes shpreh falënderim dhe mirënjohje për Policinë e Kosovës dhe uron që ky profesionalizëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.

A do të agjeroni ?
15/01/2026

A do të agjeroni ?

15/01/2026
NJOFTIM PËR QYTETARËTë nderuar qytetarë, Komuna e Shtimes, në kuadër të takimeve koordinuese për organizimin e “Ditëve t...
14/01/2026

NJOFTIM PËR QYTETARË

Të nderuar qytetarë, Komuna e Shtimes, në kuadër të takimeve koordinuese për organizimin e “Ditëve të Reçakut”, të zhvilluara me Policinë e Kosovës, si dhe bazuar në masat e sigurisë të prezantuara nga ana e tyre, ka ndërmarrë rregullimin e përkohshëm të qarkullimit rrugor me rastin e 15 Janarit, përvjetorit të Masakrës së Reçakut, për shkak të aktiviteteve dhe homazheve përkujtimore që do të zhvillohen gjatë kësaj dite, njoftoheni se do të zbatohet regjim i veçantë i qarkullimit rrugor, sipas planifikimit në vijim:

Rrugëtimi i organizuar (njëkahor): Rrugëtimi fillon nga qyteti i Shtimes, përmes rrugës “Tahir Sinani”, duke vazhduar në drejtim të rrugës së Prizrenit. Hyrja drejt fshatit Reçak do të bëhet përmes rrugës “Lidhja e Prizrenit” (nga enti special), e cila do të shërbejë vetëm për hyrje dhe qarkullimi do të zhvillohet në një drejtim. Rrugëtimi vazhdon drejt Memorialit në fshatin Reçak.

Kthimi pas homazheve:
Pas përfundimit të vizitave në Reçak, kthimi do të realizohet njëkahor, përmes rrugës “15 Janari”. Më pas, qarkullimi vazhdon në rrugën “William Walker”, deri në dalje. Në fund, mund të shfrytëzohet edhe rruga unazore (rruga e re), për të vazhduar drejt Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Shtimes.

Sqarime të rëndësishme për qarkullimin:
Rrugët “William Walker” dhe “15 Janari” NUK do të shfrytëzohen për hyrje, por vetëm për dalje. Do të ketë mbyllje në hyrje të rrugës “William Walker”, me qëllim që vizitorët të mos kyçen nga kjo rrugë. Mbyllje do të ketë edhe në afërsi të rrugës “Qorr Ilazi”, nga drejtimi i fshatit Petrovë, do të shërbejë vetëm për dalje, pa hyrje.
Qarkullimi do të zhvillohet ekskluzivisht në një drejtim, sipas udhëzimeve të policisë dhe shenjëzimit rrugor.

Parkimi: Parkingu pranë Memorialit në Reçak do të shërbejë vetëm për krerët e shtetit, ambasadorë, delegacione të larta dhe familjarë të martirëve, veçanërisht për ata që kanë nevojë për transport për shkak të moshës. Parkim shtesë do të sigurohet në: oborret e familjarëve në fshatin Reçak; oborrin e shkollës në Çestë të Reçakut. Parkimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Shtime do të jetë i rregulluar dhe i menaxhuar gjatë mbajtjes së Akademisë Përkujtimore. Hapësirat përreth Bibliotekës do të jenë në dispozicion edhe për pjesëmarrësit e tjerë të Akademisë.

Qytetarët luten të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në mënyrë që aktivitetet përkujtimore të zhvillohen me dinjitet dhe pa pengesa.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj,
Komuna e Shtimes

10/01/2026

Portali “Jeta në Shtime” ishte prezent në fshatin Vojnovc. Gjendja në këtë fshat është kritike. Pothuajse 40 vetura ishin rreth rrugës, ku banorët e këtij fshati i kanë lënë makinat dhe kanë vazhduar rrugën në këmbë drejt shtëpive të tyre.

Telegram ngushëllimiMe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ali Sadriut.Humbja e tij është e rëndë pë...
09/01/2026

Telegram ngushëllimi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ali Sadriut.
Humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Në këto çaste dhimbjeje, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Sadriu.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe.

Address

Stimlje

Telephone

+41767847578

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jeta Ne Shtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share