04/03/2016
Ahmet Kaçiku - Hero i Kosovës
U lind me datë 15 janar 1964, në fshatin Biti, shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse vitin e parë dhe të dytë e vazhdoi Gjimnazin në Firajë, e mëpastaj vitin e tretë dhe të katërt në Ferizaj. U regjistrua edhe në shkollën e lartë në Ferizaj, por për shkaqë ekonomike e ndërpreu atë. Veprimtaria e tij bie herët në sytë e polisisë dhe burgoset në vitin 1986, duke pasur gjendjen e vështirë ekonomike detyrohet që në vitin 1990 të emigroj për në Gjermani, ku punoi për katër vite. Pas kthimit te tijë në Kosovë, ai vazhdimisht ishte nën vëzhgimin e poilicisë serbe. Në vitin 1997, Ahmeti përsëri emigroi për në Gjermani. Por qëndrimi I tij në Gjermani kësaj rradhe ishte më I shkurt, pas ngjarjeve të vitit 1998 në Prekaz, Ahmeti merr rrugën e kthimit për ti dalur zot atdheut që më shumë se kurr kishte nevojë për njerz të dijës dhe pushkës. Nëpërmjet Shqipërisë, ai bashkë më shumë luftëtar të tjerë me 26 qërshor 1998, hynë në Kosovë, duke filluar përfundimisht rrugën e Lavdisë. Me 12 korrik 1998, me qëllimin e vetëm mobilizimin e të rinjve të trevës sonë, Ahmeti arriti që të mobilizon 15 luftëtar, në mesin e të cilëve edhe motrën e tij Limnije Kaqiku. Me 15 korrik 1998 kthehet në Budakovë, e më pastaj edhe në Rokopeq, ku edhe emrohet Komandat togu. Në gusht përsëri kthehet në Budakovë, ku edhe emrohet zëvendës komandant I njësitit special I brigadës 123, zona operative e pashtrikut. Në këtë kohë merr pjesë në shumë aksione, ku dëshmohet për trimëri e zgjuarsi. Në fund të nëntorit me vendim të Shtabit të përgjithshëm të UQK – ës emërohet Komandant I brigadës 161 të zonës operative të nerodimës. 15 janari I vitit 1999 shënon njërën nga masakrat më të tmerrshme, dhjetra civilë masakrohen barbarisht në Reqak nga forcat serbe, Ushtria qlirimtare bëri një luftë heroike për të mbrojtur kufomat dhe për ti treguar botës për barabritë e forcave serbo – slave. Pas tri ditësh luftë të pabarabart, me 19 janar 1999, bie heroikisht Ahmet Kaqiku. Varrimi I tij u bë me 21 janar 1999 në Mollopolc. Jeta, idealet, trimëria, guximi I Ahmet Kaqikut sot nderohet, ne jemi krenar që kishim një njeri të tillë, që sakrfikoi qdo gjë për lirinë e vendit ton. AhmetKaqiku pas vetës la graun dhe tre fëmijë, Arbnorën, Festinën dhe Festimin
Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit Ahmet Kaqiku