Moti në Rajon

Moti në Rajon Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Moti në Rajon, Media/News Company, Suharekë, Brigada 123, Suharekë.

Moti për dy ditë, 08-09.06.2022Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike. Në k...
08/06/2022

Moti për dy ditë, 08-09.06.2022

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike. Në këto kushte do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër.
Një mot afërsisht i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sepse përpos indeksit të lartë UV, apelohet që të kemi kujdes gjatë kohës kur fillojnë reshjet dhe të respektohen udhëzimet, se si duhet të mbrohemi nga moti me rrufe dhe stuhitë.

Disa rregulla se si duhet të ruhemi nga moti ekstrem!
1.Nëse jeni gjendur jashtë gjatë një stuhie, mos qëndroni pranë një pemë, një shtylle telefoni ose shtyllë flamuri. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit.
2.Kur rrufeja kërcënon, futuni brenda një shtëpie, ndërtese të madhe ose një automjeti tërësisht metalik.
3.Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë në një zonë pyjore, strehohuni nën pemë të vogla dhe qëndroni larg pemëve të larta.
4.Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë, mos u bëni cak i saj. Mund të jetë fatale. Mos qëndroni në majë të një kodre, në një fushë të hapur ose përgjatë një plazhi.
5.Nëse stuhia afrohet kur jeni duke notuar ose pranë ujit, dilni nga uji menjëherë dhe largohuni nga plazhi.
6.Gjatë një stuhie me vetëtima, hiqeni ombrellën, qëndroni larg gardheve me tela, pajisjeve me tela për tharje të rrobave, tubacionet metalike, shinat metalike dhe objekte të tjera metalike.
7.Gjatë një stuhie me vetëtima, qëndroni larg pajisjeve elektrike, kanaleve të ngrohjes, radiatorëve dhe hidraulikës. Hiqni nga priza pajisjet kryesore elektrike.
8.Rrufeja është vdekjeprurëse. Gjatë një stuhie me rrufe mos përdorni pajisje elektrike si brisqe, mikserë, tharëse flokësh dhe pajisje lavanderie.
9.Rrufeja mund të jetë vdekjeprurëse, por një person i vrarë në dukje rrufeja shpesh mund të ringjallet nga metoda e ndihmës së shpejtë gojë më gojë, masazhi i zemrës ose frymëmarrja artificiale. Nëse disa njerëz goditen nga rrufeja, së pari trajtoni ata që duken të vdekur. Ata që tregojnë shenja jete ndoshta do të shërohen vetë.

18/09/2021

Moti nesër, 19.09.2021
Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

18/09/2021

Fundjava me reshje shiu. Të shtunën më freskët, e të dielën ngrohtë. Fillimi i javës me mot jostabil, rënie e temperaturave dhe mundësi për shi.
17.09.2021 - Në ditët e fundjavës, pritet ndryshim i situatës sinoptike. Para do të kemi një periudhë të një moti më të paqëndrueshëm. Të shtunën e të dielën priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima. Në aspketin termik të shtunën do të jetë më freskët e të dielën sërish pak më ngrohtë.
Fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht me vransira, e ku mbetën mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit nga e marta në rënie.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, e herë herë edhe në të mira.
18.09 - Më freskët dhe kryesisht me vransira. Që nga mëngjesi me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.
19.09 - Paradite me vransira, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Vende-vende me mundësi për reshje lokale shiu. Në mbrëmje kthjellime.
20.09 - Paradite kthjellime. Ditën me vransira me mundësi edhe për riga lokale shiu.
21.09 - Kryesisht me vransira e më freskët, me mundësi për riga lokale shiu.
22.09 - Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe me reshje lokale shiu..
Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e të mërkurën zbresin edhe në 10C. Maksimalet të shtunën zbresin në 20C, për të shënuar sërish rritje të dielën deri në 25C, e më pas me një tendencë të rënies deri në 19C ditën e mërkurë.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s, të hënën me hove edhe deri në 14m/s.
Shtypja atmosferike në fundjavë me tendencë të rënies nën vlera normale, më pas shënon rritje.

17-18.09.2021Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga d...
16/09/2021

17-18.09.2021
Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Address

Suharekë, Brigada 123
Suharekë
23000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Moti në Rajon posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share