Suhareka 365

Suhareka 365 News/Media Lajme nga Suhareka

11/10/2025

Të dashur qytetarë të Therandës, miq e bashkëudhëtarë të këtij rrugëtimi!
Të dielën, me zemër dhe me bindje, le ta bëjmë hapin e parë drejt një Therande të re.
Le të votojmë për ndryshimin që e duam dhe e meritojmë.
Faleminderit, Therandë!
Faleminderit për çdo dorë, çdo fjalë, çdo buzëqeshje.
Së bashku, po e fillojmë një kapitull të ri për komunën tonë.

✅105

Kafen e mëngjesit me banorë të një pjese të  lagjes së BerishëveBiseduam hapur për sfidat me të cilat përballen, për mun...
11/10/2025

Kafen e mëngjesit me banorë të një pjese të lagjes së Berishëve

Biseduam hapur për sfidat me të cilat përballen, për mungesën e investimeve të nevojshme infrastrukturore dhe për nevojën e një qasjeje më serioze të komunës ndaj kërkesave të tyre.

Banorët shprehën gatishmërinë për ndryshim, për një qeverisje që i dëgjon, i respekton dhe i përfshin ata në vendimmarrje.



Sot e mora një dhuratë, e cila më  dha shumë emocione. ❤️Banorët e Shtëpisë së të Moshuarëve me Lumen i vizitojmë shumë ...
11/10/2025

Sot e mora një dhuratë, e cila më dha shumë emocione. ❤️

Banorët e Shtëpisë së të Moshuarëve me Lumen i vizitojmë shumë shpesh.
Ndodhi edhe sot, ku bashkë me humanistin Halil Kastrati evokuam shumë kujtime nga e kaluara. 😊

Ata janë pjesë e jona, sepse e jetojmë jetën bashkë. 🫶

BASHKË PËR THERANDËN105  Hamdi Bytyçi105  Lëvizja VETËVENDOSJE!
11/10/2025

BASHKË PËR THERANDËN
105 Hamdi Bytyçi
105 Lëvizja VETËVENDOSJE!

11/10/2025

Faleminderit, Shqiponja!
Është nder dhe krenari të marr vlerësime nga gra të suksesshme si ti — një nënë e përkushtuar dhe një biznesmene frymëzuese.
Së bashku do ta bëjmë Suharekën vendin që e meriton të jetë.
#113

Pranvera Gashi ka lindur në vitin 1994 në Suharekë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa studimet...
11/10/2025

Pranvera Gashi ka lindur në vitin 1994 në Suharekë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa studimet i përfundoi në Prishtinë, ku mori titujt Bachelor dhe Master në Arkitekturë në UBT, si dhe diplomoi në Arkeologji në Universitetin e Prishtinës. Ajo është 6 herë bursiste dhe ka studiuar edhe jashtë vendit, në Glasgow dhe Lion. Ka punuar si arkitekte në Kosovë dhe Zvicër, ndërsa ka përfaqësuar Ballkanin Perëndimor në bashkëpunime ndërkombëtare në Europë dhe Amerikë Latine. Aktualisht jeton në Zvicër, ku punon si arkitekte dhe në Institutin Arkeologjik të Aargaut. Si anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Pranvera kandidon për Kuvendin Komunal me vizionin për të forcuar rolin e rinisë, për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe për të krijuar mundësi të reja zhvillimi për Suharekën. Ajo përfaqëson fshatin Dubravë dhe garon me numrin 28 në listë.

Suhareka në ethe politike: Hamdi Bytyçi përmbys balancat me mbështetje të fortë nga Albin KurtiSkena politike në Suharek...
10/10/2025

Suhareka në ethe politike: Hamdi Bytyçi përmbys balancat me mbështetje të fortë nga Albin Kurti

Skena politike në Suharekë po përjeton një rigjallërim të rrallë. Me afrimin e zgjedhjeve lokale, emri i Hamdi Bytyçit, kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës, është bërë qendra e vëmendjes dhe debatit publik. Një figurë e njohur për integritet, profesionalizëm dhe përvojë në arsim, Bytyçi po shihet nga shumë qytetarë si kandidati që mund të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Therandë.
Fushata e tij është shndërruar në një lëvizje qytetare të gjerë, me pjesëmarrje entuziaste nga të rinjtë, profesionistët, gratë dhe biznesmenët lokalë. Energjia, organizimi dhe sinqeriteti po e karakterizojnë këtë fushatë, duke krijuar ndjesinë se Suhareka po hyn në një fazë të re të zhvillimit të saj politik e ekonomik.

Mbështetja nga Qeveria e Republikës së Kosovës është një tjetër element i rëndësishëm që ka forcuar këtë momentum. Kryeministri Albin Kurti, në tubimin qendror në Therandë, e ka cilësuar Hamdi Bytyçin si “shembull të ndershmërisë, profesionalizmit dhe përkushtimit publik”, duke shprehur mbështetje të plotë për fitoren e tij.
Në javët e fundit, Suhareka është bërë një prej destinacioneve më të vizituara nga anëtarët e kabinetit qeveritar. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca kanë zhvilluar takime të shumta me qytetarët, duke konfirmuar përkushtimin e qeverisë për ta mbështetur zhvillimin e komunës së Suharekës.

Një tjetër aspekt që po i jep peshë kandidaturës së Bytyçit është përkrahja e fuqishme e komunitetit të biznesit. Dhjetëra ndërmarrës të suksesshëm nga Suhareka dhe diaspora janë rreshtuar hapur në mbështetje të tij, duke vlerësuar vizionin për zhvillim lokal, inovacion, transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme.
Pas shumë vitesh qetësie politike, Suhareka po përjeton një valë të re shprese e energjie. Qytetarët po e përshkruajnë këtë moment si “kalimin nga heshtja në stuhinë e ndryshimit”. Me Hamdi Bytyçin në krye dhe me përkrahjen e fuqishme të Qeverisë Kurti, Theranda po shihet gjithnjë e më shumë si një nga qendrat e reja të transformimit politik dhe zhvillimit lokal në Kosovë.

Në këtë momentum, kandidatura e Hamdi Bytyçit nuk shihet vetëm si garë politike – por si një vizion për ta kthyer Suharekën në një model të qeverisjes moderne, transparente dhe me fokus në qytetarin.

Xheni Daka ka lindur më 24 janar 1990 në fshatin Vërshec të Therandës. Shkollimin fillor e kreu në ShFMU “Naum Veqilharx...
10/10/2025

Xheni Daka ka lindur më 24 janar 1990 në fshatin Vërshec të Therandës. Shkollimin fillor e kreu në ShFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Jeta e Re” në Therandë. Studimet universitare i vijoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në Departamentin e Historisë, të cilat i përfundoi në vitin 2013. Më pas ndoqi studimet master në po të njëjtin fakultet, në drejtimin Histori e Kohës së Re, ku në vitin 2017 fitoi titullin Master i Historisë. Prej vitit 2022 punon si mësimdhënës i historisë në SHFMU “Emin Duraku” në Prizren, duke ndjekur misionin e tij për edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Xheni është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! prej nëntë vitesh, fillimisht si aktivist, më pas si administrator i zyrës së Qendrës në Therandë (2021–2022) dhe aktualisht si sekretar i kësaj qendre. Në vitin 2025 kandidon për herë të parë për Kuvendin Komunal të Suharekës, duke përfaqësuar fshatin Vërshec dhe garon me numrin 27 në listë.

Marigona Bytyqi ka lindur më 24 shkurt 1990 në fshatin Studenqan të Komunës së Suharekës. Shkollimin fillor dhe të mesëm...
10/10/2025

Marigona Bytyqi ka lindur më 24 shkurt 1990 në fshatin Studenqan të Komunës së Suharekës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në vendlindje, ndërsa studimet e larta për Ekonomi i kreu në Prishtinë. Që nga viti 2014 është e punësuar në sektorin privat, ku ka fituar përvojë në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit. Ajo është një grua që beson se ndryshimi fillon nga përkushtimi dhe puna e ndershme. Si ekonomiste, ka qenë gjithmonë e fokusuar në zhvillimin e ideve që forcojnë ekonominë vendore dhe krijojnë mundësi të reja për qytetarët. Marigona kandidon për Asamblenë Komunale me misionin për t’i dhënë zë qytetarëve, për të punuar për transparencë dhe për të fuqizuar rolin e grave dhe të rinjve në vendimmarrje. Ajo udhëhiqet nga vlerat e përgjegjësisë, korrektësisë dhe respektit për secilin qytetar, duke besuar se e ardhmja ndërtohet përmes përfshirjes dhe vizionit të qartë për zhvillim. Ajo përfaqëson fshatin Semetisht dhe garon me numrin 25 në listë.

Veton Ramshaj ka lindur më 6 tetor 1983 në Suharekë. Shkollën fillore e kreu në “Flamuri i Arbërit” në Reshtan, ndërsa t...
10/10/2025

Veton Ramshaj ka lindur më 6 tetor 1983 në Suharekë. Shkollën fillore e kreu në “Flamuri i Arbërit” në Reshtan, ndërsa të mesmen në Shkollën Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, në drejtimin Teknik i Ndërtimtarisë. Studimet e larta i vijoi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, ku përfundoi edhe masterin në departamentin Prodhimtari dhe Automatizim, duke fituar titullin MSc. i Inxhinierisë Mekanike në vitin 2012. Prej asaj kohe punon si menaxher në servisin dhe diagnostifikimin e automjeteve, duke ndërtuar përvojë të thellë profesionale e teknike. Veton është i njohur për qasjen e tij të matur, përkushtimin dhe etikën e lartë të punës. Si pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai e sheh angazhimin politik si mundësi për të kontribuar me dije dhe disiplinë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. Ai përfaqëson fshatin Peqan i Vogël dhe garon me numrin 24 në listë.

Reshat Selimaj ka lindur më 8 qershor 1978 në Greikoc të Suharekës, ku edhe jeton. Me mbi 24 vite përvojë si menaxher në...
10/10/2025

Reshat Selimaj ka lindur më 8 qershor 1978 në Greikoc të Suharekës, ku edhe jeton. Me mbi 24 vite përvojë si menaxher në sektorin e biznesit, ai ka dëshmuar aftësi të spikatura në udhëheqje dhe zhvillim organizativ, duke qenë njëkohësisht një zë i besueshëm i komunitetit. Në vitin 2025 iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i frymëzuar nga vizioni për një shoqëri më të drejtë dhe të zhvilluar. Si kandidat për Asamblenë Komunale, Selimaj fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës komunale, përfshirjen e rinisë dhe fuqizimin e bujqësisë vendore. Ai përfaqëson fshatin Greikoc dhe garon me numrin 23 në listë.

Address

Suharekë
23000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Suhareka 365 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share