Radio Vala

Radio Vala Radio Vala është radio stacion privat i themeluar në vitin 2000 që mbulon rrafshin e dukagjinit. Ne

radiovala.net - Radio dhe Gazetë online e themeluar në qytetin e Suharekës

Radiovala its the radio station & news media in Kosovo

DIAFEST 2026 – Ditët e Diasporës në Suharekë!Suhareka bëhet gati për tri net festive, plot muzikë, argëtim dhe emocione,...
28/07/2026

DIAFEST 2026 – Ditët e Diasporës në Suharekë!

Suhareka bëhet gati për tri net festive, plot muzikë, argëtim dhe emocione, kushtuar bashkatdhetarëve tanë që na bashkohen gjatë verës!

4, 5 dhe 6 Gusht 2026
Sheshi i Qytetit – Suharekë
Nga ora 20:30

4 Gusht – Atmosferën do ta ndezë GAM Theranda!
5 Gusht – Një natë e veçantë, tërësisht dedikuar artistëve tanë nga Diaspora!
6 Gusht – Mbyllje spektakolare me Vesa Smolica – LIVE!

Tre net, një qytet, një festë dhe mijëra emocione!

Ejani ta festojmë së bashku kthimin në vendlindje, muzikën, traditën dhe dashurinë për Suharekën!

DIAFEST 2026
4 • 5 • 6 GUSHT
SHESHI I QYTETIT – SUHAREKË
20:30

🇽🇰 Mirë se vini, bashkatdhetarë! Suhareka ju pret! ❤️

EKO-THERANDA nis pastrimin e pusetave dhe shkarkuesve të ujërave atmosferike në Suharekë
27/07/2026

EKO-THERANDA nis pastrimin e pusetave dhe shkarkuesve të ujërave atmosferike në Suharekë

NPL “EKO-THERANDA” Sh.A. ka nisur javën me një aksion për pastrimin e pusetave dhe shkarkuesve të ujërave atmosferike në rrugët e qytetit të Suharekës. Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa prej t…

Prezantohet Draft-Projekti i Planit Rregullues për Zonën Ekonomike në Duhël
27/07/2026

Prezantohet Draft-Projekti i Planit Rregullues për Zonën Ekonomike në Duhël

Sot para qytetarëve dhe bizneseve të interesuara është prezantuar Draft-Projekti i Planit Rregullues të Hollësishëm (PRrH) për Zonën Ekonomike në Duhël, një projekt i rëndësishëm që synon krijimin …

NJOFTIM PËR HOMAZHE DHE VARRIMMe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe gjithë qytetarët s...
22/07/2026

NJOFTIM PËR HOMAZHE DHE VARRIM

Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe gjithë qytetarët se Bekim Ali Ugzmaili, i lindur më 12 prill 1974 në Jezerc, Komuna e Ferizajt, veteran dhe invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, u nda nga jeta më 21 korrik 2026, në moshën 52-vjeçare, pas një beteje të gjatë me plagët e marra gjatë luftës.

Homazhet do të mbahen të enjten, më 23 korrik 2026, duke filluar nga ora 12:00, para Bibliotekës së Qytetit në Suharekë.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 13:30, në varrezat e fshatit Shirokë.

Ftohen familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët, veteranët dhe të gjithë qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre t'i japin lamtumirën e fundit një luftëtari të lirisë, i cili me nder, guxim dhe përkushtim i shërbeu atdheut deri në fund të jetës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Bekim Ali Ugzmailin!

Liria humbi edhe një mbrojtës të saj, ai i mbijetoi plagëve të luftës, por jo kohës! Lamtumirë Çlirimtar Bekim Ali Ugzma...
22/07/2026

Liria humbi edhe një mbrojtës të saj, ai i mbijetoi plagëve të luftës, por jo kohës!
Lamtumirë Çlirimtar Bekim Ali Ugzmaili

Bekim Ali Ugzmaili, luftëtar i lirisë dhe veteran/invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u nda nga jeta më 21.07.2026, pas një beteje të gjatë me plagët e rënda që kishte marrë gjatë luftës. Ai …

07/07/2026

NJOFTIM PËR HUMBJE DOKUMENTI

Njoftohet se është humbur dëftesa origjinale e klasës së X-të e nxënëses Era Kuqi, klasa 10B, e lëshuar nga Gjimnazi i Specializuar “Loyola-Gymnasium” në Prizren, për vitin shkollor 2023/2024. Dëftesa në fjalë shpallet e pavlefshme.

Pronari i fabrikës “Graniti” në Suharekë, Bajram Lumi, pritet në Dhomën e Lordëve në Londër
07/07/2026

Pronari i fabrikës “Graniti” në Suharekë, Bajram Lumi, pritet në Dhomën e Lordëve në Londër

Pronari i fabrikës së mobiljeve “Graniti” në Suharekë, Bajram Lumi, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Londër, ku më 1 korrik mori pjesë në një darkë zyrtare në Dhomën e Lordëve. Vizita në n…

Komuna e Suharekës hap aplikimet për artistët e mërgatës në Diafest 2026Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë n...
30/06/2026

Komuna e Suharekës hap aplikimet për artistët e mërgatës në Diafest 2026

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka hapur aplikimet për artistët me prejardhje nga Suhareka, të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgatë dhe kanë krijimtari muzikore.

Artistët e interesuar mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit artistik të Diafest 2026, duke dërguar këngët e tyre për shqyrtim.

Të gjitha këngët e pranuara do të vlerësohen nga Komisioni Organizativ Profesional i Diafest 2026, i cili do të bëjë përzgjedhjen e pjesëmarrësve.

Afati i fundit për dorëzimin e këngëve është 10 korrik 2026, deri në orën 16:00.

Këngët mund të dërgohen përmes emailit në adresën: [email protected], ose fizikisht me USB në Drejtorinë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës.

Artistët e përzgjedhur do të njoftohen pas përfundimit të procesit të vlerësimit.

Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin: +383 44 810 082.

Urime Suharekë. ❤️🏥Rreth 4 milion euro nga Ministria e Shëndetësisë për ndërtimin e QKMF -së së re në Suharekë. Falemind...
10/06/2026

Urime Suharekë. ❤️🏥
Rreth 4 milion euro nga Ministria e Shëndetësisë për ndërtimin e QKMF -së së re në Suharekë.
Faleminderit Ministrit Arben Vitia për bashkëpunimin. 🙏
E lajme të tjera fantastike ditëve në vijim. 🫡

Fondacioni Golden Eagle ka dhuruar 10 mijë euro për bashkëshorten dhe djalin 8-muajsh të efektivit të ndjerë Enea Mekoll...
06/06/2026

Fondacioni Golden Eagle ka dhuruar 10 mijë euro për bashkëshorten dhe djalin 8-muajsh të efektivit të ndjerë Enea Mekolli, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për familjen e tij.
Ky kontribut është më shumë se një ndihmë financiare – është një shenjë respekti dhe vlerësimi për familjen e heroit që dha jetën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut.

Address

Suharekë
23000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Vala posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Vala:

Share