18/06/2025
Sulm me mjet të fortë në oborrin e Gjykatës në Suharekë, shihen njolla gjaku në tokë
Një sulm i rëndë fizik ka ndodhur mes palëve të përfshira në një proces gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prizren, Dega Suharekë.
Lajmin për Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore.
“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ish*t duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin.”, ka deklaruar ai.