Grape Press

Grape Press “Grape Press” është portal i krijuar ekskluzivisht për të informuar drejtë, shpejt, saktë!

Me 17 vota për, Arbër Zenuni zë vendin e Dëfrim Kafexhiut si kryesues i kuvendit komunal.
18/07/2023

Me 17 vota për, Arbër Zenuni zë vendin e Dëfrim Kafexhiut si kryesues i kuvendit komunal.

OVL UÇK në Rahovec bën thirrje për pjesëmarrje masive në Prishtinë të shtunën.Sipas njoftimit të OVL UÇK - dega Rahovec,...
15/07/2023

OVL UÇK në Rahovec bën thirrje për pjesëmarrje masive në Prishtinë të shtunën.

Sipas njoftimit të OVL UÇK - dega Rahovec, 4 autobusë nisen nga ora 16:00 për të marrë pjesë nga ora 18:00h në protestën që mbahet në Sheshin "Skënderbeu".

📢Njoftimi i plotë i OVL UÇK në Rahovec:

Nisja nga Rahoveci bëhet 15 korrik 2023 në ora 16:00 ku do nisen 4 autobusa nga stacioni i Rahovecit.
Ftoheni të na bashkangjiteni veteranëve të UÇK-së

Edon Cana caktohet kryetari i Degës së PDK-së në RahovecKryesia e PDK-së ka zgjedhur Edon Canën kryetar të Degës në Raho...
08/07/2022

Edon Cana caktohet kryetari i Degës së PDK-së në Rahovec

Kryesia e PDK-së ka zgjedhur Edon Canën kryetar të Degës në Rahovec.

Bie çmimi i benzinës, ndërsa i naftës nuk ka ndryshuarMinistria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çm...
07/07/2022

Bie çmimi i benzinës, ndërsa i naftës nuk ka ndryshuar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë. Çmimi i benzinës ka rënë për një cent në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa i naftës ka mbetur i njëjtë.
Çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:
Produkti Dizel: 1.78 euro për litër,
Produkti Benzinë: 1.73 euro për litër;
Produkti Gaz: 0.78 euro për litër.

Në rrugën Xhelal Hajda- Toni është një lagje e cila vuan nga rrjedhja e kanalizimit që vjen prej një lagje tjetër. Banor...
07/07/2022

Në rrugën Xhelal Hajda- Toni është një lagje e cila vuan nga rrjedhja e kanalizimit që vjen prej një lagje tjetër. Banorët janë ankuar tek kryetari i komunës, ndërsa po pritet që problemi të zgjidhet sa më shpejt.

Reagimi i Smajl Latifit për vendimin e qeverisë Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nuk mirëpriti aprovimin e...
05/07/2022

Reagimi i Smajl Latifit për vendimin e qeverisë

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nuk mirëpriti aprovimin e kërkesës nga qytetarët e Rahovecit nga Qeveria e Kosovës për ndryshim-plotësimin e ligjit për noterinë që sjell noterin në Rahovec një noter për t kryer nevojat e qytetarëve dhe bujqve. Reagimin e tij, Latifi e ka bërë të ditur edhe pas një postimi ne faqen e tij zyrtare ne facebook.
👇

Qeveria Kurti aprovon kërkesën e deputetit nga RahoveciQeveria Kurti ka aprovuar kërkesen e deputit nga Rahoveci, Visar ...
05/07/2022

Qeveria Kurti aprovon kërkesën e deputetit nga Rahoveci

Qeveria Kurti ka aprovuar kërkesen e deputit nga Rahoveci, Visar Korencia, duke gjetur një zgjidhje të përkohshme për noterin. Çështja e noterit ishte problematike kur bujqit përgatisnin aplikimet për subvencione, kurse problemi u fry shumë edhe nga kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili i shfrytëzoi politikisht bujqit për të goditur kryeministrin Albin Kurti.
Ishte Visar Korenica që bëri kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë që të gjendet një zgjidhje e përkohshme, derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore të përzgjedhjes së noterëve. Zgjidhja e përkohshme do të jetë që një noter të jetë 1 ose 2 ditë në javë në Rahovec për të kryer çështjet që janë me rëndësi.
Visar Korenica për këtë ka falënderuar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, teksa falënderoi edhe Albulena Haxhiun, ministern e drejtësisë, që dëgjoi zërin e qytetarëve të Rahovecit duke i dhënë kahje të drejtë kërkesës së deputetit Visar Korenica.

“ALI” emri më i zakonshëm në Rahovec Këta janë emrat më të zakonshëm në Kosovë sipas komunave👇🏼Marrë nga: Front Online
05/07/2022

“ALI” emri më i zakonshëm në Rahovec

Këta janë emrat më të zakonshëm në Kosovë sipas komunave👇🏼

Marrë nga: Front Online

Aksident i rëndë në RahovecNjë aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Rahovec-Fortes, ku si pasojë i lënduari me iniciale...
04/07/2022

Aksident i rëndë në Rahovec

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Rahovec-Fortes, ku si pasojë i lënduari me inicialet B.K është dërguar urgjentisht në spitalin më të afërt. Aksidenti ka ndodhur mes një veture të tipit golf 2 dhe një motokultivatori. Ndërsa për gjendjen e të lënduarin ende nuk ka ndonjë informacion.

Zjarrëfiksat e Rahovecit, gjithmonë të gatshëm për mbrojtjen e ambientit dhe natyrës! Këto janë disa pamje të intervenim...
02/07/2022

Zjarrëfiksat e Rahovecit, gjithmonë të gatshëm për mbrojtjen e ambientit dhe natyrës!

Këto janë disa pamje të intervenimit nga zjarrëfiksat NJPZSH- në Rahovec

Kërcënohet me vrasje zyrtari i Policisë në RahovecZyrtari i Policisë në Rahovec, është kërcënuar me vrasje nga 25-vjeçar...
02/07/2022

Kërcënohet me vrasje zyrtari i Policisë në Rahovec

Zyrtari i Policisë në Rahovec, është kërcënuar me vrasje nga 25-vjeçari të cilin e gjobiti për kundërvajtje në trafik. Ky rast është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Xërxë të Rahovecit.
Policët morën masa parandaluese duke e arrestuar dhe duke e shoqëruar në stacion policor qytetarin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit 25-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Rritja e çmimit të bukës, problem për qytetarët Çmimi i bukës që nga fillimi i vitit e deri më tash, ka ndryshuar shumë....
02/07/2022

Rritja e çmimit të bukës, problem për qytetarët

Çmimi i bukës që nga fillimi i vitit e deri më tash, ka ndryshuar shumë. Në fillim të vitit çmimi ka qenë 35 centë, ndërsa sot çmimi i një buke që peshon mbi 500 gramë është 50 centë, e në disa qytete edhe 60 centë.
Për këtë rritje të cmimit kanë folur edhe qytetarë të disa prej komunave të Kosovës, të cilët janë shprehur të pakënaqur dhe të shqetësuar për situatën e krijuar nga rritja e çmimeve.
Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve që nga fundi i vitit të kaluar.

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Grape Press posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share