Gazeta RekordPress

Gazeta RekordPress Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gazeta RekordPress, News & Media Website, Rr. Shpetim Robaj, Pristina.

Rekord Press është një shërbim lajmesh i pakrahasueshëm, i klasit botëror, me një frymë novatore që na mban përpara rivalëve tanë - dhe një frymë pavarësie që na frymëzon për të sfiduar status quo -në.

11/08/2025

▪️”Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë” – ka shkruar kryeministri Edi Rama në një postim të bërë pak çaste më parë, duke ndarë edhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme, të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.

▪️Sot i jepet lamtumira e fundit babë e bir, Selami dhe Edmond HasaniSot, në Gjilan, familjarë, miq e qytetarë do t’u ja...
11/08/2025

▪️Sot i jepet lamtumira e fundit babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani

Sot, në Gjilan, familjarë, miq e qytetarë do t’u japin lamtumirën e fundit Selami dhe Edmond Hasanit, babë e bir që humbën jetën tragjikisht nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në qytet.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 16:40, me kohën e Ikindisë.

Ngjarja tragjike ka tronditur gjithë komunitetin e Gjilanit, duke lënë pas dhimbje të thellë dhe shumë pikëpyetje.

▪️😧 E dhimbshme: Këta janë babë e bir që u vranë sot nga një fajdexhi në Gjilan 👇
10/08/2025

▪️😧 E dhimbshme: Këta janë babë e bir që u vranë sot nga një fajdexhi në Gjilan 👇

▪️Konfirmohet vdekja e personit të tretë në Gjilan, është nga familja Hoxha👇Komuna e Gjilanit sot është tronditur nga nj...
10/08/2025

▪️Konfirmohet vdekja e personit të tretë në Gjilan, është nga familja Hoxha👇

Komuna e Gjilanit sot është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Burimet e RekordPress kanë mësuar se ka arritur në tre numri i viktimave në këtë rastë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se viktima e tretë është Abedin Hoxha, i cili ka lidhje familjare me viktimat.

Ndërsa vëllau i tij, Bujar Hoxha ëshë duke u trajtuar në QKUK, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

▪️Gjilan: Viktimat babë e bir, ky është i dyshuari për vrasje👇Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën ...
10/08/2025

▪️Gjilan: Viktimat babë e bir, ky është i dyshuari për vrasje👇

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kafe.

RekordPress ka mësuar se viktimat janë babë e birë ndërsa i dyshuari për vrasjen e tyre është Mefail Shkodra, i cili ndodhet në arrati.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se konflikt dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku njoftoj se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ .

Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, ka thënë Hashani.

Shkodra është emër i njohur për policinë, ku para një viti është arrestuar për fajde.

▪️Vrasje e dyfishtë në Gjilan, dy të plagosur – i dyshuari në arratiNjë ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit ...
10/08/2025

▪️Vrasje e dyfishtë në Gjilan, dy të plagosur – i dyshuari në arrati

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme.

Dyshohet se ka ndodhur një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri.

Rastin për Gazeta RekordPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të vdekur, vdekja e të cilëve është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan.

I dyshuari për këtë krim është një mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan”, tha Hashani.

“I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”.

▪️Bekë Berisha me veshje unike në protestën kundër Gjykatës Speciale👇
07/08/2025

▪️Bekë Berisha me veshje unike në protestën kundër Gjykatës Speciale👇

▪️Nis protesta në Prishtinë e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK, kundër Gjykatës Speciale👇  ̧k
07/08/2025

▪️Nis protesta në Prishtinë e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK, kundër Gjykatës Speciale👇

̧k

▪️Sot mbahet protestë gjithëpopullore në Kosovë, kundër Gjykatës Speciale në Hagë👇Organizatat e dala nga lufta e Ushtris...
07/08/2025

▪️Sot mbahet protestë gjithëpopullore në Kosovë, kundër Gjykatës Speciale në Hagë👇

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar sot një protestë gjithëpopullore në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shprehur kundërshtimin ndaj, siç u cilësua, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Zyrtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL – UÇK) theksuan se kjo protestë është një thirrje për drejtësi dhe për respektimin e vlerave të luftës çlirimtare. Ata bënë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet për të mundësuar pjesëmarrjen sa më të gjerë të qytetarëve nga e gjithë Kosova.

“Kemi komunikuar me strukturat tona dhe me shumë qytetarë. Për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë me autobusë, kemi vendosur që parkingu ‘Prishtina’ pranë Pallatit të Rinisë do të jetë i gatshëm për pritjen e tyre”, tha Gazmend Syla, nënkryetar i OVL – UÇK-së.

Ai theksoi rëndësinë e protestës si një akt simbolik për të shprehur mbështetjen ndaj ish-liderëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

“Është e rëndësishme që të dërgojmë një mesazh të qartë: kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj tyre, por edhe ndaj historisë sonë”, tha Syla.

▪️Qytetari lajmërohet nga Veriu i Mitrovicës: Poston fotografi nga banesa e rikthyer pas 25 vitesh - "Mirëmengjes nga Ve...
06/08/2025

▪️Qytetari lajmërohet nga Veriu i Mitrovicës: Poston fotografi nga banesa e rikthyer pas 25 vitesh - "Mirëmengjes nga Veriu"👇

▪️Monika Salihu jep lajmin, Azizi diagnostifikohet me sëmundjen e rëndëKëngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka ...
06/08/2025

▪️Monika Salihu jep lajmin, Azizi diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur se babai i saj, ish-boksieri legjendar Aziz Salihu, i njohur ndryshe si “Zizi Olimpiku” – është diagnostifikuar me sëmundjen e Alzheimerit.

Në një postim emocional, Monika shprehet se sfidat e jetës nuk kursejnë askënd, por se familja e tyre ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe do të mbetet e tillë deri në fund.

“Nuk mund të gënjej për dhimbjen,” shkruan ajo, “por jam dhe do të vdes si qika e boksierit.”

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Monika thekson se dashuria e babait për familjen, Kosovën dhe popullin mbetet e njëjtë:

“Edhe sot ju don me shpirt, edhe pse ai është ndryshe.”

▪️Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të GazësKryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se është marrë një vendi...
04/08/2025

▪️Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës

Kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet në zonat ku mbahen pengje.

Zyra e Kryeministrit i përcolli mesazhin Shefit të Shtabit: “Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen.”

Njoftimi vjen pas muajsh bisedimesh në Doha midis Hamasit, Izraelit dhe ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe pengmarrjeje, shkruan euronews.

Hamasi kërkoi që qindra kamionë me ndihma do të duhej të hynin në Rripin e Gazës që grupi terrorist të rikthehej në negociata, pavarësisht përpjekjeve të shtuara ndërkombëtare për të ofruar burime në enklavën palestineze.

Hamasi publikoi gjithashtu video gjatë fundjavës, duke treguar pengje të dobësuar dhe duke pretenduar se ata po vdisnin urie si pasojë e urisë së përhapur në Rripin e Gazës.

Address

Rr. Shpetim Robaj
Pristina
10,000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta RekordPress posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share