08/08/2025
Edhe një profesionist në listën fituese të VV-së dhe në përkrahje të kryetarit në ardhje, prof. Ali Dula. Jusuf Dërmala, i diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë, drejtimi Agroekonomi, është aktivist i devotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2013. Gjatë kësaj kohe ka qenë pjesë e organizatës në etapa të ndryshme, së fundmi si pjesë e grupit punues dhe shef i shtabit në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Lëvizjen Vetëvendosje dhe tani i bashkohet listës së kandidaturave për asamblenë komunale në zgjedhjet e 12 Tetorit.
Jusufi vjen me një përvojë të gjatë, mbi 17 vjeçare, në fushën e sektorit financiar, konkretisht në sektorin bankar, ku ka qenë pjesë e disa institucioneve financiare ndër vite, duke mbajtur pozicione të ndryshme.
Përveç kësaj, Jusufi njihet edhe si sportist, basketbollist i Klubit Basketbollistik Rahoveci. Në vitin 2014 ishte njëri ndër iniciatorët kryesorë në riaktivizimin e klubit dhe pjesë e kryesisë së tij. Klubi arriti kulminacionin në basketbollin vendor, duke dëshmuar kontributin e tij edhe në organizimin shoqëror të sportit lokal.
Përveç përvojës në sektorin financiar dhe sportiv, Jusufi njihet edhe si fermer, kultivues i arrës. Është ndër të parët në komunën tonë që ka kultivuar këtë kulturë në formë plantacionesh.
Ai është motivues, vetëiniciator dhe shtytës i proceseve në të mirën e qytetarëve. I papërkulur në mbrojtje të së drejtës, mban qëndrim parimor dhe të paanshëm, duke luftuar çdo padrejtësi.
Me përvojën e tij në sfera të ndryshme, si dhe me njohuri gjithëpërfshirëse për komunën – ekonomike, kulturore e politike – dhe me parime të drejta, Jusufi i bashkohet ekipit të kryetarit në ardhje, Prof. Ali Dula. Si kuadër profesional, do të nxisë propozime dhe do të ofrojë zgjidhje të përshtatshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Rahovecit në asamblenë komunale.
Na priftë e mbara, Jusuf!