Vupol

Vupol Lajme lokale dhe regjionale

17/05/2026

Fakte para propagandës: qytetarët e Llapit me Vjosa Osmanin ✌🏻

Dikur e dërgoi LDK-në në Prokurori duke akuzuar Xhafer Tahirin për manipulim votash – sot Rrezarta Krasniqit i hiqen 133...
18/01/2026

Dikur e dërgoi LDK-në në Prokurori duke akuzuar Xhafer Tahirin për manipulim votash – sot Rrezarta Krasniqit i hiqen 133 vota vetëm nga rinumërimi në Prizren
Kujtojm që ne Vushtrri ende nuk ka filluar rinumërimi.

Ferit Idrizi thotë se gjendja pas vërshimeve është “nën kontroll”, por fotot flasin ndryshe.Mbi 20 hektarë tokë, përfshi...
11/01/2026

Ferit Idrizi thotë se gjendja pas vërshimeve është “nën kontroll”, por fotot flasin ndryshe.

Mbi 20 hektarë tokë, përfshirë disa hektarë me grurë, vazhdojnë të jenë të përmbytura mbrapa kompleksit “Dijari”, afër Urës së Gurit. Uji dhe akulli ende mbulojnë arat, ndërsa dëmet për fermerët po rriten.

Deklarata optimiste, realitet i përmbytur.

Ukë Ibrahim Rugova viziton “Loni Dekor”
24/12/2025

Ukë Ibrahim Rugova viziton “Loni Dekor”

Kandidati që “tradhtoi” LDK-në në Vushtrri, punësohet në pozitë të rëndësishme nga Ferit IdriziKandidati për Asamble në ...
03/12/2025

Kandidati që “tradhtoi” LDK-në në Vushtrri, punësohet në pozitë të rëndësishme nga Ferit Idrizi

Kandidati për Asamble në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gezim Jetullahu, me 21 shtator kishte dhënë dorëheqje nga lista e kandidatëve dhe nga çdo përgjegjësi e tij e lidhur me këtë subjekt politik, shkruan rajoni.org.

“Hyra në garë për të bërë ndryshimin, por rrugës e kuptova që ndryshimi është i pamundur me njerëz që kanë një fasadë të madhe para publikut, ndërsa realiteti është ndryshe”, kishte shkruar Jetullahu.

Mirëpo si duket kjo dorëheqje nga LDK, dy muaj me vonë i është “shpërblyer” me një pozitë të rëndësishme në Komunën e Vushtrrisë të udhehequr nga Ferit Idrizi i PDK’së.

Gëzim Jetullahu është punësuar si inspektor i komunikacionit në Komunën e Vushtrrisë.

Vendimi për punësimit e Gezim Jetullahut është marre me 26 nëntor nga zyra e burimeve njerëzore.

Jetullahu në këtë konkurs kishte arritur të dal i pari me 79,80 pikë.

Dorëzohet peticion për rikthimin e Xhafer Tahirit në krye të Degës së LDK-së në VushtrriDega e LDK-së në Vushtrri ka dor...
01/12/2025

Dorëzohet peticion për rikthimin e Xhafer Tahirit në krye të Degës së LDK-së në Vushtrri

Dega e LDK-së në Vushtrri ka dorëzuar sot në selinë qendrore të partisë një peticion me të cilin kërkohet të mos pranohet dorëheqja e Xhafer Tahirit nga pozita e kryetarit të Degës.

Peticioni, i cili mban 203 nënshkrime, është dorëzuar nga Sekretari i Degës, nënkryetarët dhe Sekretari Organizativ. Nënshkruesit përfshijnë themelues të Degës, asambleistë të zgjedhur, anëtarë të Kryesisë, kryetarë të nëndegëve, komisionerë, vëzhgues dhe aktivistë.

Sipas përfaqësuesve të Degës, iniciativa ka për qëllim ruajtjen e unitetit dhe vazhdimin e funksionimit të plotë të strukturës së LDK-së në Vushtrri.

Address

Vushtrri

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vupol posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Vupol:

Shortcuts

Share