TV Vushtrria

TV Vushtrria Mediumi i parë teliviziv

Ofrohet banesa në sh*tje me siperfaqe  119.30 m2,kati 3 në kompleksin "HILL SIDE RESIDENCE" Banesa  gjendet në qytetin e...
10/03/2026

Ofrohet banesa në sh*tje me siperfaqe 119.30 m2,kati 3 në kompleksin "HILL SIDE RESIDENCE"

Banesa gjendet në qytetin e Prizrenit , ne një lokacion të përshtatshëm, zonë e qetë ku afër ke të gjitha sherbimet e nevojshme.

ZARIQI GROUP SHPK
📞048 809 000
📞044 553 553

Të dashur veteranë të arsimit, mësimdhënës dhe qytetarë të Vushtrrisë,Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ju ftojm...
03/03/2026

Të dashur veteranë të arsimit, mësimdhënës dhe qytetarë të Vushtrrisë,

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin që do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, më 5 mars, në orën 12:00.

Prania juaj do ta nderojë këtë aktivitet kushtuar figurës së mësuesit dhe kontributit të tij në arsim.

Ju mirëpresim! Ferit Idrizi Komuna e Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, i c...
14/01/2026

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, i cili e uroi për mandatin e dytë në krye të Komunës së Vushtrrisë.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në komunë, si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vushtrrisë dhe Ambasadës së Republikës së Turqisë, me fokus në projekte të përbashkëta në dobi të qytetarëve.

Kryetari theksoi përkushtimin e Komunës së Vushtrrisë për thellimin e partneritetit me Republikën e Turqisë, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Në fund të takimit, Kryetari falënderoi Ambasadorin e Republikës së Turqisë për vizitën dhe urimet e shprehura.
Komuna e Vushtrrisë Ferit Idrizi

ILIRI B GROUP: Këtë pranverë nis projekti i ri i kompleksit modern banesor në magjistralen e Vushtrrisë – lokacion strat...
10/01/2026

ILIRI B GROUP: Këtë pranverë nis projekti i ri i kompleksit modern banesor në magjistralen e Vushtrrisë – lokacion strategjik, i qasshëm dhe ideal për jetë cilësore.

Çfarë ofron kompleksi?
🌿 Hapësira të gjelbra të mirëorganizuara
🛝 Kënde lojërash për fëmijë
🪑 Zona pushimi për familje
🏡 Standard i ri dhe bashkëkohor i banimit në Vushtrri

💼 Direkt kontratë me firmën
💳 Pagesë fleksibile deri në 3 vjet pa interes

📞 Kontakt: +383 44 196 632

Investo sot – jeto nesër më mirë.

10/01/2026

VIDEO | FSK-ja ndihmon të aksidentuarit në Gabovc, pasi treni goditi një veturë ku u lënduan tre persona

Pamjet: Bledar Hajdari

Bardhësi mbi Vushtrri!Credits: Ramiz Parduzi📸
08/01/2026

Bardhësi mbi Vushtrri!
Credits: Ramiz Parduzi📸

06/01/2026

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se situata nga vërshimet në këtë qytet aktualisht është nën kontroll dhe se nuk kanë raportime për rrezik serioz për qytetarët.

Idrizi ka bërë me dije se ndodhen në terren bashkë me ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policinë, duke monitoruar nga afër gjendjen.

Sipas tij, të gjitha ekipet janë të gatshëm për çdo ndërhyrje të nevojshme.

“Në këtë situatë, shprehim solidaritetin tonë të plotë me komunat e tjera të Kosovës që po përballen me gjendje më të rënduar, duke shpresuar që situata të stabilizohet sa më shpejt dhe dëmet të tejkalohen me sa më pak pasoja për qytetarët”, ka shkruar Idrizi.

Komuna e VushtrrisëFerit Idrizi

06/01/2026
06/01/2026
06/01/2026

Address

Bulevardi Adem Jashari
Vushtrri
42000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TV Vushtrria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to TV Vushtrria:

Share