07/04/2022
Shkruan : Bujar Lahu
Thjesht për ta ditur
Sqarim per dy gjëra,Trustin dhe Raportin e qeverìs me ngritjen e çmimeve
P.S. Flasë në parim dhe nuk me intereson dhe nuk është aspak relevante kush qeverisë.
E Para për të gjithë ata qê nuk kanë njohuri tê mjafteshme për trustin dhe firgohen apo deklarojn se nuk do të marrin pensionë nese terheqin paret nga trusti.
Se pari trusti nuk ka të bêjë asgjë me pensionet e juaja , çdo pensionist kontributdhënës do ta merrë pensionin e tijê bazuar ne koficentin e caktuar me normat ligjore dhe trusti nuk ka asnjë impakt në këtë. Poashtu edhe ata pensionist jo kontribundhënës marrinë të ashtuquajtur pension të pleqëria ashtu siq e cakton qeveria.
Pra trusti është krumbullim i parave te juaja ne një llogari qe thuhet të jetë personale(por,në faktë nuk është sepse parat e juaja janë në dispozicion të menagjmentit te Trustit dhe mund t'i investoj kur dhe ku të donë).Parat e juaja në Trust nuk janë të tatuara derisa nuk fillon trusti të ua jepë në formë kësti, këtu fillon të tatohen parat e juaja dhe tatimi shkonë ne qeveri. Trustin apo parat nga trusti duhet apo mund ti merrni brenda 2 viteve , pra, Trusti ua ndan në formë këstesh per 24 muaj,pas kësaj periudhe nuk mund ti shfrytëzoni ato mjete e as nuk mund t'i leni aty. P.Sh. Nese keni 10.000 ju per 24 muaj do të merrni per cdo muaj 370 euro, dikun 1000 euro do të shkojnë ne arkên e shtetit. Pra edhe para edhe pas kësaj periudhe pensioni juaj është i ndarë dhe i pavarurë nga trusti. Ju do të merrni pensionin sipas rregullave,pozites,koficientit dhe akteve tjera ligjore. Pra edhe nese nuk keni paguae asnjëhere trust ,por ke paguar pjesen tënde dhe të punëdhënsit kontributet ,ti do marrësh normalisht pensionin si gjithë të tjerë.
Pra të dashur shqiptar trusti nuk ua rrezikon pensionet e juaja!
E dyta , rritja e çmimeve është e dëmshme per popullin por jo gjithmon për qeverinë , e sidomos jo për qeverinë aktuale.Pse,sepse kurr rriten çmimet normalisht qeveria duhet të reagoj me skemat e saja sociale duke subvencionuar grupe apo shtresa të ndryshme qe kanë vështirsi per te mbijetuar ,duke rritur pagat apo forma tjera të ndihmës shretrore.Perderisa shteti nuk e bënë kete te fundit,nuk humb,përkundrazi fiton ,çdo çmimë i rritur ,rritet akciza dhe tvsh ,ato shkojnë ne arkën e shtetit dhe bugjeti i shteti pasurohet duke u varfnue populli. Pra ,shteti duke mos shpenzuar fiton.Por nuk fiton vetëm shteti por edhe bankat të cilat janë adresa parë e popullit në një gjendje si kjo e sotit.A e dini qe parat në bank nuk tatohen,thjesht nese merrë kredi ti nuk paguan asgjë për shtetin,por, shumë për bankên.
Nê këtë formë permes shpenzimit të kredis tënde në mënyrë indirekte ti do paguash tatime,pra një situar Win -Win per bankat dhe qeverinë. Sot kemi një popullë qê nuk i mbijeton këtij ritmi të çmimeve dhe mbijeteses, një qeveri që po mbushë arkën e shtetit dhe banka qe po super përfitojn nga kjo gjendje.
Shëndet.