Zgjohu Vushtrri

Zgjohu Vushtrri News

THELLOHET SKANDALI ME TENDERIN 5 MILIONËSH NË VUSHTRRI – ASAMBLEISTI PUBLIKON DOKUMENTE QË DËSHMOJNË SE KOMUNA NUK KA BU...
27/06/2025

THELLOHET SKANDALI ME TENDERIN 5 MILIONËSH NË VUSHTRRI – ASAMBLEISTI PUBLIKON DOKUMENTE QË DËSHMOJNË SE KOMUNA NUK KA BUXHET TË PLANIFIKUAR, POR DO TË HYJË NË BORXHE!

Postimi i plotë i Asambleistit Shkëlzen Xhaferi "Skandal pas skandali në Komunën e Vushtrrisë!

Organizata për Mbikëqyrjen e Prokurimit (OSHP) ka anuluar tenderin prej 5 milionë eurosh për shkak të parregullsive serioze, ndërkohë që kryetari i Komunës, në Kornizën Afatmesme të Buxhetit 2026–2028, ka planifikuar për asfaltim të rrugëve vetëm këto mjete:

🔹 Viti 2026 – 200,000 €
🔹 Viti 2027 – 800,000 €
🔹 Viti 2028 – 1,000,000 €
Total: vetëm 2,000,000 € (shih dokumentet në foto)

Por tenderi i shpallur kap shumën prej 5,000,000 €! 🤯

📌 Pyetjet që kërkojnë përgjigje urgjente:

Pse po e fut kryetari Komunën në borxhe të paarsyeshme?

Si ka ndërmend të mbulojë 3 milionë euro që nuk janë planifikuar fare në buxhet?

Pse po bëhet tenderi për të favorizuar një kompani të caktuar?

Ky është një rast i pastër i keqmenaxhimit buxhetor dhe rrezikimit të financave publike të Komunës së Vushtrrisë. Institucionet e pavarura dhe publiku meritojnë transparencë dhe përgjegjësi!

26/06/2025

Thellohet skandali me “portalin” Jepi Zë – kunata e pronarit Shkumbin Kajtazi është shtatzënë, por merr 25 mijë euro nga Komuna!

Detaje ne komente

04/04/2024
03/04/2024

Votuesit e PDK-së e shpallin të dështuar kryetarin Ferit Idrizi .

Disa prej votuesve më flakt të Partis Demokratike të Kosovës në Vushtrri përmes rrjeteve sociale e kanë shpallur të DËSHTUAR , kryetarin e komunes së Vushtrrisë Ferit Idrizin , ata kanë thane se Idrizi ka filluar rahatimin e këshilltarve pasi e dinë që humbjen e ka të garantuar në zgjedhjet e ardhshme .

Si arriti Gazmend Morina i dënuari për keqpërdorim të detyres të vazhdoj të qëndroj në krye të Unitetit?Gazmend Morina k...
19/09/2023

Si arriti Gazmend Morina i dënuari për keqpërdorim të detyres të vazhdoj të qëndroj në krye të Unitetit?

Gazmend Morina kryeshefi i “Unitetit” dhe pronari i portalit lokal Veriu.info , ishte arrestuar në gusht të vitit 2019 nga policia e krimeve ekonomike për keqperdorim të detyres zyrtare, ndërkohë që me vendim të plotëfuqishëm të gjykates në Mitrovicë është dënuar me gjobë prej 4 mijë euro , nënakuzen për punësim të njerëzve pa konkurs raporton Kallxo.com
Kryetarët e komunave të rajonit të Mitrovicës : Mitrovicë e Jugut , Vushtrri dhe Skënderaj që udheheqen nga PDK-ja si aksionarët e kësaj kompanie rajonale nuk kanë dhënë përgjigje se pse kjo kompani vazhdon të udhëheqet nga një i dënuar për keqpërdorim të detyres .

A mendoni që duhet të udhëheqet “Uniteti” nga një i denuar për keqpërdorim të detyres 👇

Address

Vushtrri

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zgjohu Vushtrri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share