16/06/2020
lexues te dashur shume, ju te dashur lexues, qe e doni poezine!
Pa asnje koment, fjalen e saj qe ne cdo dimension, kur ajo specifikisht eshte e sinqert, bart' me vete nje mori shenjterish, te cilat pahetuehem s'i valet e kuantike i shperndan ne thithjen e atij qe ia ben...
dhe jeni apo nuk jeni te vetedijhem qysh, ne te paren here, s'ka shume rendesi, rendesia eshte qe ajo sa me hehtur e pahetueshem e ben sugjestionin e saj, arrin te pushtoj dhe hapsira apo Kozmose, qe ne apo veshtire, qe dikush t'i kishte nuk mund t'i imagjinuar, assesi asa S. Hawking!
:)
Dje mora lejen dhe me kete rast kam nderin, qe pa asnje elakuim vetem drejt, qe nga fcb e saj, mora pesembedhjete poezi, te cilet peronalisht mua, po besoj dhe ata qe do i lexojne, do i'u bejne te ngriten ne stadet me te larta te estetikes, po sigurisht dikush do kaloj dhe ne gjendjen shume me te lart, qe assesi etu nu thuhet specifikisht!
(Por me lumturon jo gje, y realitet, qe kem nje POETE, e cila pa fije dyshimi ec'e neper maje te shpates te mpreht samuraje dhe assesi nuk i trembet as syri....
PO dikush mund tte thot, se jo cka e thuani eshte element epik dhe ka tendence 'heroike'- Nese i biem kryq e terthor, PO! Pa fije dyshimi edhe ate kualitet e ka,mbase eshte elementi i pare, jo vetem ne ART por ne cdo gje qe studiohet, s'i ne SHENCE, profesionet ushtarake etj etj....Pra ai element sherben s'i i pari, qe nje njeri mos te z'bythet, s'i shume e shumeeeee tjere!
emri i kesaj HEROINE, qe arrin' atje ku kane synuar mendjet me te ndritura...,mbase duhet te ciotohet Kafka i perdrituri:
" Nese vepra nuk eshte s'i nje SEPAT' dhe me fuqine e saj ta ÇAJ shkembin m'u pergjysme, atehere nuk i'a vlene a te mendohet, per botim apo tutje, sepse kishte qene nje marrezi!
Kjo Poete, qe nuk ia di emrin e vertete eshte Pem'za Peso, qe njeriu dhe ne kete raste jam zhveshur e hapur per Ju, qe e lexoni,(me shume respet) sepse e gjithe..., faqja ime, qe po mundhem t'i i perfshije shume cka, , iskur tek semantika, se eshtu e vetem keshtu kuprohem Pemza Peso, pra 'NJIHE DETAJI'N QE TA NJOHESH TERSINE'...,
E nuancat e para te saj, qe jane s'i xixellonja njehere, do kaplojne poet e shkrimar dhe artiste tjere, qe nuk i njehe opinioni...
Ndersa Pesos, qe ne fillim kur lexova emrin dhe mbiemrin, ne vecanti, thash "wow e shkreta!" te gjithen vetmevete: "sa qenka e ndikuar nga Ferdinando Pesoa!"
Por me doli krejt ndryshe...
Lexojeni Poezne dhe me beni nje ndere duke i ber faqes like dhe following!!
e,,,
N'ket fillim nuk do i'u premtoj qe do merrni dhe shpeh keso dhuratash aq unike, qe vec elementi i njeri mund t'i ofroj- aq forte, NATYRE, HUMAN, AJER DHE ENERGJI, qe e gjitha ne barazim eshte truri i per te kaluar ne thjeshtesine kuantike, aty, pra ketu realisht, benda vetes.... DHE TE LIROHET NGA CDO GJE E PESHTINE E LIGE....
nje lloj GIFTI apo PATH'I... TI THEM CELES, I CILI SECILIT NGA DASHAMIRET E KESAJ DO I'A JEP NE DUAR!
shendeti qofte me ju dhe familjet e juaja
bekimGRAICEVCI
p.s. folem per quntiumine3 gjithekesaj qe na rrehthon, pra lexojeni me heshjen, qe i'u percjelle!
:)
1.
mënyra se si sqep i korbit
çapkitë kokrren e qërshisë
n‘at degën mu n‘kry
m‘bon me rrejtë
që s‘o lakmija për flatra
veçse qërshori m‘ka hi n‘sy
peso
2.
mirë qe s’m‘ke bo fat
m‘ke bo t‘lehtë
jom mësu pa ty
si balonë e fryme me u ngjitë
qellit përpjtë
me plas pa u ni
peso
3.
u çelen lulat e manës
edhe unë udhë metaforash
kam shtru
s‘i çikë e fejume
qe e përbiron degen e qefit
n‘sy t‘gjilpones
veç mrena rrethit t‘gjergjefit
tuj pritë me u ba verë
edhe mana mun me u zgju e përgjakun
me i ra kokrra n‘therrë
peso
4.
zëri yt ujë i kthjellët
dhe etja ime e përjetshme
për të
më detyrojnë të bëhem vazo
peso
5.
fort e torra hollë
dhimten për nonen
e hupa vegzen me shpinë
peso
6.
nese n‘vjershat e mija
n‘do vene dalë boje
për pritjen rrëfehet
unë s’kam ditë me ngu
se ai
kurrë s‘ka thanë që kthehet
peso
7.
veç ka mbetë me thanë
mirëupafshim
na t‘dyt‘ pa sy
peso
8.
mbi dërrasë t‘gjyksit
m‘ra nji tra
e ma praptoj
kulmin e andërres
peso
9.
kurrnji bylbyl
pa buzën tande mos knoftë
t‘zit e synit
n‘qafë guguftuje
t‘fluturoftë
mujtë e sitnëve
vjeti ner veti ti ngatërroftë
venin ku del hana
dorë gruje ta arrnoftë
na kemi mujtë
me u ngroh me t'njejtin shall
sikur të mjaftoheshim me gjysma
nji copë dilli prehenit t‘ma leshoje
zojtë e shpirtit
do ti ngija pa britma
cilido zog bonu
veç burrë ma kurrë
se behari jot vonon
kurrë s‘kthehesh
veç shkon
peso
10.
kur mungon ti
karriga fsheh
prehërin e zbrazët
nën tavolinë
dhe më sheh mua
peso
11.
nuk ishte ekuacion i kryer kur gjijtë për herë të parë
nxirrnin kry
nën zhelet tona
pjestime të përsosura
ishin vetëm atëhere
kur rruaza e shpinës
dukej nga larg
si kumbulla të thata në varg
tani jam shumë e madhe të merem me
me ato dy harkime
me koka në mes
por s‘di pse më dhemb rrauza e shpinës
sa here shoh një grua
me trup të shtembër
peso
12.
hyni qershia n‘honë t‘veten
ajo bahet se kuqet prej tute
une bahem se m‘vjen keq
që lidhi kokrra
n‘fillim dashnia e saj
pat veç lula
e imja s‘di çka pat
peso
13
asgja s’lash n‘ven t’vetin
që t’mos besohet
se kam dalë prej teje
pa asgja
peso
14.
nji here pat prish nona
me nji kokerr lot
pak para iftari
ma kurrë s‘ka kajtë
pa praru dilli
peso
15.
"Sa here shihem në pasqyre kërkoj me ngulm ti shkëpus kohës sekretin e këtij ç''fytyrimi!?
-E kjo mjekërr biblike,vende-vende e thinjur?!
Sigurisht më përgaditka jeta për një rol të ri,se unë e pata nënvizuar fytyrën time në mendje krejtë ndryshe nga tani.
Është sikur në zjarrin e teatrit,aktori të digjej e gjithnjë të digjej, në të gjitha rolet."
(qe bisedë gojore e një miku kjo,që m'sillej rrashtes qe sa ditë).
Pem'za PESO