Suhareka Express

Suhareka Express Suhareka Express është portal informativ i pavarur. Lajmet e fundit nga Suhareka, Lajme Rajonale,

21/08/2025

Në vitin 2018 në Suharekë ishte vetëm një çerdhe, sot janë 9 të tilla

Gjelbrim Veselaj – Nr. 30 në listën e LDK-së!Në mandatin e ardhshëm, Gjelbrimi do të dëshmohet si një prej vlerave më të...
21/08/2025

Gjelbrim Veselaj – Nr. 30 në listën e LDK-së!

Në mandatin e ardhshëm, Gjelbrimi do të dëshmohet si një prej vlerave më të qëndrueshme të Asamblesë Komunale.

Me profesionalizëm dhe përkushtim, ai do të jetë një zë i fuqishëm i qytetarëve dhe një përfaqësues i denjë i interesit publik.

Çfarë Pape 🫣
21/08/2025

Çfarë Pape 🫣

Edijon Sellaj – Një zë i ri për të rinjtë, kulturën dhe zhvillimin lokalDr. Ardian Shala, kryetar i LDK-së në Suharekë d...
21/08/2025

Edijon Sellaj – Një zë i ri për të rinjtë, kulturën dhe zhvillimin lokal

Dr. Ardian Shala, kryetar i LDK-së në Suharekë dhe kandidat për kryetar komune, ka prezantuar sot kandidatin Edijon Sellaj, me numrin 14 në listën për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Edijon Sellaj përfaqëson gjeneratën e re të rinisë suharekase – të arsimuar, të përkushtuar dhe të gatshme për të kontribuar në zhvillimin lokal. I diplomuar në Arkeologji nga Universiteti i Prishtinës dhe me studime pasuniversitare në Hungari, në fushën e Shkencave Humane dhe Sociale, Edijoni sjell një përvojë të veçantë akademike dhe profesionale në skenën politike lokale.

Ai ka marrë pjesë në ekspedita arkeologjike brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar me institucione shkencore dhe kulturore ndërkombëtare, gjë që i ka ndërtuar një profil të gjerë dhe të respektuar si kërkues dhe profesionist në fushën e trashëgimisë kulturore.

Aktualisht, Edijoni është Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Suharekë, një zë i fuqishëm për përfaqësimin e të rinjve në politikë dhe për ndërtimin e politikave publike që i japin prioritet arsimimit, kulturës, punësimit rinor dhe trashëgimisë.

Kandidimi i tij në listën e LDK-së për Asamblenë Komunale përfaqëson një zgjedhje të qartë për rinovim, përfaqësim të denjë të brezit të ri dhe angazhim të sinqertë për Suharekën.

Enver Shabani – Kandidat për Asamblenë Komunale nga radhët e AAK-sëKryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, një...
21/08/2025

Enver Shabani – Kandidat për Asamblenë Komunale nga radhët e AAK-së

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, njëherësh kandidat për një mandat të ri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka prezantuar sot kandidaturën e Enver Shabanit për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Me titull Master i Shkencave në Menaxhimin e Emergjencave, Enver Shabani është një emër i njohur për qytetarët e Suharekës për profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen njerëzore në punën publike. I karakterizuar nga ndershmëria dhe prania e vazhdueshme pranë qytetarëve, Enveri ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në shërbimin publik.

Në detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjente, ai ka dëshmuar se përmes dijes dhe angazhimit të sinqertë mund të arrihen rezultate konkrete, që ndikojnë në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve të komunës. Nën drejtimin e tij janë realizuar projekte të rëndësishme në fushat e sigurisë publike, mirëmbajtjes urbane dhe gatishmërisë emergjente.

Duke hyrë në garën për herë të tretë si kandidat për Asamble, Enver Shabani kërkon mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar rrugën e nisur, për të përfaqësuar interesat e tyre me dinjitet dhe për të ndërtuar një komunë më funksionale, më të sigurt dhe më të zhvilluar.

Kryetari Muharremaj ka theksuar se Enver Shabani është një nga zërat më të besueshëm dhe përfaqësues të qytetarëve në Asamble, dhe një garanci për të ardhmen e Suharekës.

🟩 AAK – Për një Suharekë të zhvilluar dhe të drejtë.
🗳️ Mbështetje për Enver Shabanin – kandidaturë me përvojë, dije dhe vizion.

Ky telefon ka humbur te kiosku West, përballë stacionit të autobusëve në Suharekë.Nëse dikush e njeh pronarin, ju lutemi...
21/08/2025

Ky telefon ka humbur te kiosku West, përballë stacionit të autobusëve në Suharekë.
Nëse dikush e njeh pronarin, ju lutemi të kontaktojë menjëherë.

Tmerr 🫣
21/08/2025

Tmerr 🫣

Mensur Selimaj – Kandidat për Asamblenë Komunale nga AAKKryetari aktual i Komunës së Suharekës dhe kandidat për një mand...
21/08/2025

Mensur Selimaj – Kandidat për Asamblenë Komunale nga AAK

Kryetari aktual i Komunës së Suharekës dhe kandidat për një mandat të ri nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka prezantuar kandidaturën e Mensur Selimajt për Asamblenë Komunale.

Mensur Selimaj është një emër i njohur për qytetarët e Suharekës, i cili përveç që njihet si afarist i suksesshëm, ka ndërtuar karrierë të qëndrueshme në menaxhim dhe zhvillim ekonomik. Përvoja e tij e gjatë ka dëshmuar aftësi reale për të sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme, veçanërisht në fushën e zhvillimit lokal dhe mbështetjes së komunitetit.

I angazhuar prej vitesh në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka qenë shembull i përkushtimit dhe besnikërisë politike. Kontributi i tij në parti është i vazhdueshëm, dhe angazhimi i tij nuk është ndalur asnjëherë në procese vendimmarrëse për të mirën e qytetarëve.

Aktualisht, Mensur Selimaj mban funksionin e Drejtorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Suharekës. Nën drejtimin e tij, kjo drejtori ka përjetuar një periudhë dinamike të mbështetjes së bujqve, nxitjes së prodhimit vendor dhe zhvillimit të politikave që kanë synuar fuqizimin e sektorit rural si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik.

Duke u mbështetur në përvojën e tij, vizionin për të ardhmen dhe energjinë që e karakterizon, Mensur Selimaj hyn në këtë garë me synim të qartë: të përfaqësojë interesat e qytetarëve në Asamblenë Komunale dhe të kontribuojë në realizimin e projekteve të nevojshme për zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe mirëqenien e përgjithshme të komunës.

Kandidatura e tij forcon listën e AAK-së me një profil serioz, të dëshmuar dhe të përkushtuar për interesin publik.

21/08/2025

Festivali Teatrove Suharekë 🎭
8-12 shtator
Osman Azemi

21/08/2025

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në Suharekë, pasi në shtëpinë e tij u gjetën dhjetëra doza narkotikësh të gatshme për sh*tje. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se pas informacioneve operative, hetuesit e Policisë kanë organizuar një aksion në shtëpinë e të...

Dr. Dafina Kolgeci – një zë i profesionistëve në listën për Asamblenë Komunale të Suharekës nga LDKKandidati për kryetar...
21/08/2025

Dr. Dafina Kolgeci – një zë i profesionistëve në listën për Asamblenë Komunale të Suharekës nga LDK

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Dr. Ardian Shala, ka prezantuar sot një tjetër emër të rëndësishëm që i bashkohet listës së LDK-së për Asamblenë Komunale: Dr. Dafina Sh. Kolgeci, e cila mban numrin 13 në listë.

Dr. Dafina Kolgeci është stomatologe me përvojë mbi 14 vjeçare, duke ushtruar profesionin si në praktikën private, ashtu edhe në atë publike. Ajo është Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale, dhe ndërkohë vazhdon rrugëtimin akademik si doktorante në Universitetin “Cyril & Metodije” në Shkup.

Përveç përvojës klinike, Dafina është edhe ligjëruese në Alma Mater Campus College “Rezonanca”, duke kontribuar drejtpërdrejt në edukimin e brezave të rinj të profesionistëve në mjekësi.

Ish-anëtare aktive e Odës Stomatologjike të Kosovës (2014–2018)

E angazhuar në trajnimet dhe konferencat ndërkombëtare

Autore në publikime shkencore që përfshijnë fushat e parodontologjisë dhe edukimit shëndetësor

Ajo përfaqëson zërin e profesionistëve që kërkojnë të kenë ndikim konkret në vendimmarrje dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Me përvojë, etikë profesionale dhe përkushtim të dëshmuar në arsim, shëndetësi dhe shoqëri, Dr. Dafina Kolgeci është model i përfaqësueses së denjë në Kuvendin Komunal.

Më 12 tetor, qytetarët kanë mundësinë të votojnë për një kandidate që e njeh nga afër realitetin e shëndetësisë, sfidat sociale dhe rëndësinë e përfaqësimit me dinjitet.

🫣
20/08/2025

🫣

Një rast i raportuar si “person i zhdukur” në Fushë Kosovë ka marrë epilog sot, pas gati dy muajsh ankth për familjen. Më 17 qershor 2025, rreth orës 12:00, E.Tatari kishte njoftuar Policinë se nëna e tij, Z. Tatari, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Lidhur me…

Adresse

Stuttgart

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Suhareka Express erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Suhareka Express senden:

Teilen

Kategorie