Malsia.eu

Malsia.eu Ti Shqipni me ep ner
me ep emnin Shqipetar Në veri ato kufizoheshin me sllavët, ne jug me Arbninë dhe ne prendim me Shkodrën. P.sh. p.sh.

Historia e Malcisë


Përveç lidhjes së emnit të Jutbinës

dhe Kangëve Kalorsiake, normat, zakonet, kultura dhe ligji i Malcisë Madhe âsht shumë i ngjashëm me ato të Malit të Zi, Serbisë, Bosnjes, dhe Kroacisë.

12 Malet Origjinale

Simbas regjistrave bizantin, sllav, venedikas, e katolik—duke mbledhe nji cope ketu e nji cope atje—del se në mesjetë egzistonte nji krahinë autentike dhe unike e qua

jtun Pulati . Ajo perfshinte 12 fise, ose krahina
Kelmendi,
Hoti,
Gruda,
Shkreli,
Kastrati,
Trieshi,
Pipri,
Kuçi,
Vasojeviçi,
Krasniqja,
Gashi,
Bytyçi. Nuk âsht e qartë se cilit fis i perkisnin Rrancat e MalcisëKopliku, Grizha, Buza e Ujit, Jubica, Reçi, Lohja e Rrjolli, por ato ishin pjese e Malcise siç njihej ajo nga shqiptaret, ose Pulatit sic njihej Malcía në regjistrat bizantin, sllav, venedikas, e katolik. Ndamja e 12 Maleve në Malci të Madhe dhe Malci të Vogël (ose Malci të Gjakovës)

Dukagjinasit erdhën nga jugu dhe hynë, gjeografikisht, si pyke ne mes të fiseve Malcore. Kshtu Malcía u nda në Malci të Madhe Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli, Kastrati,Trieshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviqi, dhe Malci të Vogël Krasniqja, Gashi, Bytyçi. Me kalimin e kohes të dy Malcitë u shkeputën. Kjo ndodhi ndoshta edhe per shkak se Malcía e Vogel konvertoi ne islam ndersa Malcía e Madhe mbeti kryesisht katolike. Përarsye të tabusë së martesave ndërftare, deri edhe Rugovasit e Kelmendasit, antarë të nji fisi, kanë humbë miqsinë e lidhjen. Nji fenomen i ngjashëm ka ndodhë edhe me fiset e Kuçit, Vasojeviqit, dhe Piprit. Nga kto tri fise, Malcisë sot i ka mbetë vetëm Koja e Kuçit sepse të tjerët janë sllavizue. I tkurrun prej trysnise Sllave, Turke dhe Dukagjinase, sot Malcía perbâhet nga shtatë Male Hoti, Gruda, Kelmendi, Shkreli, Kastrati,Trieshi, Koja e Kuçit. Struktura Organizative

Çdo katund origjinal kishte nji Bajraktar. Selca, Vukli, Nikçi, Boga jane katunde origjinale dhe kane bajraket e tyne. Vermoshi, Lepusha, Velipoja, Kakariqi, Shengjini, Mali i Jush*t, Gajushi, Patoku, etj nuk jane katunde origjinale. Kjo dmth se personat qe jetojne ne keto zona njohin si bajraktar, bajraktarin e katundit te origjines tyne. Ded Coku qe jetonte ne Breg te Matit njihte per bajraktar, bajraktarin e Nikçit sepse familja e tije ishte me origjine nga Nikçi

Në krye të çdo mali ishte Bajraktari i i pare. Bajraktari i Kelmendit ishte Bajraktari i Selces sepse ai Selca njihej si Bajrak i Pare


Historia Antike

Fisi Ilir qe jetonte në Malcii quhej Labeat. Kjo nuk dmth se malsoret jane pasardhes te Labeateve. Ne fakt shumica e studjuesve mendojne se Malcoret e kane prejardhjen nga Kroacia. Vëndbanimet Ilire më të njohuna në Malci janë Balesi ne mes te Rrjollit e Recit, "Fortesa e Kelmendit" neSelce, Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Triesh*t, Sukës së Grudës, Këshevës, Qafës së Kishës, Arzës) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudës (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj. Në kohët e lashta nëpër Malci kalonin rrugë shumë të rândsishme qe te çonin ne Europe, siç ishte ajo nga Norona nëpër DinosheTërgajëVërmoshëGusi dhe tjetra NoronëDinoshëTuzKoplikShkodër. Albanologet cekin shpeshhere se deri me ardhjen e Turqëve, Shqipnia veriore, pra edhe Malcía, ishin te zhvilluem ashtu se e gjithe pjesa tjeter e e Europes. Mesjeta

Malcía e Madhe deri me 1476 mbante lidhje të mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohun përsonat historik që mbanin qëndrime të tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gjela (Grude), Vuksa Gjeca (Kelmend). Ne ate kohe Malcía udhheqej nga familjet aristokrate Balshajt dhe Cernoviqajt. Pushtimi Turk

Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451,1481) Turqia pat pushtue Malcinë dhe pat formue nahitë (krahinat): Kuç, qe perfshinte edhe Trieshin e Kojen), Kelmendi, Hot dhe Zhabjak ku perfshihen edhe Gruda, por ne saje te luftes se Grudjaneve kunder Sllaveve e Turqve, Gruda pat fitue "pavarsine" -- mbeti mal ne vete. Tân Malcía sebashku pat luftue kundër otomaneve pandërprerje deri me 11 Prill 1912, kur ajo shpalli perfundimisht Pavarsine e Saje. Ma te njohtunat jane kryengritjet e vjeteve: 1565,1575, 1596, 1601, 1609, 161012, 1624, 1638, 165253, 1668,69 ,169899 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832,34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871,72, 1879, 1883, 1869, 1910,1912. Ne veçati kane lane gjurme ne history kryengritjet

1565 dhe 1575 në Hot e Grudë

1610 dhe 1611 tân Malcía

1638 në Kelmend

1832 dhe 34 Hot e Kastrat

1883 në Hot e Grudë

1869 (Grudë)

dhe kryengritja prej 24 mars 2 gusht 1911 - Tan Malcía por edhe me ndihmen e materiale a intelektuale te Klerit e Patrioteve laike te Shkodres, perkrahjen prej Malit te Zi, perkrahjen morale (nepermjet shtypet) prej prendimit nepermjet konsujve te Shkodres, si edhe ushtare vullnetare prej Dukagjinit, Mirditet e Shkodret

Pjesa malore e Malcise kurrë nuk do të pranoj pushtetin turk dhe nuk do të paguaj taksat dhe tatimet (haraçin). Por kjo asht paksi e ngaterrueme sepse Malcía ka pjese malore dhe pjese fushore. Malcoret kane pase tradicionalisht zotnime si ne fushe si ne mal. familjet e medha malcore qe punesonin mirditas, dukagjinas, matjane, tiranas, e durresake prej ne Veri te Durresti e deri ne Ulqin, por ne vecanti ne zonat e Bregut te Matit, ata kishin shtepiat, bjeshket dhe pronat e tyne ne Malet e Malcise madhe. Ne vitin 1641 Karlo Della Mirandella pat orgnaizue Tërgaje nji besëlidhje në mes maleve. Ne vitin 1641 Karlo Della Mirandella hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Priften të Grudës

Kishat kryesore janë:

e Grudës (më e vjetra) e Sh'Mehillit në Dinoshë, Arzë, Brigje të Hotit, Triesh, Selcë, Bajzë, Tuz. Kisha e Boges mendohet te kete kumonen mâ te vjeter ne shqipni

Xhamitë më të vjetra në Malci

e Dinoshës, Tuzit, Koplikut dhe Vllanës. MALËSIA E MADHE

Në Përkujtim të Martirëve të Flamurit, 1911

Në fjalorët enciklopedikë të popujve për stinën e bukur të pranverës, gjenden me shumicë tog-fjalët “magjike”: Pranvera e Lirisë, Pranvera e Ringjalljes, Pranvera e Shpresës, Pranvera e Dashnise, Pranvera e Luleve dhe Bukurisë etj. Ndërsa në fjalorin tonë kombëtar ekziston prej kohësh i “strukun” tog-fjalëshi domethânës Pranvera e Flamurit. E këtë e kemi të trashëguem prej Pranverës së vitit 1911, kur së bashku me këtë stinë Shqiptarët e Veriut “sollën” edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar, që ishte “mbulue” prej çallmës otomane e lëngonte per rreth katër shekuj e gjysëm. Për të arritë te kjo Pranverë e Flamurit u desht me kalue qindra pranvera, me perballue qindra acare e rrebeshe të dimnave te pafund që solli e kultivoi pushtuesi Aziatik. Përballimi i këtij pushtuesi kishte një kosto mjaft të lartë, prejse trevat e lashta ilire, e veçanarisht ato të Veriut, u tejngopën me lumenj gjaku, por edhe me jetë të njoma si filizat e pranverës që këputeshin prej acareve te befasishme, e ku në vend që të mbinte një bimë e re që paralajmëronte ringjalljen e jetës, “mbinte” një “gungë” e re në trupin e brishtë të kësaj t**e që kishte emnin e “tmerrshëm” varre. Këto varre nuk qëndruan të heshtuna, por herë pas here ushtuen e jehuen (me sa duket shpirti i tyne nuk mund te prehej në paqë nën këmbën turke). Kjo jehonë nuk lejonte me pushue në qetësinë mashtruese as banorët e këtyre trevave, ku si të parët e tyre me pushkë në dorë lindën e po me pushkë në dorë jetuan e vdiqën, duke kërkuar lirinë e pavarësinë e trashëguar me amanet. E megjithëse në pranverën e vitit 1911 amaneti i shqiptarisë u çua në vend edhe pse përkohësisht, pra në këtë pranverë që njihet (por fshihet) si Pranvera e Flamurit, e si për “ironi të fatit” kjo ditë e bekuar (dita e flamurit) “spostohet” nga stina e Pranverës 1911, që në fakt simbolizon siç thamë më sipër stinën e shpresës e jetës po ringjallet pas një stine të tmerrshme me acare e rrebeshe, në stinën e Vjeshtës 1912 që kishte sjellë pranvera, por edhe fundin e luleve e gjetheve që zbukuronin natyrën dhe paralajmëronin ardhjen e stinës (dimrit) plot acare e rrebeshe...
Gjithsesi duke mos dashur të përsëris të paktën vetveten, pasi kam shkruar disa artikuj në organe të ndryshme (duke përfshirë edhe “Shqipërinë Etnike”), për kryengritjen e vitit 1911, e cila solli edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar më 6 Prill 1911 në majën e Bratilës (Deçiq) të Malësisë së Madhe (momentalisht jashtë kufinjve të Shqipërisë “Londineze”), ku jam munduar të përshkruaj ato ditë të stuhishme, por edhe protagonistët e tyre të Trevave të Veriut të Shqipërisë e më gjerë, si dhe vullnetarë të botës perëndimore (që morën pjesë simbolikisht), madje edhe jehonën e shtypit ndërkombëtar të kohës (ku kampion mbetet “The Times”), si dhe disa episode luftarake ku shqiptarët e Veriut (Malësorët, Shkodranët etj.) shkruan faqe të reja lavdie e heroizminë kërkim të lirisë, mvetësisë e flamurit, e ku kjo kryengritje ka një hark kohor nga 24 marsi deri më 4 gusht. Por përveç luftës në këtë kryengritje kishte edhe penën, anën diplomatike e cila kurorëzohet me Memorandumin e Greçes të 24 Qershorit 1911...
Por për të kujtuar sadopak këtë pranverë, që është një përvjetor i Pranverës së Flamurit, të flamurit që u fitua me gjak e sakrifica, ngjyra e të cilit nuk u zbeh kurrë, pasi nuk është me ngjyra tregtarësh e matrapazësh (qofshin edhe politikë), por me ngjyrën e gjakut të një populli, madje të atij populli autokton që është themeli i vetë Europës... Ashtu siç edhe kam pralajmëruar në një shkrim të fundvitit të kaluar (2002), unë pasi kam siguruar një pjesë të madhe të atyre burrave të Malësisë së Madhe që kanë derdhur gjakun e tyre në Pranverën e Flamurit (rënë herojapo plagosun), si para ngritjes së flamurit dhe në ditët e pasme për mbrojtjen e tij, po i botoj emrat e tyre. Ku duke botuar këta emra mendoj sadopak të nderoj këta “Luanë” lirie e flamuri që prehen në zemrën e kësaj t**e, padyshim në parajsën që e merituan plotësisht, por edhe familjet Malësore e më gjerë që do të gjejnë emrat e të parëve të tyre t’i respektojnë në këto kohë që mjerisht respekti është gjëja më e “lirë”... Listën e atyre që derdhën gjakun për të sjellë Pranverën e Flamurit, po e filloj me trimat e Grudës, kësaj treve që mjerisht ndodhet jashtë kufinjve politik të Shqipërisë... Së pari dëshmorët e rënë në fushat e betejës gjatë vitit 1911.

Address

Shkodra

Telephone

0643937565

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Malsia.eu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Malsia.eu:

Share

Nearby media companies


Other Media/News Companies in Shkodra

Show All