ExpressAktiv

ExpressAktiv ExpressAktiv është portal i pavarur i lajmeve që ka për qëllim të sjellë te lexuesit lajmet dhe analizat e ngjarjeve në Kosovë dhe botë.

E paskan vra mbrame edhe nji Gru! 81 vjeç.81 vjeç edhe e mbyti gruan me duar!Nuk di ma çka me thanë! Po me dhemb zemra! ...
26/08/2026

E paskan vra mbrame edhe nji Gru!

81 vjeç.

81 vjeç edhe e mbyti gruan me duar!

Nuk di ma çka me thanë! Po me dhemb zemra! Po me vjen me bërtitë në kupë të qiellit prej dhimbjes e mllefit per vdekjen e saj 🥲!

Se kur nji burrë arrin 81 vjeç e hala mendon që gruaja është e tij , me e kontrollu, me e dhunu, me ia marrë frymën edhe jetën, problemi nuk është veç te ai burrë.

Është te krejt çka ia kemi mësu e toleru burrit për gruan.

Sa gra duhet me u vra që me e kuptu se dhuna ndaj grave nuk njeh moshë? Nuk është “moment nervoze”. Nuk është “xhelozi”. Nuk është “problem familjar”.

Është dhunë. Është pushtet. Është bindja se ai ka të drejtë mbi jetën e saj.

81 vjeç. Me duart e veta.

E ajo? Edhe nji grua ma pak.

Po më dhemb. Po edhe më tmerron fakti qe neser e ka rendin dikush tjeter!!!

Liri – Qofsh e fundit, bija imeAh moj Lira e nënës, e vetmja për mua, dhe e shumta ndër shoqe, shoqe t’pafat, kështu sik...
24/08/2026

Liri – Qofsh e fundit, bija ime

Ah moj Lira e nënës, e vetmja për mua, dhe e shumta ndër shoqe, shoqe t’pafat, kështu sikur ti.

Po si u bë kështu, e edhe ty ta prenë fatin në mes të jetës,
t’i tmerruan me gjakun e tërur ditët ma t’mira të jetës.

Po si u bë kështu, moj bija ime, t’flasësh shqip,
e t’mos kuptonim se po flisje shqip.

Po si u bë kështu, ti t’i thuash dhunës stop,
e t’ju kthejnë prapë në gojën e ujkut?!

A ishim verbuar, a ishim t’mallkuar para mallkimit të fatit tënd…

Ah moj bija ime,
dhimbjet e mia, ditën që kur u largove ti,
vetëm më t’thella po më bëhen,
madje po më duket se nuk ka det që i lan,
nuk ka diell që mund t’i shërojë,
as nuk ka hënë që i qetëson.

Po si t’jetoj nëna pas teje,
o Liria ime e vetme, si?

Po mendoj, moj bija ime,
e po e çortoj veten,
se sikur të ishe martuar me një burrë të besës,
ma lehtë do ish*t kuptuar,
ndoshta nuk kishte me ardhë puna në gjuhën tënde me folë,
e me emrin Liri të jetoje si e burgosur,
për së gjalli.

E kthehem e çortoj veten prapë,
se me pasë pasur respekt ky burrë,
për emrin e vet,
për emrin tënd,
me pasë kuptuar vlerën dhe rëndësinë e fjalës liri,
për t’cilën kemi vuajtur brez pas brezi,
kurrë nuk e kishte bërë këtë vepër ndaj shpirtit tënd t’pafaj,
ky burrë që vetëm burrë nuk mund të quhet.

Burri i vërtetë nuk lufton me gra,
lufton me armikun,
e para armikut për familje.

Po ku vritet Liria për së gjalli,
o mjera nëna për ty!

Ku vritet nëna e fëmijëve t’vet,
e para syve t’tyre?!

Po ti je ajo që i shpëtove dorës së zezë,
të shkaut,
i shpëtove maleve t’përgjakura nga lufta,
i shpëtove dhunës
e plumbave t’panumërt,
e sot, sot në liri u përdhunove,
ti dhe emri yt,
nga dora e burrit me t’cilin ndave jetën,
ia fale gëzimin e ia njohe dhimbjet,
nga njeriu me të cilin ndaje t’mirën e t’keqen.

Njeriu t’cilit ia mbulove ndër vite t’zezat,
mangësitë e dobësitë,
frymën e egër e pabesinë.

Ky burrë për të cilin sakrifikove kaq shumë.
Ky burrë i paburrë,
t’cilit i solle fëmijë në jetë,
i solle t’mira në shtrat e n’shtëpi,
familje e farefis.

Po pse, moj bija ime, nuk i pe rreziqet ma herët,
apo rreziku ishte bërë pjesë e përditshmërisë?

Po si është e mundur që Liria t’burgoset,
për së gjalli,
o mjera nëna për ditët e përgjakura për ty.

Po si, moj bija ime, pavarësisht përpjekjeve tua,
për të shpëtuar nga faqezit e atij dorziu,
prapë u bëre viktimë e atij t’pabesi,
që flet shqip,
e të vrau pa pikën e mëshirës.

Po si u bë, moj Lira e nënës,
e edhe ti si plot shoqe tjera,
po na thani zemrën kështu…

Po përse, moj Lira ime, asnjë nuk të shpëtuam,
po si ka mundësi t’gjithë t’verbohemi,
para dhunës tënde pafund?!

Ah moj Liria ime,
jeta m’u ka bërë e zymtë pa ty
e fajit tim vetëm sa po i j*p jetë më shumë,
në mendje e n’trupin tim.

A nuk dita, e çfarë nuk dita me të mësu,
për mos me t’sjellë fati në këtë situatë?!

Ah moj bija ime,
nëse kam lënë pa të mësuar ta mbrosh veten,
qofsha e fundit nënë n’këtë botë,
e unë çare vetes mos i gjetsha,
nëse t’kam mësu se para teje ka rëndësi dikush ma shumë.

Emri mu harroftë,
nëse t’kam mësu se për një burrë t’pabesë duhet me luftu.

Sytë mos m’u tershin asnjëherë,
nëse nëna nuk ka ditur me lexu trishtimin tënd, në sytë e tu.

Zemra më lëshoftë,
nëse nuk kam ditur me të thënë
se ma mirë qyqe vetëm,
se me jetu si e burgosur,
me çmendurinat e t’çmendurve,
pa lirinë e fjalës, pa qetësinë e gjumit,
pa lirinë e kafshatës së gojës,
pa lirinë me folë e me qeshë kur ta do zemra,
pa lirinë me vallëzu e me u argëtu pranë familjes,
sikur t’ishte dita e fundit e jetës.

Shoqja mos m’u gjind,
nëse nëna nuk ka ditur me t’përkrahë n’zgjidhjet dhe vendimet e duhura.

Lira ime e vetme, dhimbja ime e paskajshme,
qofsha ma e varfëra shqiptërisht,
që nuk arrita me t’mësu
se martesa nuk është gjithçka në jetë,
nëse shpirtin nuk e ke rahat.

Lira e nënës,
TI je amaneti im i fundit,
për nënat e Liriave tjera.

Mos ua ndani dëshirat n’gjysmë,
mos ua vrisni besimin familjar,
e unë qofsha nëna e fundit
që nuk arriti me të mbrojt.

Qofsha qyqja e fundit n’rrem,
e veshur me t’zeza deri në ditën e fundit,
për fatin tënd të zi.

Mallkuar qofsha që t’lash në dorë t’faqeziut,
e me gjak e shkruajti tënden histori.

Për t’gjitha Liriat, Marigonat, Dhuratat e Shkëndijat, për të gjitha nënat dhe motrat tona, t’cilat sot nuk gëzojnë fatin t’jetojnë mes nesh.

F.S. (8.1.2022)

Dhe sot na e thajti zemrën prap 💔

Ngushëllime familjes dhe gjithë Kosovës!

E huazuar





"Zoti e mëshiroftë" 🕊 Ndërron jetë polici, Altin Kryeziu që u aksidentua ditë më parë! Ngushëllime familjes 💔
23/08/2026

"Zoti e mëshiroftë" 🕊 Ndërron jetë polici, Altin Kryeziu që u aksidentua ditë më parë! Ngushëllime familjes 💔

Një i ri u martua. Ai e kishte nënën e vjetër. Një ditë, gruaja  e tij e la ushqimin dhe shkoi në dhomën e saj. Nëna tha...
10/08/2026

Një i ri u martua. Ai e kishte nënën e vjetër. Një ditë, gruaja e tij e la ushqimin dhe shkoi në dhomën e saj. Nëna tha: O bir, shko shihe ndoshta mos është e sëmurë. Mos të bie në gjumë e uritur. O bir, kujdesu për gruan tënde.
Edhe ai mendoi se ndoshta mos është e sëmurë e dashura e tij, kështu që shkoi pas saj në dhomë. E pyeti: E dashur, a mos je e sëmurë? Pse nuk po ha me ne? Ajo i tha: Nuk po mundem. Kur po i shoh duart e pista të nënës tënde, unë nuk po mund të ha!
Duart e saj ishin të rrudhura. Vetëm Zoti e di se sa punë të vështira kishte bërë derisa e kishte rritur djalin e saj. Dhe ja, pikërisht ato duar po e shqetësojnë gruan e djalit të saj. Ai e pyeti: Çka po propozon? Ajo i tha: Më mirë është që ta çosh në shtëpi të pleqve!
Ai i tha: Mos u brengos e dashur. Vetëm ti të jesh mirë. Nesër këtë do ta zgjidhim. Por, para kësaj, mos harro se nesër jemi të thirrur te familja jote. Kur të kthehemi, nënën time do ta dërgoj në shtëpi të pleqve. Nesër do ta marrim edhe nënën time në drekë te familja jote.
Dita e re erdhi dhe ai me gruan e tij dhe nënën shkuan mysafir në familjen e gruas së tij të dashur. Mirëpo, në sofër nuk u paraqit nëna e tij. Ajo qëndroi në një dhomë tjetër. Ai me pëshpëritje e pyeti gruan e tij: Ç’u bë me nënën time? Pse nuk po ha me ne?
Ajo i tha: Mos u brengos, ajo po ha vetem në dhomën tjetër! Ai pyeti: A mos i ke thënë ti që ajo të qëndrojë vetëm në dhomën tjetër? Ajo tha: Po! Në sofër bisedën e filloi vjehrri. Ai tha: O dhëndërr, ti e di se vajza jonë është një e vetme dhe ne ia duam asaj tërë lumturinë e kësaj bote.
Ajo ka të drejtë të jetojë vetëm me ty në shtëpi. Andaj prej teje ne presim që ta gjesh një zgjidhje për nënën tënde. Ai tha: Unë bashkëshortes tashmë i premtova se këtë do ta zgjidhim sot. Mos u brengos. Ushqimi u vendos në sofër. Të gjithë filluan të hanë përveç atij. Vjehrri e vërejti: Dhëndërr, ç’u bë me ty … Pse nuk po ha? Ai tha: Nuk po mundem.
Kur po i shoh duart tuaja të pista, nuk po më hahet! Gruaja e tij mbeti e habitur. Ai u ngrit, hyri në dhomën ku ishte nëna e tij, u gjunjëzua pranë saj, ia puthi duart dhe i tha: Eja nënë, se po shkojmë! Plaka pyeti: O bir, ku po shkojmë? Ai tha: Oj nënë, po shkojmë në parajsë! (Profeti jonë i dashur ka thënë: Parajsa ndodhet nën këmbët e nënës)"
Shprendaje!

Disa vajza të reja dyshohet se kanë ushtruar dhunë të rëndë ndaj një bashkëmoshatareje në Fier, ndërsa pamjet e ngjarjes...
08/07/2026

Disa vajza të reja dyshohet se kanë ushtruar dhunë të rëndë ndaj një bashkëmoshatareje në Fier, ndërsa pamjet e ngjarjes kanë shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar, vajza shihet duke u goditur dhe poshtëruar, ndërsa persona të tjerë të pranishëm kanë filmuar momentin pa ndërhyrë. Sipas raportimeve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth një muaj më parë.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive të secilit person të përfshirë. Ngjarja ka rikthyer diskutimet mbi dhunën mes të rinjve dhe nevojën për më shumë ndërgjegjësim e kontroll prindëror.

Njoftim nga Familja KrasniqiFamilja Krasniqi njofton familjarët, miqtë dhe dashamirët se varrimi i Bedri Krasniqit i cil...
23/06/2026

Njoftim nga Familja Krasniqi

Familja Krasniqi njofton familjarët, miqtë dhe dashamirët se varrimi i Bedri Krasniqit i cili ndërroi jetë dje, do të bëhet sot në ora 17:00.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në fshatin Negroc, në rrugën “Pëllumbat e Lirisë”.

Familja Krasniqi falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen dhe janë pranë tyre në këto momente të vështira.

Ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi.

Baca, Rifat Jashari me gruan e tij ne dasmen e vajzes se Shkurte Fejzes.Me 5 mars 1998, Rifat Jasharit serbet ia vrane g...
20/06/2026

Baca, Rifat Jashari me gruan e tij ne dasmen e vajzes se Shkurte Fejzes.
Me 5 mars 1998, Rifat Jasharit serbet ia vrane gruan dhe femijet. I shpetuan vetem Murati, Bashkimi Iliriana dhe Fazliu.
Baca Rifat u martua per here te dyte me zonjen e cila vjen nga qyteti i Istogut.
❤️🇽🇰

07/06/2026

A ku po i çojne more keshtu kutite e votimeve? A eshte keshtu protokolli? Ne gepek te kerrit a?

Ngjarja e rëndë tragjike e humbjes së jetës së dy të rinjve nga Drenica, Jetmir Binakut nga Drenasi dhe Leonit Aliut nga...
04/06/2026

Ngjarja e rëndë tragjike e humbjes së jetës së dy të rinjve nga Drenica, Jetmir Binakut nga Drenasi dhe Leonit Aliut nga Rezalla na kanë shokuar të gjithëve.

Ngushëllimet më të sinqerta për famjljet e tyre, miqtë dhe qytetarët e komunave tona.

Zoti u dhashtë forcën më te dashurve të tyre dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për dy engjujtë, Jetmirin dhe Leonitin 🙏

Ju njoftojmë se varrimi i vëllaut tonë Fadilit, bëhet sot me datë 23.05.2026 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në lag...
22/05/2026

Ju njoftojmë se varrimi i vëllaut tonë Fadilit, bëhet sot me datë 23.05.2026 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në lagjen Arbëria. Koha e varrimt është prej orës 13:00 (me namazin e Drekës).
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Adresse

Rue Duvivier 10
Paris
75007

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque ExpressAktiv publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à ExpressAktiv:

Raccourcis

Partager